identifikimi

Harrova fjalkalimin

Postuesit Kryesore
Admin (1312)
 
Forumi Vizitor (874)
 
Albani (703)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (332)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
11 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 11 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Vërtetohet teoria e Einsteinit për valët gravitacionale (Video)

Shko poshtë

Vërtetohet teoria e Einsteinit për valët gravitacionale (Video)

Mesazh nga Forumi Vizitor prej Tue Mar 01, 2016 11:14 am


Shkencëtarët besojnë se kanë vërtetuar teorinë e Alberti Einsteinit, mbi relativitetin e përgjithshëm. Shkencëtari fliste një shekull më parë për valë gravitacionale, ekzistenca e të cilave vetëm tani u provua.

Paneli i shkencëtarëve mbërriti në këtë përfundim gjatë vëzhgimit të shtrirjes së kohës dhe hapësirës pas përplasjes dhe shkrirjes së dy vrimave të zeza më shumë se një miliardë vite dritë larg Tokës.

Grupi i shkencëtarëve ndërkombëtarë thotë se kjo është e para herë që provohet ekzistenca e atyre që Einsteini i ka quajtur “valë gravitacionale”, që janë ndryshimi i shtrirjes kohë-hapësirë në varësi të përforcimit dhe zbehjes së fushës së gravitetit. Sa më e madhe të jetë fusha e gravitetit, aq më e vogël është shtrirja kohë-hapësira dhe e kundërta, ose sipas parimit të Ajnshtajnit: “Koha rrjedh më ngadalë atje ku graviteti është më i ulët”.

Kapja e valëve gravitacionale është e vështirë pasi sinjali i tyre në tokë mbërrin i dobët, nëse nuk bëhet fjalë për një aktivitet gravitacional “normal”, por përplasja e dy vrimave të zeza duket se ka qenë “hajmalia” e shkencëtarëve.

“Kemi rënë në gjurmët e valëve gravitacionale. Kjo është hera e parë që universi na flet përmes valëve gravitacionale. Deri më tani ishim të shurdhër”, deklaroi i emocionuar David Reitze, drejtor ekzekutiv i projektit LIGO, i angazhuar në studim prej vitesh.

Për të kuptuar rëndësinë e zbulimit mjafton të përmendet komenti i Karsten Danzmann, një fizikan gjerman dhe një ndër emrat më me peshë në këtë fushë.

“Ky është zbulimi më i madh në fizikë që nga koha e zbulimit të grimcës së Higgs-it. Ky zbulim është për çmim Nobel dhe as që duhet të diskutohet fare për këtë”, thotë ai.

Einstein foli për ekzistencën e valëve gravitacionale thuajse 100 vjet më parë. Ai parashikoi se nëse graviteti apo forca e rëndesës në një zonë të universit ndryshon befas si pasojë e një evenimenti të dhunshëm kozmik, si shpërthimi i një ylli, apo në këtë rast përplasja e dy vrimave të zeza, krijohen valë gravitacionale që përhapen me shpejtësinë e dritës në të gjithë universin duke deformuar kohën dhe hapësirën gjatë lëvizjes së tyre.

Valët gravitacionale u kapën më 14 shtator të vitit të kaluar, por grupi i shkencëtarëve vendosi të publikojë raportin me gjetjet e veta vetëm tani pasi konsultimit me një panel prej 1000 fizikantësh dhe astronomësh më me emër në botë. /Top Channel/

Forumi Vizitor
ForumiVizitor
web: http://islami-puke.blogspot.com/
avatar
Forumi Vizitor
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 874
Piket : 3202
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 19
Vend ndodhja : ForumiVizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vërtetohet teoria e Einsteinit për valët gravitacionale (Video)

Mesazh nga Forumi Vizitor prej Tue Mar 01, 2016 11:14 am


Forumi Vizitor
ForumiVizitor
web: http://islami-puke.blogspot.com/
avatar
Forumi Vizitor
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 874
Piket : 3202
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 19
Vend ndodhja : ForumiVizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi