identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (872)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (300)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Ky brez politikanësh, e ka zhytur Perëndimin në një ëndërr të frikshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ky brez politikanësh, e ka zhytur Perëndimin në një ëndërr të frikshme

Mesazh nga Forumi Vizitor prej Sun Feb 28, 2016 6:42 pm


Pankaj Mishra

Në një nga intervistat e tij të fundit, historiani Tony Judt u ankua për brezin e tij “katastrofik” të anglo-amerikanëve, anëtarët e përkëdhelur të të cilit përfshinin George W. Bush dhe Tony Blairin. Të rritur pas luftërave përcaktuese dhe urrejtjes së Perëndimit në shekullin e njëzetë, “në një botë me zgjedhje jo të vështira, ekonomike dhe politike”, këto elita pa peshë historike besuan se “pavarësisht zgjedhjes që ata bënin, kjo nuk do të kishte pasoja shkatërrimtare”.

Një anëtar i administratës së Bushit, deklamoi me vendosmëri arrogancën e pushtetit të administratës më 2004, pas pushtimit të Irakut që asokohe dukej i suksesshëm: “Kur veprojmë,” u mburr ai, “ne krijojmë realitetin tonë.” Një “brez goxha i mangët”, përfundoi Judt, “kur mendon për të.”

Njeriut nuk i hiqet nga mendja që realiteti i krijuar si kaos në Azi dhe Afrikë mbërrin qytetet evropiane dhe amerikane. Por ato, prej nesh, nga vende ku dikur institucionet anglo-amerikane ishin modele të admirueshme, kanë arsyet e tyre melankolike të reflektojnë mbi kalbëzimin e butë të tyre. Ndërsa një tjetër vit i tmerrshëm i afrohej fundit, dëshmia e plogështisë morale dhe intelektuale dukej e pashmangshme.

Në revistën Spectator me rastin e krishtlindjeve, Rod Liddle e përshkruante Kalenë (Francë) si “një xhungël kryesisht me azilkërkues myslimanë të dëshpëruar që mbërrijnë në Britani – ku gjasat janë të priten me përqafime” nga “liberalët”. Në një intervistë në të njëjtin numër, kryeministri pranoi që Liddle “më bën të qesh”.

Kjo miqësi dukej sikur konfirmonte “përshtypjen” e Amit Chaudhurit, përdorur nga dokumentarët e BBC për Indinë, që Britania përbëhet “prej shokësh”, “kapaciteti i të cilëve për analiza spontane nuk dallon shumë nga ai i Jeremy Clarksonit (Prezantues televiziv).”

Ishte e vështirë të mos habiteshe me keqdashjen e zakonshme të titullit kryesor në gazetën Times, një ditë më pas: “Myslimanët ‘heshtje për terrorin’”.

Pak ditë më herët, kandidatët në garën Republikane për kandidatin presidencial, udhëheqësit aspirantë të botës së lirë, kishin ofruar propozimin modest që vijon: Ndalimin e myslimanëve për të udhëtuar, vrasjen e familjeve të terroristëve, rrëzimin e avionëve rusë, mbylljen e pjesshme të internetit, bombardimin e Sirisë. Me sa duket, pushteti bën më shumë se korruptimi; ai të vulgarizon dhe të budallalleps.

Diagnoza e Judtit për lehtësinë e papërballueshme të qenies u shkon përshtat dhe shumë të rinjve të ndritur në pozicione pushteti për shkak të lindjes së tyre në vende të pasura dhe të fuqishme – anëtarë të klasave sunduese që menduan se historia mbaroi më 1989 me rënien e komunizmit dhe supremacinë e tyre pa kundërshtarë.

Mund të ndihet një farë çlirimi të paktën që kreu i tanishëm i makinës amerikane të luftës është formuar, intelektualisht dhe emocionalisht, nga përvoja e një bote të zakonshme për shumicën e njerëzimit: E pafuqisë dhe margjinalizimit. Ndërsa, përkrahja për të në sondazhe u ul muajin e kaluar, Barack Obama këmbënguli që udhëheqja amerikane “nuk është vetëm çështje për të bombarduar dikë”. Ai është i ditur mjaftueshëm të kuptojë, siç shkroi heroi i tij James Baldwin gjatë bombardimit të kotë amerikan të Indokinës: “Forca nuk funksionon në atë mënyrë që avokatët e saj mendojnë se ajo funksionon.” Në vend t’i bëjë përshtypje viktimës së saj, ajo i shfaq asaj “dobësinë, panikun madje të armikut dhe kjo shfaqje e mbush viktimën me qetësi.”

E kështu Al-Kaeda mori formën e saj më të egër aty ku nuk kishte ekzistuar kurrë, pastaj u kthye në ISIS me përkrahës, për shkak të viktimizimit, në shumë vende. Vrasësi adoleshent i intoksikuar, tani ngatërron mbetjet e mjegullta nga lufta e ftohtë kundër “ideologjisë ekstremiste”. “Është përfundimisht vrastare”, paralajmëroi Baldwin, “të krijosh shumë viktima”. Sepse atëherë, “sado që të zgjasë beteja”, fuqia superiore e zjarrit të armëve “nuk mund të jetë kurrë fituesi; përkundrazi, gjithë energjia e saj, jeta e saj, janë zhytur në një terror që ajo nuk mund ta artikulojë, një mister që nuk mund ta lexojë, një betejë që nuk mund ta fitojë.” Ky është qorrsokaku mashtrues ku na kanë sjellë 14 vite luftëra në rritje e fushata bombardimi.

Mospranimi për të mësuar nga dështimet e tyre kanë sugjeruar gjerësisht që “establishmenti”, siç i sugjeronte presidentit Lyndon Johnson një memo sekrete e Pentagonit më 1967, “ka dalë nga binarët”. Por pranimi i turpit, fajit dhe përgjegjësisë, në mënyrë kaq brutale, i përket një tjetër kohe, kur figurat publikuara të përlyera ishin të prira të zhyteshin, ose hidheshin, në harresë. Perëndimi modern ka qenë ndryshe nga qytetërimet e tjera në aftësinë e tij të kundërbalancojë arrogancën e pushtetit me pranimin e ekzagjerimeve të tij. Megjithatë, tashmë nuk janë vetëm bankierët që e zgjerojnë në mënyrë radikale nocionin tonë për mosndëshkimin.

Racizmi, një bishë e vendosur për muri në mos e zbutur pas një lufte të gjatë, është kthyer sërish në shoqërinë civile në formën solemne për “reformimin” e Islamit. Tony Blair na fton në betejë botërore në emër të vlerave perëndimore ndërsa personifikon, me klientët e tij në Azinë qendrore, mohimin e ekzistencës së tyre. Institucionet dhe individët e paktë mediatikë që nuk janë të detyruar të pasqyrojnë mesazhet e Rupert Murdoch-ut për myslimanët në Twitter duket se e kanë të vështirë të ruajnë vlerat në një kulturë gjithnjë në rënie.

Edhe BBC duket e vendosur të mos dallohet shumë nga vija editoriale e Daily Mail-it (konservatore). Siç thekson Judt, nuk shikojmë “ardhje nga jashtë, njerëz të një lloji të ri, veç klasa politike që pjell pasardhësit.” “Mënyrat e vjetra të lëvizjeve masive, komunitetet e organizuara rreth një ideologjie, madje dhe idetë fetare ose politike, sindikatat e partitë politike që mund të kthejnë opinionin publik në ndikim politik” janë zhdukur. Dhe kujtimi më i vogël i kësaj të shkuare demokratike i shtyn teknokratët e politikës, biznesit dhe medieve të shfaqin përbuzje. Duke vepruar me pashpirtësi për të krijuar realitetin e tyre, ata ia kanë dalë të na mbajnë peng në një ëndërr të frikshme false.

Në të njëjtën kohë, krijimi i realitetit ka ndaluar së qeni privilegj i perandorisë amerikane ose francezëve dhe britanikëve që i kanë humbur perandoritë prej kohësh dhe mundohen që t’i gjejnë vetes një rol të ri. Tani rezulton që çdo fanatik i zakonshëm mund të krijojë realitetin shumë më shpejt, duke i zhytur demokracitë më të vjetra të botës në luftëra të pafundme, urrejtje fetare e racore dhe paranojë. E tillë është fuqia e madhe e dorëzuar nga brezi i mangët dhe pasuesit e tij. Brezave që do të vijnë nuk do t’u besohet./telegrafi.com/

Forumi Vizitor
ForumiVizitor
web: http://islami-puke.blogspot.com/
avatar
Forumi Vizitor
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 872
Piket : 3194
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 19
Vend ndodhja : ForumiVizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi