identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (872)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (300)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
10 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 10 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Osmanlinjtë kanë gdhendur emrat e shqiptarëve edhe në mermer

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Osmanlinjtë kanë gdhendur emrat e shqiptarëve edhe në mermer

Mesazh nga Forumi Vizitor prej Mon Apr 11, 2016 1:25 pm


Historiani Myfid Juksel, në lidhje me konferencën e organizuar në Kosovë ditën e djeshme me temë “Marrëdhëniet ndërkulturore shqiptaro-turke nga periudha osmane e deri në ditët e sotme” tha se më parë konferenca të ngjashme i organizonin në Stamboll, ndërsa muajin e shkuar një konference me temë të ngjashme ishte organizuar edhe në Tiranë.

“Punimet e mija i kam shtjelluar duke i shoqëruar edhe me përmbajtje fotosh ku tregohet historia e shqiptarëve në Perandorinë Osmane që nga hyrja e kësaj perandorie në Ballkan e deri në vitet 1910 -1920. Edhe në këtë konferencë treguam një pjesë nga ato fotografi, dokumente dhe informacione që kam në dispozicion”.

Juksel në vijim të fjalës së tij thotë se përmes konferencave ai iu shpjegon pjesëmarrësve për shqiptarët gjatë Perandorisë Osmane, duke përfshirë këtu jo vetëm për 33 sadrazamët (kryeministra) shqiptarë, por edhe për ata të cilët kanë qenë me detyrë si Prefektë apo detyra të tjera të larta në vendet e tjera si ato arabe, anën e tyre artistike e kulturore etj.

Duke nënvizuar se këto konferenca mund të jenë një shtyse për të ringritur lidhjet mes dy popujve thotë: “Në Perandorinë Osmane shoqëria më e forte ishte ajo shqiptare. Lidhjet mes dy vendeve mund të ngrihen duke rilexuar historinë. Në të kaluarën kishim kaq shumë lidhje saqë për shkak të pranisë së madhe të vezirëve në Sarajin Topkapı në disa mbledhje mes tyre gjuha e përdorur ishte ajo shqipe. Shqiptarët ishin shumë të fuqishëm dhe efektivë. Madje edhe në gurët e varreve dhe tyrbet kemi dokumente që shkruhen dhe nënvizohen që këto persona kanë qen shqiptar. Domethënë Osmanllinjtë e kanë gdhendur emrin e shqiptarëve edhe në mermer për shkak të rëndësisë që i jepnin atyre. Marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qen ashtu sikurse shpjegohet”.

Në kuadër të historisë, idealeve dhe besimit të përbashkët duhet të rishikohen marrëdhëniet dhe të rigjallërohen ato ka thënë ndër të tjera Juksel dhe më pas ka nënvizuar se lidhjet kulturore në veçanti duhet të jenë shumë më të forta pasi sipas tij diaspora më e fortë e shqiptarëve është në Turqi, një pjesë e mire e të cilëve janë në poste shumë të mira dhe të larta. “Është e papranueshme që një vend si Turqia që ka një prani kaq të lartë të diasporës shqiptare të ketë marrëdhënie të tilla me vendet e tyre”- thotë ai.

Duke vënë theksin edhe njëherë tek historia dhe vlerat e përbashkëta Yüksel thotë se shqiptarët kanë ndikuar dhe lënë shumë gjurmë në historinë e shkuar të Turqisë. “Veprat e shqiptarëve mund ti shikosh gjithë andej. Po të hedhim një sy në Stamboll do të shikojmë që pas Sulltanëve dhe familjeve të tyre më shumë vepra dhe shërbime kanë lënë pashallarët shqiptarë pasi kjo shoqëri nxori më shumë sadrazamë dhe pashallarë se sa çdo popull tjetër. Këto vepra nuk janë të kufizuara vetëm me Stambollin. Në Dijarbakër, Halep, Damask si dhe në qytete të ngjashme kur shohim mbishkrimet e veprave të tyre që ende janë në këmbë e kuptojmë që marrëdhëniet kanë qenë shumë më të ngjeshura dhe të mira’’.

Juksel në fjalën e tij vuri në dukje se shërbimet e shqiptarëve nuk janë të kufizuara as me historinë e Perandorisë Osmane. Ai në këtë kuadër përmendi shqiptarët që kanë vazhduar të shërbejnë edhe më vonë në Egjipt, Irak dhe vende të tjera të ngjashme raporton AA.

Ndërkohë ditën e djeshme në Kosovë u organizua simpoziumi me temë “Marrëdhëniet ndërkulturore shqiptaro-turke nga periudha osmane e deri në ditët e sotme” me mbështetjen e Fondacionit IHH me qendër në Turqi, Shoqata Alternativa dhe Forumi Ballkanik.

Forumi Vizitor
ForumiVizitor
web: http://islami-puke.blogspot.com/
avatar
Forumi Vizitor
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 872
Piket : 3194
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 19
Vend ndodhja : ForumiVizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi