identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (872)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (300)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
8 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 8 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Kuriozitete shkencore mbi stuhitë e fuqishme oqeanike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kuriozitete shkencore mbi stuhitë e fuqishme oqeanike

Mesazh nga iDa prej Wed Sep 13, 2017 1:17 pm


Stuhitë oqeanike krijohen kur temperatura e ajrit në një zonë është e ndryshme nga ajo e zonës pranë saj. Ajri i ngrohtë ngjitet lartë ndërkohë që ajri i ftohtë zbret poshtë. Këto lëvizje krijojnë ndryshim në trysninë atmosferike.
Nëse trysnia ndryshon përgjatë një zone të gjerë, erërat fillojnë të fryjnë në rrathë të mëdhenj. Ajri me trysni të lartë shkon drejt qendrave me trysni të ulët. Re të dendura bëjnë që të bien shira të rëndë, ndërkohë që stuhia zhvendoset mbi oqean. Stuhitë fitojnë fuqi gjithmonë e më të madhe kur shkojnë drejt zonave të oqeanit me ujë të ngrohtë.
Erërat më të forta janë ato përreth qendrës së stuhisë. Qendra e stuhisë, ose syri, në vetvete është një zonë më e qetë. Stuhitë oqeanike krijojnë gjithashtu dallgë të mëdha që mund të arrijnë edhe më tepër se 6 metra lartësi. Dallgët janë përgjegjëse për rreth 90 përqind të viktimave të shkaktuara nga stuhitë oqeanike.
Qendra Kombëtare e uraganëve në Miami kontrollon me kujdes ecurinë e stuhive të fuqishme oqeanike. Ajo bashkëpunon ngushtë me autoritetet shtetërore si dhe me radiot e televizionet për të informuar njerëzit. Specialistët mendojnë se sistemi i paralajmërimit që po përdoret ka ndihmuar mjaft, në vitet e fundit, për të pakësuar numrin e viktimave të stuhive oqeanike.
Por në disa raste njerëzit nuk mund të largohen, ose vendosin të mos largohen, prej zonave ku pritet të kalojë stuhia.
Disa studime tregojnë se disa njerëz nuk largohen prej zonave të kërcënuara pasi nuk kanë mundësi transportimi. Një tjetër arsye është se ata kanë frikë nga dëmtimet që mund t’u shkaktohen pronave të tyre nga njerëzit, në rastet kur këto prona i shpëtojnë stuhisë. Gjithashtu, ka persona që nuk duan të braktisin kafshët e tyre shtëpiake apo të fermave. Sot, ekzistojnë shumë më tepër plane shpëtimi për kafshët në krahasim me vitet e shkuara.
Ekspertët e motit përdorin programe kompjuterike për parashikimin e zhvendosjeve të stuhive. Këto programe ndërthurin të dhëna të lidhura me temperaturën, shpejtësinë e erës, trysninë atmosferike dhe nivelin e lagështisë së ajrit.
Këto informacione mblidhen nga satelitët dhe pajisjet që lundrojnë mbi ujin e oqeaneve. Specialistët gjithashtu marrin të dhëna nga anijet dhe aeroplanët. Autoritetet shtetërore dërgojnë aeroplanë të veçantë të fluturojnë përreth dhe brenda stuhive. Prej tyre lëshohen pajisje matëse me parashutë.
Shkencëtarët përdorin Shkallën Saffir-Simpson të Uraganëve për të përcaktuar fuqinë e tyre, duke përdorur shpejtësinë e erës. Kjo shkallë matëse ndihmon në parashikimin e përmbytjeve dhe të dëmeve që stuhia mund të shkaktojë.
Shkalla është e ndarë në pesë grupe apo kategori. Uragani më pak i fuqishëm është ai i kategorisë “Një”. Erërat e këtij lloji uragani fryjnë me shpejtësi nga 120 deri në 150 kilometra në orë. Kjo stuhi mund të dëmtojë pemë apo struktura të dobëta. Mund të shkaktojë edhe përmbytje.
Erërat e uraganit të kategorisë “Dy” arrijnë shpejtësi deri në 180 kilometra në orë. Erërat midis 180 dhe 250 kilometra në orë shpejtësi u përkasin uraganëve të kategorive “Tre” dhe “Katër”.
Stuhitë edhe më të fuqishme se kaq janë uraganët e kategorisë “Pesë”.
avatar
iDa

Numri i postimeve : 167
Piket : 553
Respekti : 100
Date e hyrjes : 10/06/2011
Mosha : 26
Vend ndodhja : Durres

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi