identifikimi

Harrova fjalkalimin

Postuesit Kryesore
Admin (1312)
 
Forumi Vizitor (874)
 
Albani (703)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (332)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Shkencëtarët zbulojnë “ALMËN”

Shko poshtë

Shkencëtarët zbulojnë “ALMËN”

Mesazh nga Albani prej Mon Mar 20, 2017 9:03 am


Atacama Large Millimetre Array ose interferometri ALMA, i vendosur në shkretëtirën e Atacamas në Kilin verior, publikoi imazhe shumëngjyrshme të një mase të madhe pluhuri yjor të shndërritshëm, të një galaksie që daton që në periudhat kur universi ishte në fillimet e krijimit të tij dhe ishte në vetëm 4% të moshës së tij aktuale. Kjo galaksi u vëzhgua pak pas krijimit të saj dhe është më e largëta në të cilën është kapur pluhur ose oksigjen. Kjo gjithashtu mund të hedhë dritë në lindjen dhe vdekjet shpërthyese të yjeve të para.

vëzhgimi është kryer nga një skuadër ndërkombëtare astronomësh, nën udhëheqjen e Nicolas Laporte, të Universitetit të Kolegjit të Londrës. Skuadra e dalloi A2744_YD4 dhe më pas u surprizua kur zbuloi se galaksia e re përmbante sasi të mëdha pluhuri ndëryjor – pluhur i krijuar nga vdekja e një gjenerate të mëhershme të yjeve. Vëzhgime të mëtejshme konfirmuan distancën e madhe me këtë galaksi, e cila duket ashtu si kur universi ishte vetëm 600 milionë vjeçar, në kohën kur krijoheshin yjet dhe galaksitë e para.

Pluhuri kozmik është më së shumti i përbërë nga silikoni, karboni dhe alumini, në copëza aq të vogla sa një e milionta e një centimetri.
Elementët kimikë në këto copëza , krijohen brenda yjeve dhe shpërndahen përqark kozmosit kur yjet shuhen, në mënyrë më spektakolare në shpërthime supernova. ALMA ka prodhuar pamjet më të qarta ndonjëherë në gjatësi vale nënmilimetrike.

Teleksopi ndodhet në shkretëtirën e largët të Atacamas në Kilin verior, ku thatësira dhe lartësia sigurojnë disa nga kushtet më të mira në tokë për vëzhgimin e qiellit të natës. Operacionet e ALMA-s udhëhiqen nga Observatori i Europës Jugore, Observatori Kombëtar Amerikan i Radio Astronomisë dhe Observatori Kombëtar Astronomik i Japonisë./www.vizionplus.tv/

Forumi Vizitor
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
(`*•.¸(`*•.¸¸.•*´)¸.•*´ )
«´ •.* I LOVE ALLAH *•´¨`»
(¸.•*´(¸.•*´`*•.¸)`*•.¸ )
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
avatar
Albani

Numri i postimeve : 703
Piket : 2418
Respekti : 100
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

http://www.universalb.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi