identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (872)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (300)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Arsyet pse Katari është vënë në shënjestër

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Arsyet pse Katari është vënë në shënjestër

Mesazh nga Albani prej Thu Jun 15, 2017 12:16 pm

Në Lindjen e Mesme prej disa ditësh përjetohen një ndryshueshmëri. Me pararojën e Arabisë Saudite, 5 vende të Gjirit Persik; Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemeni, Libia dhe Bahrejni, duke filluar nga data 5 qershor morën vendim për të prerë lidhjet diplomatike me Katarin. Mund të themi se ky vendim ishte lajmëtari i një krize të madhe por ndikimi i tij është shtrirë qëkur edhe jashtë vendeve të Gjirit. Vendet që ndikohen nga qëndrimi i këtyre 6 vendeve një nga një filluan sanksionet në marrëdhëniet me Katarin. Jordania mori vendim për të ulur nivelin e marrëdhënieve; Senegali dhe Maldivet deklaruan se ndërprenë marrëdhëniet me Katarin. Kurse Maroku deklaroi se ndërprenë fluturimet në Doha (Kryeqyteti i Katarit). Ndërkaq Izraeli shprehet me lëvdata ndaj sanksione që zbatohen ndaj Katarit. Katarin mundohen ta izolojnë në një qoshe sa vjen edhe më shumë. Mirëpo pse është vënë Katari në objektivë? Vendet që mbajnë qëndrim kundër Katarit si arritën të bashkohen kaq shpejt kundër këtij vendi? Cilat janë arsyet e treguara për zbatimin e sanksioneve dhe sa të vërteta janë këto arsye? Vallë a po mundohet të riformohet rajoni nëpërmjet Katarit? Nëse do të mund ti përgjigjemi pyetjes se pse është venë në objektivë Katari, atëherë do ti jepnim përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve.



Pse është vënë në objektiv Katari?



Katari, veçanërisht 20 vitet e fundit, me rezervat e hidrokarburit që zotëron dhe investimet energjetike të mëdha, ka arritur me sukses të çojë shumë përpara nivelin e ekonomisë dhe tregoi se vendi zotëron një potencial të lartë për të qenë një fuqi politike në rajon. Aq sa arriti të lartësohet në pozicionin e një vendi që mund të konkurrojë me Emiratet e Bashkuara Arabe në aspektin ekonomik dhe me Arabinë Saudite në aspektin politik.

Faktikisht konkurrenca ndërmjet Katarit dhe Arabisë Saudite nuk është vetëm në politikë; këto dy vende për shkak të rënies së çmimeve të naftës këto vitet e fundit kanë dalë ballë për ballë njëra tjetrës prej kohësh.

Pjesa më e madhe e të ardhurave të Arabisë Saudite bazohet tek nafta dhe ky vend që zotëron pozicionin e prodhuesit më të madh të naftës në botë, duhet të tejkalonte shqetësimet ekonomike të ardhura si pasojë e rënies së çmimeve të naftës. Për këtë arsye zgjodhi të marrë në objektivë Katarin që nga aspekti i popullsisë dhe sipërfaqes është më i vogël dhe që gjithashtu bën pjesë në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

Në këtë pikë do të ishte me vlerë të tërhiqnim vëmendjen në profilin energjetik që zotëron Katari. Katari, pas Rusisë dhe Iranit, është vendi i tretë në botë me rezervat më të mëdha të gazit natyror. Në këtë listë Katari ndiqet nga Amerika dhe Arabia Saudite. Katari zotëron ende 24,530 miliardë metra kub gaz natyror dhe duke qenë se ka një popullsi prej afërsisht 2,5 milionë banorësh, shumicën e gazit natyror që prodhon e eksporton jashtë vendit. Gjatë 20 viteve të fundit, falë investimeve kryesisht në prodhimin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) dhe rritjes së sasisë së konsiderueshme të prodhimit që sollën këto investime, Katari është prodhuesi i katërt më i madh në botë i gazit natyror dhe që nga viti 2006 e deri më tani është në pozicionin e eksportuesit më të madh në botë të LNG-së.

Por nuk duhet të anashkalojmë edhe faktin që ky vend, njëkohësisht themeluesi i tregut të LNG-së në botë, në të njëjtën kohë është edhe eksportuesi i tetë më i madh në botë i naftës.

Si rrjedhojë e realizimit të këtyre eksporteve, Katari është kthyer në një nga vendet me rritjen më të lartë ekonomike dhe me të ardhurat më të larta kombëtare për person.

Katari duke mos qëndruar i varur nga linjat e gazsjellësit realizon eksportin e LNG-së me anë të anijeve duke krijuar marrëdhënie të afërta me vende që nuk janë afër me të në aspektin gjeografik. Kështu që kjo filloi të marrë një gjendje shqetësuese për vendet në rajon që janë vende pararojë të eksportimit të hidrokarbureve fosile në botë.

Rritjes së aparencës në platformën ndërkombëtare nëpërmjet grupit mediatik Al Jazeera që zotëron duke iu shtuar edhe fuqia ekonomike, i dha rastin këtij vendi që të jetë një aktor i fuqishëm edhe në aspektin politik.

Nga ana tjetër, afrimiteti me Turqinë, një nga vendet më të rëndësishme në rritje në botë, bashkëpunimi në shumë fusha nga ndërtimi tek energjia dhe investimet me vlerë të lartë të bëra nga ana e Katarit në Turqi, shkaktoi pakënaqësi në shumë vende të Gjirit Persik.

Po ti marrim parasysh të gjitha këto mund të kuptojmë shkakun e të gjitha atyre që bëhen ndaj Katarit. Për këtë arsye mund të themi se ajo që përjetohet në rajon nuk është diçka e re, fuqitë globale duke përdorë vendet e rajonit kanë për qëllim të pengojnë ekuacionin rajonal që do të ndryshojë Katari. Pra qëllimi është të parakalohet rregulli i ri dhe të vazhdohet rregulli që ka qenë deri më tani. Sot Katari, nesër një vend tjetër... Qëllimi është të merren nën kontroll vendet që zotërojnë potencialin për të ndryshuar ekuacionin.
/http://www.trt.net.tr/shqip/ekonomia/2017/06/15/arsyet-pse-katari-eshte-vene-ne-shenjester-752816

Forumi Vizitor
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
(`*•.¸(`*•.¸¸.•*´)¸.•*´ )
«´ •.* I LOVE ALLAH *•´¨`»
(¸.•*´(¸.•*´`*•.¸)`*•.¸ )
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
avatar
Albani

Numri i postimeve : 697
Piket : 2398
Respekti : 100
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

http://www.universalb.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi