identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (872)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (300)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
10 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 10 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan

Mesazh nga Albani prej Mon Sep 04, 2017 12:42 pm


ANKARA (AA) - Qeveria e Mianmarit nuk lejon aktivitetet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizatave të tjera humanitare ndërkombëtare në rajonet që po sulmohen nga ushtria dhe budistët radikalë në veri të shtetit të Arakanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një artikulli të gazetës The Guardian, qeveria e Mianmarit është duke penguar aktivitetet e të gjitha organizatave humanitare të OKB-së dhe 16 organizatave të tjera ndërkombëtare.

Në deklaratën e Zyrës Koordinative të Vendosur të OKB-së në Mianmar për gazetën, në rajonet në fjalë janë pezulluar ndihmat jetike siç janë ushqimi, uji dhe pajisjet mjekësore.

"Situata e sigurisë këtu dhe vizitat e qeverisë në terren e kanë pamundësuar shpërndarjen e ndihmave", thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, shpërndarja e ndihmave humanitare që nga fillimi i sulmeve më 25 gusht ka qenë e pamundur edhe në kampet ku jetojnë mbi 100 mijë muslimanë të Arakanit të dëbuar nga shtëpitë e tyre.

"OKB është në kontakt me autoritetet në mënyrë që sa më parë të rifillojnë aktivitetet e shpërndarjes së ndihmave humanitare", theksohet në deklaratë.

Ndërkaq, në deklaratë thuhet se ndihmat janë duke vazhduar në zonat e tjera të Arakanit.

Nga ana tjetër, Pierre Peron, Zëdhënësi i Zyrës Koordinative të OKB-së për Çështje Humanitare në Mianmar, ka deklaruar se organizatat humanitare janë të shqetësuara për fatin e mijëra njerëzve të prekur nga dhuna që vazhdon në veri të Arakanit.

Ai ka shtuar se është nevojë urgjente vendosja e sigurisë për civilët në rajon dhe shpërndarja e sigurtë e ndihmave humanitare.

"Sa më parë duhet të merren masa që të vazhdojë shpërndarja e ndihmave humanitare për të mirën e të gjithë civilëve në Arakan që gjenden në situatë pa rrugëdalje", është shprehur Peron.

Po ashtu, siç theksohet, Kimisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatë (UNHCR), Fondi i Popullsisë i OKB-së (UNFPA) dhe Fondi Emergjent për Fëmijët i OKB-së (UNICEF) prej më shumë se një javësh e kanë të pamundurt të zhvillojnë aktivitete në terren në veri të Arakanit dhe se kjo gjendje paraqet rrezik të madh për njerëzit në këtë rajon.

Nga ana tjetër, edhe organizatat e tjera humanitare ndërkombëtare, si Oxfam dhe Save the Children, kanë njoftuar se janë detyruar t'i ndërpresin aktivitetet në rajon për shkak të moslejimit nga qeveria e Mianmarit për hyrje në "zonat konfliktuale".

Zyrtarët e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) dy ditë më parë deklaruan për AA se kanë pezulluar aktivitet me ndihma ushqimore në Arakan për shkaqe sigurie.

Vazhdon djegia e fshatrave në veri të Arakanit

Mbrëmë në rrjetet sociale u shpërndanë fotografi për djegien e fshatrave Maung Na Ma, Waprang, Mazawr Fara dhe Shil Khali në qytetin Maungdaw të Arakanit nga ana e ushtrisë dhe budistëve radikalë.

Sipas të dhënave që AA grumbulloi nga rrjetet e organizatave joqeveritare të muslimanëve të Arakanit dhe burimet lokale, në fshatrat në fjalë janë djegur 600 deri në 800 shtëpi.

Ndryshe, një numër i madh i muslimanëve të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar militantë të armatosur.

Gjatë sulmeve të ushtrisë janë shënjestruar mbi 60 fshatra, ndërsa dhjetëra prej tyre janë djegur. Dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit përpiqen të ikin nga rajoni për shkak të sigurisë, duke shkuar në zona relativisht të sigurta ose duke u përpjekur ta kalojnë në Bangladesh nëpërmjet rrugëve ilegale.

OKB njoftoi se 73 mijë muslimanë të Arakanit deri më tani kanë kaluar në Bangladesh, megjithëse dhjetra mijëra vazhdojnë të presin në zonën kufitare.

Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare. Organizatat e shoqërisë civile në Arakan bëjnë të ditur se numri i civilëve që kanë humbur jetën ka kaluar mbi një mijë, ndërsa disa të tjera pohojnë se bilanci është disa mijëra.

Forumi Vizitor
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
(`*•.¸(`*•.¸¸.•*´)¸.•*´ )
«´ •.* I LOVE ALLAH *•´¨`»
(¸.•*´(¸.•*´`*•.¸)`*•.¸ )
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
avatar
Albani

Numri i postimeve : 697
Piket : 2398
Respekti : 100
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

http://www.universalb.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi