identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (872)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (300)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Islami dhe Kazaja e Pukës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Islami dhe Kazaja e Pukës

Mesazh nga Forumi Vizitor prej Mon Oct 17, 2016 3:34 pm


Që në zanafilen e saj në periudhen Osmane Puka e cila në disa raste njihet edhe me emrin Dukagjin ka

qenë pjesë e vilajetit të Shkodrës.[1]. Rrethina e Pukës u quajt Kaza.
Përhapja e islamit në trojet shqiptare erdh si rezultat i shumë levizjeve politike të shek IV.[2] Për shkak të politikave Lindore dhe Perendimore të Perandorisë Romake do të behtë të krijoheshin dy grupime politike a). Lindore dhe b).Perendimore. E thnënë ndryshe të krishteret me prejardhje helene dhe asaj me prejardhje latino romane dhe kjo beri që në vitin 1054 të krijoheshin dy ndarje të medha a). Kisha Katolike dhe b).Kisha Ortodokse.[3]
Ndarja e kishës dhe luhatja e ritit fetare të krishtere në tokat shqiptare ishte goditje e fortë dezintegruese në fushen e integrimit të kulturës dhe të kombësisë shqiptare. Lufta e dy kishave për administrimin e tokave shqiptare luhati fuqishem besimin e shqiptarëve. Këto politika bënë që të lulëzonin projektet për tjetërsimin etnik të ilireve. Ardhja e Perandorisë Osmane[4] solli njëe zhvillim të ri politiko-administrativ. Osmanët nuk krijuan kufi mes njësive administrative të shqiptarëve, por i la që ato të ishin të bashkuar.[5]
Feja islame në trojet Shqiptare filloi të zë vend lirish dhe me vullnet nga shqiptarët pasi ato ishin të lodhur së mbrojturi nga luftrat gjakatare mes dy kishave.
Gjërat filluan të ndryshonin për mir për të gjithë ato familje që pranonin islamin. Siguria dhe mirëqenia e tyre u rrit. Kjo bëri që shumë të tjerë ti bashkoheshin islamit dhe jo siç pretendojnë disa që islami u përhap me dhunë në trojet shqiptare.[6] Prof.dr. Herman Gross në "Ekonimia Ballkanike" shkruan: "...shqiptarët gjatë pesë shekujve që kanë bashkëjetuar me turqit osmanli, në sajë të aftësive së adaptimit dhe të telenteve të tyre si nënpunës, kishin zënë shkallet më të larta në qeverin e Stambillit dhe kishin luajtur role të rëndësishme për perandorinë. Mirëpo nga ana tjeter, fiset shqiptare jetonin të lira e të pavarura në malet e Shqipërisë." dhe këtu e ka fjalen për Mirditen, Dukagjin , Suli e Himara.
Rreth viteve 1662 [7] eksploruesi turk Evlija Çelebi vizitoi veriun e Shqipërisë. Sipas të dhënave që ai jep del se në Kazan e Pukës kishte disa familje myslimane madje edhe në drejtim të Kazasë së Pukës me konkretish Kajmekam .
Të parët që filluan të pranonin islamin ishin familjet fisnike të Kabashit. Pas vitit 1523 aty numëroheshin të kishte disa familje myslimane. Pas Kabashit filluan përqafimin e islamit Puka, Rrape, Qerreti, Kryezi etj. Ishte familja Dizdari në Pukë që pranoi islamin për tu ndjekur nga shumë të tjerë.
"Pas shek. XVII në fshatin Kabash feja islame u hap me shpejtësi të madhe. Sipas të dhënave, i pari që pranoi fenë islame në fshatin Kabash ishte Hadër Leka. Nopça shkruan se; Kabashi ka qenë i pari fis i Shqiperisë së Veriut që kaloi në Muhamedanizem. Pas vitit 1900 Kazaja e Pukës numeronte mbi 700 mysliman."[8]

Pas Kabashit, Pukës, Qerretit filloj të hapej islami edhe në zonat e tjera si ; Rryp, Kryezi, Iballe, Flet, Xathe, Dardhe, Trun, Kulumri etj. Islami filloj të luante një rol të rëndësishëm jo vetem në jeten e familjeve myslimane por edhe të besimeve të tjera pasi paria e vendit nëe pikat më kyçe drejtoheshin nge myslimanët. Sipas të dhënave në vitin 1900 Kazja e Pukës kishte 6.300 banorë mysliman dhe 10.000 katolik. Në librin e tij Nëpër gjurmët e Islamit Ali Basha shkruan:
"Në Kazanë e Pukës - e quajtur edhe Dukagjin bëjnë pjesë katër fise. Bajraku i Pukës në vitin 1900 numerointe 700 mysliman - rreth 44% dhe 910 katolik. Ndërsa në vitin 1916 shifra e banorëve mysliman u rrit në 52%. Edhe Kabashi ka qënë i përzier në mënyrë të barabartë 50% me 50%. Në fiset si Kryeziu, Berisha, Qerreti të marra sëbashku në vitin 1900 kishte 720 mysliman dhe 780 katolik. Vetem Kryeziu kishte 670 mysliman." [9]
Zonat si Puka, Kabashi, Qerreti, Kryeziu ishin ndër zonat më të zhvilluara. Në këto zona mund të gjeheshin Xhami, Kisha, Hane, Dyqane dhe blektori të zhvilluar. Vlen të përmendet Panairi i Enëve të fshatit Kabash i cili u zhvillua shumë pas ardhjes së Perandorisë Osmane pasi Shkodra u bë Kryeqytet i Shqipërise. Thuhet se Panairi i Enëve e ka zanafillen e vet rreth shek.XIII. Ai shtrihej në Lam Lushaj Kabash.[10]
Kjo traditë vazhdoi deri vonë. Rëndësia që kishte ky panair ishte fakti së në të merrnin pjesë pothuajse të gjitha fshatrat e Pukës, madje edhe të Gjegjanit, të Kashnjetit, Lezhës etj. Normalisht nuk mungonin edhe Shkodranët dhe Kosovarët. Në këtë zonë ndodhej Xhamia e Kabashit si dhe Mejtepi i Kabashit. Fakti që panairi i Kabashit u zhvillonte në vendin ku ndodhesh Xhamia e Kabashit tregon për rëndësin dhe ndikimin që ajo kishte në këtë fshat. Po ashtu vende të rëndësishme zhvillimi ishte edhe Xhamia e Kodër Hanit Pukë, Qerreti, Kryeziu etj.

Përgatiti
Gëzim Kopani

gusht 2016
_______________
1.Vilajeti i Shkodres. Deri ne vitin 1878 Vilajeti i Shkodrës kishte: Shkodren,Tivarin, Podgoricen, Tuzi, Ulqin, Puka, Oroshi, Lezha,Kruja, Tirana, Durresi, Kavaje etj. Në këtë vit përveç Vilajetit të Shkodrës ishte edhe Vilajeti i Kosovës, Manastirit dhe Janinës.
2.Populli shqiptar, si pasardhës direkt i ilireve dhe nip pellazgjik është bartes i kultures ballkaniko-mesdhetare parahomerike, se këtejmi edhe mbartëz i panteizmit të përvetesuar nga helenet dhe romakët. Panteismi iliro pellazgjik ishte një mishërim i fenomeneve natyrore me kryeperedinë Zotin, të cilet helenet e quajtes Zeues ndërsa romaket Jupiter, pa ia munguar asnjë tipar. Me fjale të tjera përceptimi i ilireve për një kryeperendi pashmangshem shpiente në besim monoteist. Në këtë fakt duhet parë një ndër shkaqet e pranimit të krishterimit nga iliret që në fillim të përhapjes, krahas faktit të krishterimit fillimisht ishte fe dhe besim i shtresave të shtypura të shoqërisë skllavopronare romake të etnise jogreke dhe joromake. Vete fakti se mbreti Kostandin (iliro-dardan) i Romës, ua njohu ilireve, maqedonesve dhe grekëve krishterimin për fe zyrtare.(Dr.Muhamet Pirraku, Libri: Rreth Përhapjes së Islamit Ndër Shqiptarët fq.33)
3.Kudërthenia midis dy kishave, të Lindjes dhe të Perendimit, do të ashpërsohen veçanarisht nga shekulli V.(Dr.Muhamet Pirraku, Libri: Rreth Përhapjes së Islamit Ndër Shqiptarët fq.33)
4.Fitorja e tërethortë me e madhe për popullin shqiptarë ishte evitimi i kufijeve midis viseve nën administraten serbe e greke bizantine që i copetonte tokat shqiptare..." (Dr.Muhamet Pirraku, Libri: Rreth Përhapjes së Islamit Ndër Shqiptarët fq.37)
5.Sipas të dhënave ; Osmanet kan filluar të duken në viset ballkanike rreth vitit 1354.
6.Nuk ka ekzistuar absolutisht asnjë rast kthim feja me dhunë nga ana e turqve "Po ashtu në këtë liber A.Kolaj thotë: "Ndërrimi i fesë së shqiptarëve me anë të dhunës është pjelle e fantazisë dhe shpikja e murgjëve dhe nuk është aspak e hijshme që ta pretendonjë këtë historianët."(info;Aristidh Kolaj ish Kryetar i Arbërve që jetojnë në Greqi) (Aristidh Kolaj, "Arvanitët", Athinë.1985) Ndërsa koloneli Lik në librin e tij "Udhetime nepër Shqipëri" shkruan: "Shqiptarët bëheshin mysliman sepse kjo fe pajtohej me natyren e tyre dhe nuk tolereonte përuljen, martirizimin, servilizmin dhe ofendimin."v.1804.
7.Pra flasim këtu e 350 vite më parë.
8.Shkrim i përgatitur nga Gezim Kopani dhe i botuar në revisten shkencore "Zani i Nalt" nr.7, v.2014
9.Ali Basha, "Në gjurmet e Islamit" fq.504
10.Në Lam Lushaj ndodhet edhe rruga e vjeter që quhej rruga e karvanave.
Nga: http://gezim-kopani.blogspot.al/

Forumi Vizitor
ForumiVizitor
web: http://islami-puke.blogspot.com/
avatar
Forumi Vizitor
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 872
Piket : 3194
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 19
Vend ndodhja : ForumiVizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi