identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (875)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (324)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Mungesa e osmanologëve, pengesë e historiografisë së Ballkanit

Shko poshtë

Mungesa e osmanologëve, pengesë e historiografisë së Ballkanit

Mesazh nga Forumi Vizitor prej Mon Apr 11, 2016 1:24 pm

Zbardhja e historiografisë shqiptare është peng e mungesës së njohësve të gjuhës osmane dhe kësaj periudhe në përgjithësi, thotë Dc. Dr Adnan Sherifi për AA.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë ka marrë vendim për ndarjen e 20 bursave për studime nga gjuha osmane.
Dc. Dr Adnan Sherifi nga sektori për Rregullimin dhe Përpunimin e Materialit Arkivor në Maqedoni, thotë se njohësit e osmanishtes janë një nevojë imediate, nga vetë fakti se ky territor ka qenë nën administrimin pesëshekullor osman, ndërsa njohësit e gjuhës dhe të kaluarës osmane do të mundësojnë zbardhjen e së kaluarës duke u bazuar në të dhëna burimore.

Siç rrëfen ai, pas pavarësimit të Maqedonisë në vitin 1992 kur u nënshkrua marrëveshja me Arkivin e Stambollit, njohësit e osmanishtes rregullisht kanë sjellë materiale në vend, ndërsa siç thotë, vetë ai ka sjellë rreth 20 mijë dokumente që kanë të bëjnë me të kaluarën e territorit të Maqedonisë, nga vilajetet e Shkupit, Manastirit dhe Selanikut.

Mbi 90 përqind e tërë dokumentacioni gjendet në Arkivin Shtetëror. “I tërë ky dokumentacion të cilin e posedojmë, fatkeqësisht nuk mund të përpunohet sepse ne kemi vetëm dy orientalist që njohin gjuhën dhe historinë osmane, njëri nga ta jam unë. Pikërisht nga këto arsye Arkivi bashkë me kompetentët në Ministrinë e Arsimit dhe ata të Kadastrës kanë parë të nevojshme që nëpërmjet Ministrisë së Arsimit të arsimojnë persona që do të mund të përpunojnë këtë dokumentacion voluminoz” thotë Sherif.

Sa për ilustrim tregon një të dhënë se personalisht ka qenë i pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes Kadastrave së Maqedonisë dhe Turqisë në Ankara katër vite më parë nga ku në Maqedoni janë sjellë rreth dy milionë dokumente.

Historiani Qerim Lita, aktualisht zëvendësdrejtor në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë për AA thotë se së fundmi Turqia ka skanuar 25 milionë dokumente ndërkohë që lavdëron qeverinë e atjeshme se po bënë punë të madhe duke i botuar ato dokumente nga gjuha osmane në gjuhën turke, të cilat do të jenë ndihmesë e madhe edhe për studiuesit shqiptar në mungesë të njohësve të gjuhës osmane.

“Arkivi disponon vetëm me një osmanolog (shqiptar) që nuk mjafton sepse kemi të bëjmë me një material të bujshëm. Ne kemi nevojë për disa osmanologë, për çka ky vendim duhet përshëndetur duke shpresuar se këto kuadro të arsimuar do të kontribuojnë në zbardhjen e historisë së shqiptarëve nga periudha osmane, por edhe në zbardhjen e historisë së Ballkanit në përgjithësi” shprehet Lita.

Drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani, për Anadolu Agency shprehet se konkursi në fjalë nuk i kënaq nevojat sa i përket zbardhjes të se kaluarës nga periudha osmane, sepse siç thotë, konkursi parashikon aftësimin e kuadrit nga aspekti gjuhësor dhe jo përmbajtjesor. Siç shprehet, Instituti në bashkëpunim me institucione profesionale të Turqisë është në përgatitje e sipër të programit studimor të Perandorisë Osmane ku është parashikuar që të ligjërojnë ekspertë nga Turqia të cilët do të hulumtojnë tërë historinë pesëshekullore të Perandorisë, me çka studiuesit në programin e magjistraturës do të profesionalizohen në gjuhë dhe histori të asaj periudhe.

“Instituti i sugjeron ministrisë që kjo tentativë të inkorporohet dhe të stimulohet ky program studimor sepse efekti do të jetë i shumanshëm dhe jo siç është shpallur konkursi aktualisht vetëm për përkthyes të gjuhës osmane, ndërsa në programin tonë për studimin e periudhës osmane, përveç gjuhës studiuesi do të marrë njohuri edhe për studimin shkencor të periudhës osmane” thotë Asani.

Ndërkohë konkursi I Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë për ndarjen e 20 bursave për studime deridiplomike dhe pasdiplomike nga gjuha osmane parashikon që secili kandidat të cilit do t’i ndahet bursë të nënshkruaj marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me ç’rast është i obliguar që pas studimeve, të punojë të paktën 10 vite në Republikën e Maqedonisë. Kandidatët të cilët me sukses do t’i përfundojnë studimet e tyre, pas kthimit në Republikën e Maqedonisë u sigurohet vendi i punës në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, Institutin e Historisë Kombëtare, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë ose në ndonjë institucion tjetër adekuat.

Forumi Vizitor
ForumiVizitor
web: http://islami-puke.blogspot.com/
avatar
Forumi Vizitor
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 875
Piket : 3203
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 19
Vend ndodhja : ForumiVizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi