identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (872)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (300)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
8 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 8 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Viti 2040 mund të shënojë fundin “historik” të motorit me djegie

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Viti 2040 mund të shënojë fundin “historik” të motorit me djegie

Mesazh nga Albani prej Fri Jul 07, 2017 11:09 am


Franca synon t’i japë fund shitjes së veturave me naftë dhe benzinë në tregjet e saj deri në vitin 2040, në kuadër të një plani klimatik ambicioz për të kufizuar prodhimin e gazit me efekt serë në vend, njoftoi të enjten ministri i Ekologjisë, Nicolas Hulot.

“Ne njoftojmë fundin e shitjes së automjeteve me motor benzine dhe nafte deri në vitin 2040”, deklaroi ministri në një linjë me ambiciet e paraqitura nga vende të tjera evropiane si Norvegjia dhe Holanda.

Franca është prodhuesi i parë i veturave elektrike të shitura në Evropë, ku modeli “Zoe” i markës “Renault” është në krye të këtij segmenti shumë premtues.

Prodhuesi suedez “Volvo” njoftoi të mërkurën gjithashtu se duke filluar nga viti 2019 do të tregtojë vetëm modele elektrike ose hibride duke premtuar fundin historik të automjeteve të pajisura me motor me djegie.

Në Evropë, Holanda dhe Norvegjia paraqesin ambicie të ngjashme si ato të shpallura më 6 korrik nga Franca.

Norvegjia kërkon t’i japë fund që në vitin 2025 shitjes së veturave me motor me djegie, pra 15 vite para Francës.

Madje muajin e kaluar, për herë të parë veturat elektrike arritën të zënë në Norvegji pjesën më të madhe të tregut (27,7 për qind të veturave të reja) duke dalë para automjeteve me motor me naftë (24,2 për qind) dhe atyre me benzinë (23,1 për qind), sipas Këshillit të Informacionit mbi Trafikun Rrugor (OFV).

Por edhe vende të tjera evropiane, ku ia vlen të përmendet sidomos Polonia, kërkojnë të zhvillojnë numrin e veturave me zero ndotje, ku qeveria ka miratuar një plan që parashikon të fusë në qarkullim një milion makina elektrike në vitin 2025.

OJQ-të mjedisore i kanë përshëndetur këto objektiva ambicioze, por nga ana tjetër kritikojnë mungesën e masave të menjëhershme, në veçanti në transportin publik, por gjithashtu në energjitë e rinovueshme./trt/


Forumi Vizitor
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
(`*•.¸(`*•.¸¸.•*´)¸.•*´ )
«´ •.* I LOVE ALLAH *•´¨`»
(¸.•*´(¸.•*´`*•.¸)`*•.¸ )
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
avatar
Albani

Numri i postimeve : 697
Piket : 2398
Respekti : 100
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

http://www.universalb.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi