identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (875)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (324)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Përkujtohet 25 Vjetori i Riorganizimit të Myftinise së rrethit Pukë

Shko poshtë

Përkujtohet 25 Vjetori i Riorganizimit të Myftinise së rrethit Pukë

Mesazh nga Forumi Vizitor prej Tue May 17, 2016 10:13 am

Myftinia e rrethit Pukë në një ceremoni të veçantë ka përkujtuar në qytetin e Pukës 25 Vjetorin e Riorganizimit të Myftinisë së rrethit Pukë.

Aktiviteti u hap me Hymnin Kombëtar për të vijuar me Imam Ajdin Thaqi i cili këndoi disa versete nga Kur’ani i Madhëruar. Më pas Prof.Dr.Bajram Xhafa mbajti një kumtesë ku foli mbi rolin hoxhallarëve pukjanë në shërbim të Atdheut. Më pas prof.Xhemal Meçi mbajti një referat ku solli në kujtesë momente e Riorganizimit i Myftinisë Pukë për të vijuar me rezymen e dhjetë vjeçarit të fundit të Myftinisë Pukë të mbajtur nga Anëtari i Këshillit të Myftinisë Pukë Ylli Hadroj .

Pas disa ilahive emocionuese të kënduara nga Deniz Allajbeg dhe Ajdin Thaqi Myftiu i rrethit Pukë Gëzim Kopani përshëndeti takimin ku ndër të tjera tha: “Falenderoj Zotin e Madhëruar që na ka bërë të mundur arritjen e kësaj dite. Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe të Këshillit të Myftinisë  Pukë dua të falendëroj të gjithë ato Myfti, Imam, donator dhe shoqata të ndryshme islame që kanë dhënë kontributin e tyre në ndihme të zhvillimit të islamit në rrethin e Pukës.”

Aktivitetin e përshëndeti edhe N/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu i cili ndër të tjera tha: “Kam nderin dhe kënaqesin e veçantë që ndodhem sot këtu, pasi kjo ditë është e veçantë dhe shumë domëthënëse për islamin dhe myslimanët e kësaj zone.Është mirësia e Zotit që na mundësoi që pas 50 vitesh pushtim të çlirohemi nga sistemi komunist i cili tentoi të mbyll komunikimin e njeriut me Zotin.Viti 1990 e me konkretisht viti 1991 për myslimanët e Shqipërise dhe të rrethit të Pukes ishte kthim i madh. Prandaj më lejoni që në emër të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë tJu përshëndes duke ju uruar për aktivitetin e zhvilluar dhe domëthënës për myslimanët e Pukës dhe mbarë Shqipërisë.”

Fjalë përshëndetëse bëri edhe  Krye Imami i Myftinisë Prizren Ali Vezaj, Përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër Lavdrim Hamja, Një nga donatoret e Xhamisë së fshatit Qerret Liljan Idrizaj, Famullitari i Kishes Katolike Pukë Giovani Fiocchi si dhe N/Kryetari i Bashkisë Pukë Artan Zaja.

Këshilli i Myftinisë së rrethit Pukë nderoi me çertifikat “Pishtar Islam“, çertifikatë “Mirënjohje” dhe çertifikatë “Falenderimi” për përsonalitet dhe shoqatat që kanë dhënë kontribut pranë Myftinisë së rrethit Pukë.

Emocionues ishte poezia e përgatitur enkas për këtë rast nga moderatorja e aktivitetit Denisa Meçi e cila preku zemrat e të pranishemve.

Në fund të ketij aktiviteti të pranishmit vizituan Ekspoziten e përgatitur me rastin e 25 Vjetorit të Riorganizimit të Myftinisë së rrethit Pukë.

Pukë 15.05.2016







Forumi Vizitor
ForumiVizitor
web: http://islami-puke.blogspot.com/
avatar
Forumi Vizitor
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 875
Piket : 3203
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 19
Vend ndodhja : ForumiVizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi