identifikimi

Harrova fjalkalimin

Postuesit Kryesore
Admin (1312)
 
Forumi Vizitor (874)
 
Albani (703)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (332)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


DR. MUHAMED ARUÇI - FIGURA MË FAMËMADHE POLIEDRIKE E SHEKULLIT XXI

Shko poshtë

DR. MUHAMED ARUÇI - FIGURA MË FAMËMADHE POLIEDRIKE E SHEKULLIT XXI

Mesazh nga Forumi Vizitor prej Thu Apr 27, 2017 10:24 am

"Ulu, Zekerija, e ke njësh në ditar!" - më bërtiti në klasë të Medresesë profesor dr. Muhamed Aruçi, në lëndën e hadithit, të cilën na e ligjëronte bashkë me tefsirin (egzegjezën dhe hermeneutikën) e Kur'anit të shenjtë. Pasi kalova nga nota 5 në 1, e tërë klasa u befasua. "Si more njësh, Zekerija, kur gjitha notat i ke të shkëlqyeshme?!" - më pyeti orën vijuese kujdestari i klasës, prof. Hasan Xhillo-ligjërues i filozofisë, sociologjisë dhe filozofisë islame. Nuk di! - vara supet duke ulur kokën në shenjë habie. Natyrisht, ai, si pedagog i rryer që ishte, kishte për qëllim vetëm të më stimulojë në thellimin e mëtejmë të njohurive të mia. Dy vite me radhë (1986-88) na ligjëroi tefsir dhe hadith prof. Muhamed Aruçi, tashmë i ndjerë (Zoti e mëshiroftë). Ishte privilegj i gjeneratës së parë të Medresesë "Isa Beu" të kishim profesor këtë figurë poliedrike të shkencave islame, këtë kolos të filozofisë dhe apologjetikës islame, i cili veç detyrës së mësimdhënies, ai kontribuoi shumë edhe në ligjërime gjithandej xhamive të Maqedonisë dhe në publicistikë islame, duke shkruar rregullisht në revistën "El-Hilal" - organ informativ, kulturo-fetar dhe shkencor i Bashkësisë islame.
Dr. Muhamed Aruçi lindi më 26 shtator të vitit 1957 në fshatin Vrapçishtë të Gostivarit. Rrjedh nga një familje me traditë të bujshme fetare, nga baba e gjyshër hoxhallarë. Mësimet bazë të edukatës fetare i mori nga babai i tij Kemal Efendiu, i cili ishte një nga myderizët më në zë të kohës: imam, mualim, mësues, poet dhe përkthyes dokumentash me vlerë historiko-fetare në arkivin shtetëror të Maqedonisë bashkë me kolegët e tij të famshëm: Abdurrauf Fetah Efendiu dhe Hafëz Mustafa Shema Efendiu i Nerezit. Pas vdekjes së të jatit, Muhamed efendiu e zëvendësoi atë në detyrën e imamit qysh në moshën 21 vjeçare.
Muhamed efendiu kreu shkollimin fillor në vendlindje. Më pastaj ndoqi mësimet paralelisht në gjimnaz të Gostivarit dhe në medresenë e Gazi Husrev Beut në Sarajevë, të cilat i kreu me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1976. Po këtë vit vijoi studimet në Universitetin "El-Ez'her" të Kairos, në degën Usulu-d-Din, drejtimin e akides- apologjetikës islame. Pas kryerjes së studimeve me nota sipërore, në vitin 1979, ai ndoqi mësimet në shkallën e tretë sipërore në Universitetin e Kairos, në fakultetin Daru-l-Ulum, duke fituar me sukses titullin Master në teologji, veçan në filozofi islame.
Pasi kreu me sukses detyrën e tij prej profesori në medresenë Isa Beu të Shkupit dhe pas shumë ligjërimeve të tij të rregullta nëpër shumë xhami, nëpër seminare, tryeza të rrumbullakta, simpoziume, si dhe pas aktiviteteve të tij të dendura nëpër mediume të ndryshme dhe në publicistikë të botuar, ai do jetë i përndjekur nga regjimi totalitarist ateist i kohës, i cili nuk e shikonte me sy të mirë. Rrjedhimisht, ai arratiset në Stamboll të Turqisë ku arriti famën më të madhe në shkencë. Vitin 1994 do të mbrojë me sukses tezën e doktoranturës në teologji pranë Universitetit Marmara të Stambollit. Fill më pas ai inkuadrohet profesor në Fakultetin e Teologjisë (Ilahijat Fakultesi) pranë këtij universiteti prestigjioz. Paralelisht me këtë post ai ushtron edhe detyrën e publicistit dhe redaktorit në shumë gazeta e revista islamike të Turqisë dhe shumë shteteve tê tjera në Lindje dhe në Perëndim. Ndërkohë me vite punoi si bashkëredaktor i Enciklopedisë Islame Turke, duke përfshirë islamistikën e Ballkanit. Në këtë rrafsh, vlenë të theksojmë, ai ishte i vetmi shqiptar mysliman që merrte pjesë në hartimin e një Enciklopedie kapitale, duke shkruar gjithsejt 77 materiale enciklopedike. Veç kësaj, ai ka lënë pas vetes një opus të pasur veprash autoriale e të përkthyera. Ndër veprat kapitale të tij është "Kitabu-tTavhid" (Libri për Njësinë e Zotit), të cilën e shkruajti dhe botoi në gjuhën arabe në koautorësi me prof dr. Bekir Topallogllu.
Do vënë në pah faktin që prof.dr. Muhamed Aruçi, si poliglot që ishte, predikoi, ligjëroi dhe shkruajti e botoi në gjuhët vijuese: shqip, maqedonisht, bullgarisht, boshnjakisht, anglisht, turqisht dhe arabisht. Të gjitha këto gjuhë ai i fliste dhe i shkruante perfekt. Pikërisht në këto gjuhë ai edhe ligjëroi në shumë fakultete e universitete të botës, si p.sh.: në Stamboll, në Sarajevë, në Shkup, në Prishtinë, në Sofje etj.
Me datën 15 tetor të vitit 2013 pushoi së jetuari ky kolos shqiptar mysliman, kjo figurë poliedrike e enciklopedike islame, ky teolog e profesor brilant - dr. Muhamed Aruçi. Në varrimin e tij prezentuan në lutje e përshëndetjen lamtumirëse mijëra besimtarë jo vetëm nga Maqedonia por nga mbarë Gadishulli Ilirik e nga Turqia. Për shkak të pjesëmarrjes masive dhe autoritetit të madh që kishte, namazi i xhenazes së tij u fal tre herë në Turqi dhe dy herë në vendlindje.
Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë Muhamed Efendiun për kontributin e tij kapital në rrafshin e shkencave, filozofisë dhe teologjisë islame! Kontributi i tij shumëdimensional do të shënohet me shkronjta të arta në historinë e shqiptarëve myslimanë të Gadishullit Ilirik.

Forumi Vizitor
ForumiVizitor
web: http://islami-puke.blogspot.com/
avatar
Forumi Vizitor
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 874
Piket : 3202
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 19
Vend ndodhja : ForumiVizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi