identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (872)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (300)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Revista Dituria Islame tre dekada jete

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Revista Dituria Islame tre dekada jete

Mesazh nga Forumi Vizitor prej Thu Nov 24, 2016 8:49 am


Mbrëmë në ambientet e Hotel Swis Diamond, në Prishtinë, në orën 18, ka hapur punimet Konferenca shkencore ‘‘Revista Dituria Islame’ – Tri dekada jetë, punë, sfida dhe suksese’’

Në këtë manifestim solemn në prani të udhëheqjes më të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës, jetës politike dhe kulturore, si dhe mysafirëve të shumtë, Revista “Dituria Islame” ka shënuar 30 – vjetorin e veprimtarisë së saj që u vlerësua e suksesshme dhe e begatshme.

Në këtë manifestim roli dhe kontributi i revistës “Dituria Islame” u çmua lart si në aspektin fetar ashtu edhe në atë kombëtar, kulturor, historik e informativ.

Fjalë të mira për revistën në fjalë tha kryeministri i vendit Isa Mustafa, duke vlerësuar lart misionin që barti kjo revistë për të informuar besimtarët, por edhe shqiptarët në përgjithësi për zhvillimet politike, fetare dhe kulturore që atë kohë ishin të ndaluara nga pushteti, raporton Ekonomia Online.

“Revista ‘Dituria Islame’, sikurse edhe Bashkësia Islame në tërësi, ka dhënë një kontribut dhe ndihmesë të jashtëzakonshme shoqërore në Kosovë në promovimin e vlerave të mirëfillta të fesë islame të ndërlidhura me vlerat dhe atributet kombëtare. Në kohë shumë të vështira revista ‘Dituria Islame’ ka përmbushur një mision tepër të rëndësishëm ndaj popullsisë në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë, duke qenë në shërbim të informimit edukimit dhe të orientimit të tyre. Kemi nevojë të kultivojmë respektimin e vlerave njerëzore, tolerancën mes popujve dhe kulturave të ndryshme”, ka pohuar kryeministri Mustafa.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, për rrethanat në të cilat doli “Dituria Islame” para 30 vjetësh, tha se si revistë mujore, fetare, shkencore e kulturore “Dituria Islame” qëndroi e fuqishme në misionin e saj të informimit dhe thirrjes islame në vendin tonë, por dhe më gjerë.

“Ishte viti 1990, kur pushteti serb ndaloi mjetet e informimit, në gjuhën shqipe. Mbylljen e të përditshmëve, si dhe RTP-në. Atëherë dituria Islame, u vu në dispozicion të informimit të popullatës shqiptare dhe në një farë mënyre e mori rolin e revistës informative, ku denonconte dhe informonte për dhunën që pushteti serb ushtronte mbi shqiptarët”, tha myftiu Tërnava.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka thënë se revistat e asaj kohe në përgjithësi kanë dhënë kontribut të madh në ruajtjen e vlerave fetare dhe kombëtare.

“Revista “Dituria Islame” ka qenë kandil që është përpjekë të ndriçojë mendjen dhe zemrën e besimtarëve, në errësirën e një shoqërie ateiste të një shteti komunist dhe të një pushteti okupues. Shkëlqimi i kësaj drite i duhet besimtarëve tanë edhe sot që të marrë frymëzimin e fesë”, ka thënë ai.
Më 23 qershor të vitit të largët 1986, u botua revista “Dituria Islame”, kryeredaktor i parë i së cilës ishte Jetish Bajrami.

Konferenca shkencore – Revista “Dituria Islame” – Tri dekada jetë, punë, sfida dhe suksese, do t’i vazhdojë punimet sot dhe nesër.

Forumi Vizitor
ForumiVizitor
web: http://islami-puke.blogspot.com/
avatar
Forumi Vizitor
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 872
Piket : 3194
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 19
Vend ndodhja : ForumiVizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi