identifikimi

Harrova fjalkalimin

Postuesit Kryesore
Admin (1312)
 
Forumi Vizitor (874)
 
Albani (703)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (332)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Si i ka ndihmuar Evropës kultura islame?

Shko poshtë

Si i ka ndihmuar Evropës kultura islame?

Mesazh nga Forumi Vizitor prej Wed Mar 08, 2017 9:03 pm

Si i ka ndihmuar kultura islame Perëndimit që nga Ndërkoha të kalojë në Renesansë…

Pikërisht shkenca arabe shumëshekullore ka mundësuar që Koperniku, Galileo, Njutni, Ajnshtajni dhe nxënësit e tyre më vonë ta zhvillojnë matematikën dhe kozmologjinë. Është ironike që Bagdadi, kryeqyteti i Irakut i cili u shkatërrua brenda pak viteve të fundit, është themeluar para 1246 vitesh dhe shumë shpejt u pat bërë qendër e arsimimit intelektual ndërkombëtar.

Halifi Ebu Xhafer el-Mensuri, themeluesi i Bagdadit, pat ndërtuar një bibliotekë shumë të madhe në Bagdad, sipas modelit të bibliotekave të mbretërve të mëdhenj persian. Kronikëshkruesit (kronikët) arabë më vonë e patën lavdëruar shkathtësinë e tij të logjikës dhe drejtësis, si dhe interesimin e tij për filozofi dhe astronomi. E kanë konsideruar meritor për organizimin e përkthimit në gjuhën arabe të shumë veprave të rëndësishme greke, persiane dhe indiane të filozofëve dhe shkenctarëve. Për shkenctarët e Bagdadit janë mbledhur informacinone nga mbarë Perandoria islame në mënyrë që ata t’i përpunojnë më tutje. Biblioteka e tij u quajt Shtëpia e urtësisë.

Arabët kanë përvetësuar sistemin decimal indian efikas, me nëntë numra dhe zeron të cilin sot e përdorim. Në bazë të gjeometrisë së Euklidit dhe astronomisë së Ptolomeos, arabët e kanë shpikur algjebrën dhe trigonometrinë, dhe vetë i kanë kryer observimet astronomike. Në kohën kur të krishterët e Evropës besonin se Toka është e rrumbullakët dhe kishin vështirësi në caktimin e datës së Pashkëve, madje nuk kanë mundur ta dinin çfarë kohe e ditës është, arabët përmes instalimit të quajtur astrolab kryenin matje astronomike dhe tokësore, pastaj zbuluan se toka jonë ka formën e sferës, madje, ata arritën që ta bëjnë edhe matjen precize të madhësisë së tokës.

Astrolabi ka qenë një instrument i vyeshëm navigacioni për përcaktimin e gjerësisë gjeografike.
Arabët janë zhvilluar në hartografi, kimi dhe medicinë në kohën kur Kisha krishtere pjestarëve të saj u fliste se sëmundjet janë dënim i Zotit për mëkatet e njerëzve. Rrahja me kamxhik ishte njëra nga mënyrat e fajshlyerjes për shpëtim nga murtaja e cila bënte kërdi në Evropë.

Në secilën disiplinë, shkencëtarët arabë kanë gëzuar favorin e prodhimit të letrës, për derisa ata pak shkenctarë të Evropës që ekzistonin atëbotë shkruanin në pergamentin e shtrejtë dhe të mundimshëm. Në atë kohë bibliotekat islame përmbanin me qindra mijëra vëllime, derisa në Evropë librat ishin gjë e rrallë.

Jonathan Lyons, autor i librit "Shtëpia e urtësisë: Si e kanë transformuar arabët kulturën perëndimore”, e përcjell ndikimin e Platonit, Aristotelit, Toma Akvinit tek arabët. Sot një shumicë e shohin religjionin si armik të progresit shkencor, shkruan Lyons. Mirëpo, Islami i hershëm haptazi i ka nxitur dhe kultivuar hulumtimet intelektuale të çdo lloji. Vetë i Dërguari Muhammed (s.a.w.s) ka thënë: Kërko diturinë, qoftë edhe në Kinë.

Për dallim nga kryqtarët të cilët kanë bërë barbari nëpër Tokën e shenjtë në mbarim të shekullit 11, kishte shkenctarë evropianë sikurse Adelard von Bath dhe Micheala Scot, të cilët patën udhëtuar në botën islame dhe prej andej i patën sjellë tekste arabe për përkthim në gjuhën latine dhe në gjuhë të tjera. Muslimanët në Sicili dhe në Spanjë përmes bartjes së diturive i kontribuan këmbimit kulturologjik të cilin e ka prodhuar Lindja dhe Perëndimi



Përktheu: Miftar AJDINI

Forumi Vizitor
ForumiVizitor
web: http://islami-puke.blogspot.com/
avatar
Forumi Vizitor
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 874
Piket : 3202
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 19
Vend ndodhja : ForumiVizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi