identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (872)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (300)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
10 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 10 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Koment - Luftërat e Ballkanit dhe mizoritë e tyre

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Koment - Luftërat e Ballkanit dhe mizoritë e tyre

Mesazh nga Albani prej Thu Dec 22, 2016 10:12 am


Ka kaluar më shumë se një shekull prej Luftërave të Ballkanit të jetuara më 1912 dhe 1913. Edhe krahas kësaj vendet e Ballkanit edhe sot kanë vështirësi për të bërë deklarata të përbashkëta në lidhje me këto luftëra. Ndërsa arsyeja e kësaj është se luftërat në fjalë kanë domethënie të ndryshme për popujt e këtij rajoni. Sipas disave, Luftërat e Ballkanit kanë qenë luftëra çlirimtare, sipas të tjerëve kanë shkaktuar copëtimin e vendeve dhe humbjen e territoreve, ndërsa për disa prej tyre këto luftëra sollën mirzori dhe bënë spastrime etnike.

Edhe pse palët kanë arsyetime të ndryshme për Luftërat e Ballkanit këtë të vërtetë themelore askush nuk mund ta mohoj: Vendet e Ballkanit shumë shpejtë arritën në marrëveshje për të shpallur luftë udhëheqjes osmane, mirëpo nuk arritën në marrëveshje se ku duhej të ndalen këto luftëra. Dhe kjo ishte edhe arsyeja e fillimit të Luftës së Dytë të Ballkanit. Me mendimin se marrja e më shumë territoreve do të jetë më mirë, vendet e Ballkanit vrapuan drejt zgjerimit të kufijve të vendeve të tyre të themeluara në periudhën mesjetare.

Njëra prej keqkuptimeve kryesore të atyre, të cilët arritën ti zgjerojnë territoret, ishte perceptimi se ato u takojnë plotësisht atyre. Sepse në territoret e pushtuara me shekuj jetonin njerëzit me identitete të ndryshme etnike dhe fetare. Injorimi i këtyre fakteve ishte arsyeja kryesore që në Ballkan u jetuan vështirësi të ndryshme.

Shteti osman nuk pësoi disfatë të rëndë vetëm me humbjen e territoreve. Por, Luftërat e Ballkanit u bënë shkak i masakrave të mëdha kundër turqve dhe myslimanëve që jetonin në këtë rajon. Në të vërtet, objektivat e forcave aleate të Ballkanit, të cilat në vitin 1912 i shpallën luftë Shtetit Osman, për një kohë të shkurtë u shndërruan në akte të vrasjeve të myslimanëve dhe plaçkitje të mallrave të tyre.

Sipas të dhënave të Justin McCarthy, para fillimit të Luftërave të Ballkanit në territoret e marra nga Osmanlinjtë në Evropë, me përjashtim të Shqipërisë, jetonin 2,3 milionë myslimanë. Ndërkaq kjo shifër pas Luftërave të Ballkanit është ulur për 61% dhe doli në 1,4 milionë. Sipas përcaktimeve të McCarthy gjatë këtij procesi kanë humbur jetën 632.408 myslimanë, ndërsa 812.771 prej tyre u detyruan të emigrojnë në Anadoll.

Në raportin e një komisioni hetimor ndërkombëtar të formuar nga Fondacioni Carnegie, arrihet në përfundim se mizoria e kryer mbi myslimanët gjatë Luftërave të Ballkanit ka qenë rezultat i politikave sistematike. Në raportin në fjalë gjithashtu thuhet se shtëpitë dhe fshatrat e myslimanëve janë bërë shkrumb e hir dhe se janë masakruar njerëzit e pafajshëm.

Dimitrije Tucoviq, i cili ishte njëri prej liderëve të lëvizjes socialiste të Serbisë, kishte shkruar se myslimanët në Luftën e Ballkanit janë masakruar vetëm se i luteshin Perëndisë në tjetër mënyrë dhe se flisnin tjetër gjuhë, ndërkaq mizoritë e kryera mbi myslimanët gjatë luftërave në fjalë i cilësoi si një pjesë të politikave kombëtare të vendeve të Ballkanit.

Edhe teoricieni marksist rus, Lev Troçki, i cili në vjeshtën e vitit 1912 ishte dërguar si reporter i gazetës “Kievskaya Mysl”, ka qenë habitur nga faktet mbi dhunën e ushtruar ndaj myslimanëve në Ballkan. Kështu që Troçki shkroi se myslimanët janë vrarë në mënyrë të paskrupullt, fshatrat e tyre janë djegur dhe se pasuritë e tyre janë plaçkitur në mënyrë sistematike. Sipas Troçkit masakrat dhe djegia e shkatërrimi i fshatrave myslimane nuk janë ngjarje individuale, por akte sistematike të përcaktuara me politika kombëtare.

Mizoritë e kryera ndaj turqve dhe myslimanëve të tjerë në këtë rajon gjatë Luftërave të Ballkanit, paraqesin njërën prej faqeve të errëta të historisë së njerëzimit. Regjistrat e ndryshme historike dëshmojnë se myslimanët gjatë Luftërave të Ballkanit janë masakruar, torturuar, janë konvertuar në krishterë dhe janë dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre pa bërë dallime në gra, fëmijë e të moshuar. Kështu që harta etnike dhe fetare e Ballkanit ka ndryshuar rrënjësisht me politika e ndjekura në mënyrë të ndërgjegjshme. Sipas regjistrave zyrtare numri i përgjithshëm i myslimanëve në Ballkan në ditët e sotme është rreth 8 milionë e 250 mijë. Kjo shifër është e barabartë me 12% të popullatës së përgjithshme të rajonit të Ballkanit. Ndërkaq sipas Kemal Karpat, i cili bëri një studim të përgjithshëm në lidhje me popullatën osmane në Ballkan, niveli i myslimanëve në këtë rajon në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të ka qenë rreth 43%. Vetëm kjo shifër mjafton që të studiohet zhdukja e turqve dhe myslimanëve nga Ballkani. Përveç disa historianëve, indiferenca e botës perëndimore për këtë mizori të zbatuar ndaj myslimanëve në Ballkan, padyshim se mund të cilësohet si një turp i njerëzimit.

Autor: Dr. Erhan Turbedar

nga: trt.net.tr

Forumi Vizitor
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
(`*•.¸(`*•.¸¸.•*´)¸.•*´ )
«´ •.* I LOVE ALLAH *•´¨`»
(¸.•*´(¸.•*´`*•.¸)`*•.¸ )
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
avatar
Albani

Numri i postimeve : 697
Piket : 2398
Respekti : 100
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

http://www.universalb.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi