identifikimi

Harrova fjalkalimin

Postuesit Kryesore
Admin (1312)
 
Forumi Vizitor (874)
 
Albani (703)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (332)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Myftinia Puke zhvillon simpoziumin “Mesazhe Profetike”

Shko poshtë

Myftinia Puke zhvillon simpoziumin “Mesazhe Profetike”

Mesazh nga Forumi Vizitor prej Mon Mar 27, 2017 9:05 am


Ne kuader te neteve te “Mira” Myftinia Puke zhvilloi ne qytetin e Pukes simpoziumin “Mesazhe Profetike.”

Aktiviteti u hap me hymnin Kombetare per te vijuar me disa verste Kur’anore dhe me pas me nje dokumentare kushtuar vlerave profetike te Profetit Muhammed a.s. Ne aktivitet mori pjese N/Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise Gazmend Aga , Myftiu i Pukes Gezim Kopani , N/Kryetari i Bashkise Fushe Arrez Ndue Doda , Drejtori i Arsimit ne Komunitetin Mysliman te Shqiperise Oltion Kola si dhe intelektual e besimtare te qytetit te Pukes.

Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani tha: “Ky aktivitet zhvillohet ne kuader te neteve te Mira, te cilat vine para muajit Ramazan. Keto net te Mira jane nje mundesi qe myslimanet te pergatiten per pritjen e muajit Ramazan me ibadete dhe pune te mira. Dua te shfrytezoj kete takim per te rikujtuar se viti 2017 eshte vit i vecante per myslimanet e qytetit te Pukes pasi eshte 470 vjetori i themelimit te qytezes se Koder Hanit njekohesisht dhe te xhamise se vjeter te Koder Hanit. Preferoj te rezervohem pak por kam besim qe ne kete vit Myftinia Puke me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise dhe te donatoreve te realizojme projekte domethenese per besimtaret mysliman te ketij qyteti dhe jo vetem.”

Aktivitetin e pershendetin edhe N/Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise Gazmend Aga i cili pasi falenderoj Myftinine Puke per punen qe po ben tha: “…Myslimanet duhet te respektojne e te duajne prinderit, gjyshin e gjyshen. Kush braktis prinderit dhe gjysherit ka braktisur meshiren e Zotit mbi toke. Muhammedi a.s thote: “Prinderit jane dera e mesme e xhennetit, nese deshirojme humbim, nese duam fitojme xhennetin.” Pra nese i duam prinderit do fitojme xhennetin.”

N/Kryetari i Bashkise Fushe Arrez Ndue Doda nder te tjera tha: “Sot pasuria me e madhe e jona si komb dhe ne vecanti komuniteti i rrethit te Pukes pervec besimeve fetare qe i kemi dhe i gezojme; eshte edhe bashkejetesa fetare nje fenomen qe na ka zili edhe bota. Kjo vjen edhe si rezultat ibashkejeteses fetare. Qytetet dhe fshatrat tona kan besime te ndryshme fetare, dhe secilit i jepet mundesia te ndjej gezimin e festes se besimit tjeter fetare. Nderim dhe respekt shprehim per drejtuesit e fetar te cilet po punojne pa reshtur per edukimin e njerezimit ne rrugen e zotit.”

25 mars 2017

Forumi Vizitor
ForumiVizitor
web: http://islami-puke.blogspot.com/
avatar
Forumi Vizitor
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 874
Piket : 3202
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 19
Vend ndodhja : ForumiVizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi