identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (872)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (300)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
7 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 7 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Origjina e Shoqerive Sekrete

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Origjina e Shoqerive Sekrete

Mesazh nga era prej Mon Dec 21, 2015 12:26 pm


Historia është e mbushur me pëshpëritje mbi shoqëritë sekrete me kronika të trashëgimtarëve ose priftërinjve, të cilët kanë ruajtur me fanatizëm njohurinë e ndaluar të njerëzve të lashtë.
Njerëz të rëndësishëm, të cilët mblidheshin në fshehtësi të plotë, të cilët kanë drejtuar rrotën e civilizimit, janë të regjistruar nëpër shkrimet e të gjithë popujve. Më e vjetra është Vëllazëria e Gjarpërit, e quajtur ndryshe edhe si Vëllazëria e Dragoit, që vazhdon të ekzistojë edhe sot e kësaj dite nën emra të ndryshëm.

Është e qartë që, feja ka luajtur një rol kryesor në rrjedhën e këtyre organizatave. Komunikimi me një burim më të lartë, shpesh hyjnor, është një deklaratë e zakonshme për ata. Sekretet e këtyre grupeve thuhet se janë kaq të thella dhe të fshehura sa vetëm një pjesë e mirë e arsimuar dhe e zgjedhur janë në gjendje ti kuptojnë dhe ti përdorin. Këta njerëz i përdorin njohuritë e tyre për të mirën e njerëzimit. Të paktën kjo është ajo që ata deklarojnë. Si mund ta dimë ne këtë gjë kur njohuritë dhe veprimet e tyre kanë qenë sekrete? Për fat të mirë disa prej tyre tashmë janë shndërruar në njohuri publike.

Një fakt shumë intrigues është që në shumë, në mos në të gjitha shoqëritë tribale primitive, të gjithë të rriturit janë pjesëtarë të këtyre shoqërive. Zakonisht ata janë të ndarë në grupe meshkujsh dhe grupe femrash.
Zakonisht është mashkulli ai që dominon kulturën. Çuditërisht, kjo ngjan në mënyrë të përpiktë me disa nga shoqëritë sekrete të civilizuara. Dhe kjo do të thotë vetëm që shoqëria nuk punon kundër autoritetit të vendosur, por për të. Në fakt, mund të thuhet për autoritetin aktual të stabilizuar. Kjo ka tendencën të rrëzojë poshtë pretendimin dhe vlerën e çdo argumenti që shoqëritë sekrete janë të dedikuara ndaj “shkatërrimit të autoritetit kushtetues” dhe kjo mund të aplikohet natyrisht atëherë kur shoqëritë sekrete përbëjnë pjesën më të madhe të gjithë popullatës që preket nga ky aksion. Vetëm një grup i vogël bën pjesë në këtë kategori. Shoqëritë sekrete në fakt pasqyrojnë shumë nga aspektet e zakonshme të jetës.

Ka gjithmonë një ekskluzivitet në anëtarësi, që ka si rezultante rëndësinë e bashkangjitur të të qenurit ose bërit anëtar. Kjo gjë është hasur gjatë gjithë orvatjeve të njerëzimit, madje edhe ato që nuk janë sekrete si psh skuadrat e futbollit ose klubet e të pasurve.
Ky ekskluzivitet anëtarësie është aktualisht një nga armët më të fuqishme të shoqërive sekrete. Ato përdorin shenja, fjalëkalime dhe mjete të tjera. Këto gjëra kanë krijuar gjithmonë funksione të vlefshme në organizatat kudo që ndodhen. Arsyeja e deklaruar, pothuajse gjithmonë e ndryshme nga arsyeja e vërtetë përbën rëndësinë e ekzistencës së vetë shoqërisë. Sidomos miqësia është e një rëndësie të veçantë.

Të ndash vuajtjen dhe sekretin ka qenë gjithmonë një trill special për njeriun. Sidomos ata që kanë kaluar eksperienca nëpër kampet e stërvitjes së vështirë nuk kanë për ta harruar kurrë rëndësinë dhe ndjesinë speciale i përkatësisë dhe miqësisë që ndahet midis viktimave të tekave të rreshterëve dhe komandantëve të skuadrave. Është një emocion që lind nga nisja ose fillimi. Mjeti më i fuqishëm i çdo shoqërie sekrete është rituali dhe miti që e rrethon fillimin. Këto ceremoni të detyrueshme kanë një kuptim thellësisht të veçantë për pjesëtarët.

Nisja përmban disa funksione, të cilat përbëjnë zemrën dhe shpirtin e një shoqërie sekrete të vërtetë. Ashtu si dhe kampi i stërvitjes së vështirë, nisja ose fillimi në ushtri, janë aspekte të rëndësishme të mendimit njerëzor, që shkrihen në mënyrë universale dhe që shërbejnë për trajnimin dhe mirëmbajnë përpjekjet e një grupi njerëzish që operojnë në një drejtim të caktuar. Nisja i lidh të gjithë pjesëtarët në misticizëm. Neofitët fitojnë njohuri për një sekret, duke ju dhënë atyre një status special. Kuptimi i lashtë për neofite është “i mbjellë përsëri ose i rilindur”. Një nisje më e lartë është në realitet një ngritje në pozitë që frymëzon besnikëri dhe dëshirë për të
shkuar më lart, në rangun tjetër.

Qëllimet e shoqërive janë përforcuar, duke bërë që i nisuri të reagojë ndaj këtyre qëllimeve në çdo moment të jetës së zakonshme. Kjo sjell një ndryshim në veprimet shoqërore dhe politike të një anëtari. Ndryshimi është gjithmonë në interes të qëllimeve të liderëve të shoqërive sekrete. Liderët quhen adepts. Kjo mund të krahasohet, duke dhënë si shembull ushtarin që është trajnuar ti bindet urdhërave pa menduar.

Rezultati është shpesh plagosja ose vdekja e ushtarit për të realizuar qëllimin e komandantit që mund të jetë ose mund të mos jetë i mirë për gjithë komunitetin. Nisja është një mënyrë për të shpërblyer njerëz ambiciozë, të cilëve mund t’ju besohet. Sa më lart të shkojë niveli i nisjes, aq më i pakët është numri i anëtarëve, që kanë atë nivel. Kjo nuk ndodh, sepse anëtarët e tjerë nuk janë ambicioz, por, sepse bëhet një proces selektimi shumë i kujdesshëm.

Arrihet një pikë, ku asnjë përpjekje nuk mjafton më dhe në këtë moment duhet një shtyrje nga ndonjë anëtar i kupolës. Shumë anëtarë nuk e kalojnë asnjëherë këtë pikë dhe nuk e mësojnë kurrë të vërtetën dhe arsyen reale të grupit. Që nga ky moment, anëtari i “ngrirë” shërben vetëm si pjesë e bazës së fuqisë politike.
Pra, nisja është një proces për të përcaktuar se kujt mund dhe kujt s’mund ti besohet. Një mënyrë për të përcaktuar me saktësi se kush do bëhet një adept është kur gjatë nisjes i kërkohet kandidatit që të pështyjë mbi kryqin kristian. Nëse kandidati refuzon, atëherë anëtarët e përshëndesin atë dhe i thonë, “Ju morët vendimin e duhur, pasi asnjë adept i vërtetë nuk do të mund të bënte kurrë një gjë kaq të tmerrshme”.

Më pas i nisuri i ri mund të jetë i pakënaqur nga fakti, që ai nuk po avancon më lart në oligarki. Por, nëse kandidati pështyn mbi kryq, atëherë ai ose ajo demonstron që ka njohuri për një nga misteret dhe shumë shpejt do e shikojë veten si një kandidat për një nivel më lart. Misteri është që feja është vetëm një mjet për të kontrolluar masat. Dituria (ose urtësia) është zoti i vetëm nëpërmjet të cilit vetë njeriu mund të bëhet zot.

Gjarpëri dhe Dragoi janë të dy bashkë simbole të Urtësisë. Luciferi është personifikimi i simbolit.
Ishte Luciferi ai që shtyu Evën të joshte Adamin që të hante nga pema e diturisë, duke u shndërruar kështu në një njeri të lirë dhe i çliruar nga injoranca. Adhurimi (shumë i ndryshëm nga Studimi) i diturisë, shkencave ose teknologjisë është ideali i këtyre shoqërive në formën e tij më të pastër dhe simboli i tij sekret është Syri që Sheh çdo gjë në majë të piramidës.

Efektet e padëshirueshme të shoqërive sekrete si dhe aureola e misterit që i shoqëron, shpesh i ka dhënë atyre reputacionin e të qenurit një shoqëri anormale, madje edhe klasifikime si grup i çuditshëm njerëzish. Në momentin që besimi i tyre përbën atë të shumicës, atëherë ata nuk konsiderohen më si antisociale. Një shembull i saktë është ai i kishës kristiane, e cila vetë njëherë e një kohë ka qenë një shoqëri sekrete nën Perandorinë Romake. Në fakt, Shoqëria Sekrete ka sunduar pjesën më të madhe, në mos gjithë botën e njohur të asaj kohe.

Shumë nga shoqëritë sekrete në përgjithësi konsiderohen të jenë antisociale, ato besohet se përmbajnë elementë që nuk pëlqehen ose që janë të dëmshme për komunitetin në përgjithësi. Dhe në fakt ky është rasti në shumicën e fakteve.
Komunizmi dhe fashizmi në shumë vende të botës janë shoqëri sekrete dhe ndalohen me ligj. Partia Naziste dhe Ku Klux Klan janë shoqëri sekrete për vetë faktin që publiku i përgjithshëm ka mospëlqim të madh ndaj tyre.

Aktivitetet e tyre ndonjëherë janë ilegale dhe si rrjedhojë edhe vetë anëtarësia është sekrete. Kristianët e hershëm ishin një shoqëri sekrete, sepse autoritetet e Romës i konsideronin ato që nga fillimi si të rrezikshme për sundimin perandorak. E njëjta gjë ishte e vërtetë edhe për pasuesit e Islamit. Drused dhe Yezidis në Siri dhe Irak i konsideronin arabët një shoqëri sekrete e rrezikshme që luftonin për të marrë kontrollin e gjithë botës. Sot, arabët mendojnë të njëjtën gjë për çifutët. Katolikët dhe Freemasonët kanë patur të njëjtat ide për njëri-tjetrin.

Që nga fillimi i historisë së regjistruar, leva të çdo qeverie janë përfshirë në përpjekje për të mbajtur një statu quo, që do të mbronte qeverisjen nga grupet e minoriteteve, të cilat duan të veprojnë si shtet brenda shtetit ose të nxjerrin jashtë loje autoritetin kushtetues dhe të zënë vendin e tij.
Shumë nga këto përpjekje kanë dalë mbanë, por jo gjithmonë kanë zgjatur. Dëshira njerëzore për t’u bërë një nga të zgjedhurit është arma e shoqërive sekrete, që asnjë nga fuqitë në këtë botë nuk ka arritur ta mundi. Është një nga “sekretet” e shoqërive sekrete. Është ajo që i jep atyre një bazë politike dhe shumë pushtet. Anëtarët shpesh votojnë të njëjtin person dhe i japin njëri-tjetrit preferencat e tyre në bizneset e përditshme, aktivitetet legale dhe ato sociale. Është dëshira më e thellë e të gjithëve ajo që të thonë “Bëj pjesë tek të zgjedhurit”.

Në qytetet e lashta kanë ekzistuar shtëpi për sakrifica dhe falje. Ato kanë qenë në fakt tempuj të ndërtuar për nder të shumë perëndive. Këto ndërtesa shpesh kanë funksionuar si vende takimi për filozofët dhe mistikët, të cilët besonin se zotëronin sekretet e natyrës. Këta njerëz diskutonin me njëri-tjetrin për konceptet filozofike dhe ato të shkollave fetare.

Më i rëndësishmi nga këto grupe të lashtë është Vëllazëria e Gjarpërit ose e Dragoit dhe njihej thjesht me emrin Misteret. Gjarpëri dhe Dragoi janë simbole që përfaqësojnë urtësinë.

Babai i urtësisë është Luciferi i quajtur ndryshe edhe si Mbartësi i Dritës. Fokusimi i adhurimit për Misteret ishte Osiris, emri i një ylli të shndritshëm, për të cilin antikët besonin se kishte ardhur në Tokë.
Kuptimi i saktë për Luciferin është ‘prurësi i dritës’ ose ‘ylli i mëngjesit’. Kur Osiris u largua nga qielli, antikët panë diellin si përfaqësues të Osirisit. Shumë nga mendjendriturit më të mëdhenj që kanë jetuar në këtë planet kanë qenë të nisur në shoqërinë e mistereve nga rite sekrete dhe të rrezikshme disa prej të cilave janë shumë mizore. Disa nga më të famshmit që njihen kanë qenë Osiris, Isis, Sabazius, Cybele dhe Eleusis.

Platoni ishte njëri nga të Nisurit dhe përshkruan disa nga misteret në shkrimet e tij. Nisja e Platonit kërkoi që ai të varrosej për tre ditë në Piramidën e Madhe, kohë gjatë të cilës ai vdiq (në mënyrë simbolike) dhe më pas rilindi dhe ju dhanë sekretet që ai duhet të ruante. Shkrimet e Platonit janë plot të dhëna për misteret.

Në librin e tij, Mësimet Sekrete të të Gjithë Kohërave, Manly P. Hall shkruan se; “…të ndriçuarit e lashtësisë…hynë në portat e Piramidës së Gizës si njerëz dhe dolën që andej si perëndi”. Fjala e lashtë egjiptiane për piramidat ishte khuti që do të thotë “dritë e lavdishme”. Zoti Hall i përshkruan piramidat si Tempujt madhështore egjiptian të Nisjes…
Sipas disave, piramidat e mëdha janë ndërtuar për të përkujtuar dhe observuar një shpërthim të një supernove që ndodhi në vitin 4000 p.e.s. Dr. Anthony Hewish, fitues i çmimit Nobel në vitin 1974 në Fizikë, zbuloi një sërë pulsimesh radioje që ishin ritmike dhe që u provuan se lëshoheshin nga ylli që shpërtheu në vitin 4000 p.e.s. Freemasonët e fillojnë kalendarin e tyre nga A.L. “Në Vitin e Dritës” që gjehet kur i shtohen 4000 vitit modern. Pra, 1990 (koha kur është shkruar ky material) + 4000 = 5990 A.L. Po ashtu, këtë informacion e gjejmë tek shkrimet kuneiform të Sumeranëve, në të cilët përshkruhet; “ka patur një shpërthim gjigand të një ylli në formë trekëndëshe i formuar nga Zeta Puppis, Gamma Velorum dhe Lambada Velorum… vendndodhur në qiellin jugor… një katalog i saktë tani deklaron se, ylli i shndritshëm që shpërtheu brenda trekëndëshit, do shikohet përsëri nga njeriu brenda 6000 vjetëve”.

Sekreti i parë që dikush duhet të dijë, në mënyrë që të fillojë të kuptojë “Misteret”, është që anëtarët e tyre besojnë se ka vetëm fare pak mendje të ndritura në këtë glob. Ata besojnë se, këto mendje i përkasin ekskluzivisht atyre. Filozofia që pason është këndvështrimi klasik i shoqërive sekrete ndaj njerëzimit. Kur një person me intelekt të fortë konfrontohet me një problem që kërkon përdorimin e arsyes, ai i qëndron besnik pozicionit të tij dhe përpiqet të gjejë një zgjidhje, duke mbledhur prova që i
japin përgjigje pyetjeve që shtrohen.


Edituar për herë të fundit nga era në Mon Dec 21, 2015 12:26 pm, edituar 1 herë gjithsej
avatar
era

Numri i postimeve : 300
Piket : 827
Respekti : 102
Date e hyrjes : 25/03/2011
Mosha : 28
Vend ndodhja : Tirane

http://forumivizitor.forumo.org/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Origjina e Shoqerive Sekrete

Mesazh nga era prej Mon Dec 21, 2015 12:26 pm

Nga ana tjetër ata që janë të papjekur, kur përballen me ndonjë problem të vogël dorëzohen menjëherë. Pra, në rastin e parë personi mund të jetë i kualifikuar të zgjidhi misterin e vetë fatit të tij, ndërsa i dyti mund të tërhiqet prej hunde si një kafshë dhe t’i mësohet gjuha më e thjeshtë. Ashtu si bagëtitë ata janë komplet të varur nga bariu. Me pak fjalë, intelektit të spikatur i mësohen misteret dhe e vërteta spirituale ezoterike, ndërsa masave ju mësohet interpretimi ezoterik i drejtpërdrejtë. Ndërkohë që, masat i falen 5 shqisave, ata pak të zgjedhur observojnë dhe dallojnë në gjirin midis tyre simbolikën e ngurtë të të vërtetës së madhe abstrakte.

I nisuri ose i zgjedhuri komunikon direkt me “Zotat”, të cilët ju përgjigjen mbrapsht. Masat sakrifikojnë bagëtitë e tyre nëpër altare idhujsh të gurtë që as dëgjojnë dhe as flasin. Të zgjedhurve ju jepet dituria e mistereve dhe ndriçohen, ja pse ata quhen Illuminati, ruajtësit e “Sekreteve të Kohërave”.

Tre shoqëri sekrete të kohërave të hershme që mund të lidhen direkt me pasardhësit e tyre modern janë Kulti i Roshaniya, Mithras dhe e kundërta e tyre, Ndërtuesit. Ata kanë shumë gjëra të përbashkëta me Freemasonët e sotëm si dhe me disa krahë të ndryshëm të Illuminatit. Në rastin konkret, të përbashkëta për Vëllazërinë (në kohët moderne nuk quhet më e tillë, por thjesht Organizatë) pra, për Organizatën janë; rilindja simbolike në një jetë të re, duke kaluar më parë nëpër portën e vdekjes gjatë nisjes. Shtrëngimi i Putrës së Luanit, përbën një nga shkallët e Master Mason, tre shkallët e të cilit janë të njëjta me ritet e lashta masonike, përpara se të shtoheshin shkallët e mëvonshme.

Me interes të veçantë është një shoqëri e fuqishme e kohëve të lashta në Afganistan e quajtur Roshaniya – të ndriçuarit. Ka referenca aktuale për këtë kult mistik që shkojnë mbrapa në kohë deri tek Shtëpia e Urtësisë në Kairo.

Parimet kryesore të këtij kulti ishin; zhdukja e pronës private, eleminimi i fesë, eleminimi i shteteve si kombe, besimi se ndriçimi u shpërnda nga Qenia Supreme, e cila dëshironte një klasë perfekte burrash e grash për të marrë në dorë drejtimin dhe organizimin e botës, besimi në një plan për të riformuar strukturën shoqërore të botës, duke marrë fillimisht kontrollin mbi vende individuale një e nga një dhe besimi që mbasi të arrihet shkalla e katërt mund të komunikohet direkt me Mbikqyrësin e Panjohur, i cili shpërndante njohuri tek të nisurit gjatë kohërave.

Një fakt i rëndësishëm që duhet të kujtojmë është që liderët e tyre, qofshin të majtë apo të djathtë, janë një grup i vogël, një bërthamë e ngjeshur njerëzish, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë Illuminista ose pjestarë të organizatës. Ata i ofrojnë besnikëri çdo vendi, ndonëse e kanë përdorur nacionalizmin si armë për të arritur qëllimet e tyre. I vetmi preokupim që ata kanë është fitimi një fuqie më të madhe ekonomike dhe politike.

Ndërsa, qëllimi përfundimtar i të gjithë grupeve është identik. Ata janë të vendosur për t’i dhënë vetvetes një kontroll të padiskutuar monetar, burime natyrore si dhe fuqi politike në të gjithë planetin. Gjatë këtij procesi ata kanë dashur të eleminojnë kristianët, çifutët dhe ateistët.

Roshaniya e quan veten e saj dhe Urdhëri. Të nisurit kryejnë një betim që i çliron ata nga detyrimi i çdo besnikërie përveç asaj ndaj Urdhërit. Ja si është ky betim; “E detyroj veten time me një heshtje të plotë dhe besnikëri të patundshme ndaj Urdhërit…I gjithë njerëzimi që nuk mund të identifikojë veten e tij me shenjat tona sekrete, është preja jonë e ligjshme”.

Betimi në esencë vazhdon të mbetet i njëjtë edhe sot e kësaj dite. Shenja sekrete ishte prekja e ballit me kurrizin e dorës nga jashtë, ndërsa kundërpërgjigja ishte të kapje veshin me gishta dhe të mbështesje bërrylin tek dora tjetër e bërë grusht.

Kulti predikonte qenien e një gjendje shpirtërore ndryshe nga forma jetësore, që njohim ne. Shpirti mund të vazhdonte të ishte i fuqishëm në tokë nëpërmjet pranisë së tij tek njëri prej anëtarëve të Urdhërit, por vetëm nëse vetë shpirti kishte qenë një anëtar i Urdhërit përpara vdekjes. Në këtë mënyrë, anëtarët e Urdhërit morën fuqi nga shpirtërat e anëtarëve të vdekur.

Roshaniya mori në gjirin e saj udhëtarë si të nisur dhe i dërgoi ata që të gjenin kapituj të tjerë të Urdhërit. Degëzime të Roshaniya ose “të të ndriçuarëve” ose të Illuminatit ekzistonin dhe vazhdojnë të ekzistojnë kudo. Njëra nga rregullat ishte mospërdorimi i të njëjtit emër dhe sidomos shmangia e të përmendurit të fjalës Illuminati. Ky rregull është në fuqi edhe sot. Mendohet se ka qenë pikërisht thyerja e këtij rregulli ajo që çoi në rrëzimin e Adam Weishaupt.

Grali i Shenjtë

Njëri nga sekretet më të mëdhenj të të gjitha kohërave është historia e vërtetë e Grailit të Shenjtë, manteli i Jezusit, mbeturinat e Kryqit të Kryqëzimit dhe fakti nëse Jezusi aktualisht vdiq apo mbijetoi dhe solli në jetë edhe një fëmijë. Shumë mite që rrethojnë Kalorësit e Tempullit (Knights Templar) në lidhje me këtë relikë si dhe shumë mite të tjera që na vijnë nga historia, kanë të paktën disa elementë të bazuara në fakte reale. Disa burime sugjerojnë se, Kalorësit e Tempullit kanë mbijetuar sot e kësaj dite si një degëzim i Illuminatit dhe ruajnë këto relike, të cilat mbahen në një vend të ditur vetëm prej tyre.

Ne dimë se, Templarët janë Illuminati, sepse Freemasonët absorbuan dhe mbrojtën ata që i shpëtuan persekutimit të kishës në Francë, ashtu siç Freemasonët do mbronin Adam Weishaupt shekuj më mbrapa. Kalorësit ekzistojnë sot e kësaj dite si një shkallë e lartë e Freemasonerisë përbrenda Urdhërit të Tempullit.

Në fakt, vetëm Kalorësit e Tempullit janë degëzim i Urdhërit të Kalvarit. Shoqëria Demolay është një degëzim i Freemasonerisë që shenjtëron kujtimin e persekutimeve të bëra ndaj Kalorësit dhe në mënyrë të veçantë të liderit të tyre Jacques deMolay.

Sipas pjesëtarëve të komunitetit të Inteligjencës, kur Rendi i Ri Botëror do të jetë i konsoliduar, relikët do të nxirren nga vendi i fshehtë dhe do të bashkohen me Shtizën e Fatit dhe, sipas legjendës, do i japin sunduesit të botës një fuqi absolute. Kjo gjë mund të konfirmojë besimin që na vjen nga shekuj të kaluar dhe që përshkruan domethënien e këtyre relikeve, nëse bashkohen në dorën e një njeriu të vetëm. Kjo shpjegon dhe kërkimin e dëshpëruar të Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore për këto relike.

Kalorësit e Tempullit janë themeluar diku nga shekulli i 11-të, në Jeruzalem nga Të Urtët e Sionit (Prieure de Sion) me qëllimin e vetëm për të ruajtur relikët e mbetura të Jezusit dhe për të siguruar një mbrojtje ushtarake për udhëtarët fetarë gjatë peligrinazhit të tyre për në Qytetin e Shenjtë.

Të Urtët e Sionit ishin një Urdhër fetar i themeluar në Malin Sion në Jeruzalem. Urdhëri i vuri qëllimin vetes që të mbronte dhe të regjistronte trashëgiminë e Jezusit dhe të Shtëpisë së Davidit.

Duke përdorur çdo rrugë dhe mënyrë të mundshme, Të Urtët e Sionit arritën të gjenin dhe të merrnin çdo relike të mbetur. Këto relike ju besuan për t’i ruajtur Kalorësve të Tempullit.

Deri më sot, njerëzit kanë qenë të paaftë për të vënë së bashku pjesët e mozaikut. Thuhet se thesari i fshehur në Francë nuk është thesari i Tempullit të Izraelit, por është vetë Grali i Shenjtë, manteli i Jezusit, pjesët e mbetura nga Kryqi i Kryqëzimit dhe mbeturina kockash të dikujt. Nëse këto informacione do të provohen si të vërteta, atëherë realiteti i atyre kockave do të trondisi botën mbarë nga themelet.

Adam Weishaupt ishte një prift jezuit dhe një i nisur i Illuminatit. Dega që ai themeloi në Gjermani ishte e njëjta me Illuminatët. Lidhja me jezuitët ka qenë shumë e rëndësishme për të.

Weishaupt mbronte idenë e zhdukjes së pronës private, zhdukjen e patriotizmit, zhdukjen e të gjitha qeverive nacionale, zhdukjen e pasurisë së trashëguar, zhdukjen e jetës familjare si një qelizë, ku janë mbështetur të gjitha civilizimet si dhe zhdukja e çdo forme besimi fetar ekzistues në mënyrë, që ideologjia e totalitarizmit mund të imponohet kollaj mbi njerëzimin.

Në të njëjtin vit kur ai themeloi Illuminatin, Weishaupt publikoi Pasurinë e Kombeve, libri, i cili krijoi bazat e Kapitalizmit dhe të Revolucionit Industrial.

Të dhënat dhe studimet konfirmojnë se, Illuminati i Weishaupt ishte i njëjtë me Të Ndriçuarit e Afganistanit dhe kulte të tjera që e quanin veten e tyre “të ndriçuar”. Alumbradosit e Spanjës ishin të njëjtë me Guerinetët e Ndriçuar të Francës. Në Shtetet e Bashkuara ata njiheshin me emrin Klubi Jakobin. Sekrete mbi sekrete dhe vetëm sekrete… por gjithmonë bërthama ishte Vëllazëria.

Weishaupt u tradhëtua dhe u manipulua që të persekutohej, sepse ai injoroi rregullin që fjala Illuminati ose ekzistenca e Vëllazërisë nuk duhej të ekspozohej kurrë në publik.

Megjithatë ekspozimi që ai bëri pati një vlerë të madhe për vetë Vëllazërinë, sepse ju lejoi atyre të shpërndanin lajmin që Illuminati ekziston, por që u shkatërrua dhe nuk është më pjesë e realitetit. Kjo i mundëson anëtarëve të tij që të kundërshtojnë idenë e konspiracisë. Në këtë rast mund të jetë dhe ana tjetër e medaljes, që Weishaupt nuk u tradhëtua, por veproi siç u urdhërua të vepronte.

Ai ka thënë: “Fuqia më e madhe e Urdhërit tonë qëndron tek fshehtësia e tij, asgjë nuk ndodh në emër të tij dhe gjithmonë mbulohet nga një emër tjetër dhe profesion tjetër”.

Dyshimet se organizatat Freemasone u infiltruan nga Illuminati gjatë periudhës së Ëeishaupt janë absurde. Freemasonët në rangjet e tyre të larta, gjithmonë kanë përbërë zemrën e Illuminatit dhe kjo është arsyeja pse i morën në mbrojtje dhe i fshehën me aq dëshirë pjestarët e grupit të Weishaupt. Është e vështirë të besosh se, nëse Freemasonët do të ishin një organizatë e thjeshtë vëllazërore do të rrezikonin aq shumë sa të fshihnin në gjirin e tyre anëtarë të një organizate të jashtëligjshme dhe të dënueshme nga gjithë monarkitë e Europës. Janë vetë autorët Freemasone ata që shpërndanë mitin që Adam Weishaupt ishte themeluesi i Illuminatit dhe se Illuminati u shkatërrua që të mos rilindë më kurrë. (Explore Univers)

Forumi Vizitor
Ne çdo rast t'jesh vetvetja
avatar
era

Numri i postimeve : 300
Piket : 827
Respekti : 102
Date e hyrjes : 25/03/2011
Mosha : 28
Vend ndodhja : Tirane

http://forumivizitor.forumo.org/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Origjina e Shoqerive Sekrete

Mesazh nga era prej Mon Dec 21, 2015 12:27 pm

Shoqeria sekrete e Masoneve !

Simbolet dhe ritualet misterioze të Masonëve, urdhrit ezoterik që përshkruhet edhe në "Kodin Da Vinçi", përgatiten të sillen edhe në Shqipëri nga "Grand Orient de France", një nga degët tradicionale të këtij urdhri që e ka patur gjithnjë kundër Kishën Katolike.

Lajmëtar për rekrutimin e shqiptarëve në këtëshoqëri "sekrete" ku kanë bërë pjesë edhe shumë emra të mëdhenj në shekuj, ka qenë sekretari i marrëdhënieve me jashtë të "Grand Orient" të Francës i cili ka pohuar se pas një viti edhe në Shqipëri do të formohet një grup masonësh ose siç i quan Rui Lopes, "vëllazëri kombëtare".

Duket se kjo është pjesë e një misioni të ri të shoqërisë 300 vjeçare franceze, që daton në vitet e errëta të mesjetës, për të mbjellë bërthama të reja në vendet e lindjes të Evropës ku komunizmi nuk i ka pranuar kurrë masonët ose adhuruesit e simboleve të ndërtimit.

Ndërsa përjeton aktualisht një krizë identiteti dhe nuk numëron më shumë anëtarë se 2 milionë në të gjithë botën vitet e fundit, përkundrejt 7 milionë të tillëve në vitet 1950, shoqëria franceze është një prej atyre që i kanë rezistuar kësaj tendence degradimi ashtu si edhe Belgjika ku këto shoqëri mbeten ende solide, ndryshe nga ç'ndodh me masonerinë anglo-amerikane që ka humbur gjysmën e anëtarëve të vet.

Dega liberale e franc-maçonnerie-së është ajo që dominon në Evropë ashtu si edhe në vendet e Amerikës Latine.

Shoqëria masonike

Shoqëria e masonëve e përshkruan veten si një Urdhër që përhap mësime ezoterike jo dogmatike dhe progresive me ndihmën e simboleve dhe ritualeve.

Ajo i inkurajon anëtarët e vet drejt progresit të Njerëzimit. Bamirësia është një nga filzofitë e tyre ashtu si edhe puna për përmirësimin shpirtëror dhe moral.

Shpesh e përshkruar si një sistem i veçantë moral i ilustruar nga simbole, ajo e prezanton veten si një shoqëri vëllazërore me një metodë të veçantë që u lejon anëtarëve të zhvillojnë aftësitë e dëgjimit, të hreflektimit dhe të dialogut në mënyrë që ata vetë t'i përcjellin këto vlera tek të tjerët.

E shfaqur në 1717 në Londër, shoqëria "Franc-Maçonnerie" është strukturuar me kalimin e shekujve rreth një sërë ritesh dhe traditash gjë që ka çuar në krijimin e një sërë bindjesh.
Si të bëhesh mason?

Përgjigjia e parë që të jepet në adresën në internet të shoqërisë franceze për t'u bërë mason është të duash. Përgjithësisht një mason shërben si ndërmjetës për të rekrutuar anëtarë të rinj.

(Një mason ka gjithnjë mundësinë ta zbulojë veten, por ai e ka të ndaluar të zbulojë një vëlla të grupit) dhe kur e shikon të volitshme e prezanton kandidaturën e re përpara lozhës së vet ose përpara një lozhe tjetër...

Ka gjithashtu edhe një formular aplikimi që mund ta plotësosh online, ndërsa mund ta marrësh këtë vendin pasi ke dëgjuar një emision 15 minutash të dielën në mëngjes në"France Culture", por kjo funksionon për francezët sigurisht, ndërsa anëtar i vëllazërisë shqiptare mund të bëhesh vetëm pas një viti, kur dega e 'Grand Orient de France' të ketë mbërritur në Shqipëri për të themeluar shoqërinë "sekrete" shqiptare të masonëve.

Shoqëria e veglave të ndërtimit

"Grand Orient de France" është një shoqëri që ngërthen dy parime të cilat në dukje janë kontradiktore: respekti për Traditën e trashëguar nga themeluesit e Masonërisë dhe kërkimi i progresit për përmirësimin e Njeriut dhe të Shoqërisë.

Në lozhet malonike përdoren irtuale dhe simbolie gjatë zhvillimit të mbledhjeve për progresin personal të masonëve në gjirin e shoqërisë.

Më të njohurat nga këto simbole janë tre pikat, vizorja trekëndore dhe kompasi. Domethënia e tyre filozofike dhe morale mund të kapet vetëm po të depërtosh në thellësi të sekretit masonik.

Kërkimi i progresit ka qenë gjithnjë për masonët e Grand Orient një motorr hreflektimesh për veprimet e tyre dhe në të njëjtën kohë ky parim bën pjesë edhe në traditën e bindjes.
"Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumë të tjerë janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie sipas 'Grand Orient".

Në të njëjtën kohë kjo shoqëri e shpall veten si mbrojtëse vigjilente të parimeve të devizës së Republikës Francee: "Liberté, Egalité, Fraternité" (Liri, Barazi, Vëllazëri).

Ata e shpallin veten gjithashtu kundër racizmit dhe armiqve të demokracisë, janë për lirinë absolute të koshiencës që garantohet nga laiciteti i institucioneve.

Origjina legjendare

Edhe pse të ashtuquajturat "llozha" të masonëve janë shfaqur në shekullin e XVII-të, në Écosse, origjina e tyre historike implikon edhe një origjinë legjendare dhe simbolike më të lashtë.

Masonët e parë e lidhnin simbolikisht këtë origjinë mitike me origjinën e vetë masonërisë (domethënë me origjinën e artit të ndërtimit).

Në një shekull ku studimet paleontologjie nuk ekzistonin akoma, ishte e natyrshme për ata që ta lidhnin origjinën e saj me epokën e Adamit (njeriu i parë sipas konceptit të kohës) ose atë të Noes (ndërtimi i Harkut dhe fesë së "parë") ose më shpesh me atë të ndërtimit të tempullit të Salomonit nga arkitekti Hiram Abi.

Në fund të shekullit të XVI-të, dorëshkrimi i Régius e vendoste në mënyrë emblematike shoqërine e Masonëve nën emrin e Euklidit dhe të Pitagorët, baballarët e gjeometrisë dhe nën mbrojtjen e mbretit Athelstan të Anglisë.

Të tjera dorëshkrime që lidhen me shoqërinë e masonëve, si dorëshkrimet e Halliëell (c. 1390), le Cooke (c. 1400), statujat e Ratisbonne (1498), statujat e Schaë (1598), York (1370), Absolion (1668), Sloane (1700) paraqesin aspekte të ngjashme.
Në fund të shekullit të XVIII, me rizbulimin e Egjiptit antik nga perëndimorët, natyrshëm këto rituale malonike e zhvendosën origjinën simbolike në epokën e ndërtimit të piramidave.

Në mesin e shekullit XIX të romanticizmit, me rastin e rizbulimit të trashëgimisë së Mesjetës, miti masonik përforcoi gjithaq natyrshëm hreferencat me ndërtimin e katedraleve.

Pas gjithë këtyre modifikimeve të dukshme simbolike, ajo që bie në sy është se shoqëria e ka zhvendosur gjithnjë simbolikën e saj drejt atyre që sollën progres gjatë gjithë historisë në histori, artin e ndërtimit dhe vlerave që ata shpallin.

Antimasonizmi, frikë nga misteri dhe sekreti

Antimasonizmi ka lindur e ushqyer nga frika prej sekretit, misterit dhe "shoqërive sekrete".

Ky qëndrim lidhet edhe me kundërshtimin e ideve progresiste dhe liberale të dala nga shekulli i Lymierëve, koha gjatë të cilës shumë filozofë të njohur janë bërë anëtarë të masonërisë. Antimasonizmi konsiderohet një doktrinë që zhvillohet në disa mjedise katolike dhe tek kundër-revolucionarët.

Masonët e famshëm

Mendohet që masonët e famshëm kanë qenë të shumtë dhe në rend alfabetik nis me Aldrin (që vuri këmbën në hënë në 21 korrik 1969), por në këtë listë figurojnë edhe emra të mëdhenj si filozofi i madh i të drejtës Jean-Baptiste Baudin që është bërë anëtar i shoqërisë në 1842, Pierre Brossolette.

Por edhe Mozarti radhitet ndër masonët, pasi është pritur në lozhen e bamirësisë në Vjenë në 1784 dhe mendohet se edhe Donatien Alphonse, markezi iSade (1740-1814) ka qenë mason, por ka një debat për këtë.

Por nuk ka asnjë dyshim për anëtarësinë e Hugo Pratt, autor filmash vizatimorë në masoneri. Ndër politikanët figuron edhe Paul Ramadier (1888-1961) që nuk e ndali kurrë aktivitetin masonik.

Ai ka qenë president i parë i parlamentit të Republikës së gjashtë. "Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumë të tjerë janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie sipas 'Grand Orient".
Ezoterizmi
Sekretë apo diskretë?

Edhe pse nuk propozon një doktrinë krejtësisht të fshehtë, kjo shoqëri konsiderohet shpeh si ezoterik në praktikën e saj dhe në disa aspekte të cilat nuk tregohen për publikun. Ka disa arsye me të cilat justifikohet mbajtja fshehur e këtyre sekreteve:

Kështu për shembull zotërimi i praktikave të mbajtura sekrete si zotërimi i disa gjesteve shërben si mënyrë për t'u njohur brenda rrethit të masonëve. Masoneria përdor për të eksploruar problemet etike një sistem shkallëzimi që nuk mund të konceptohet veçse me anë të një zbulimi progresiv.

Ajo është zhvilluar në një moment kur kujtime te luftës së feve he persekutimeve fetare ishin shumë të pranishme dhe kur ia vlente më mirë të fshiheshe sesa të flisje lirshëm për tema të ndjeshme.

Disa mendojnë megjithatë që nuk ka mbetur më asnjë sekret për tu zbuluar në shoqëriën e masonëve, sepse praktikat e tyre janë publikuar tashmë prej kohësh. Sot masonët përbëjnë më shumë shoqëri diskrete sesa sekrete. Çdo mason ëshët i lirë ta zbulojë veten, por jo një mason tjetër ama.

Skandalet
Kritikat dhe kundërshtarët

Ka shumë teori komplotesh brenda shoqërisë së masonëve dhe disa mendojnë se masoneria është vetëm një rrjet i madh social i ndërtuar për interesin e anëtarëve të vet.

Ka edhe disa praktika të dyshimta që kanë implikuar masonët si për shembulll çështja e tenxhereve e fillimit të shekullit XX dhe në 1980 çështja e Roberto Calvi i ashtuquajtur bankieri i Zotit që drejtonte "Banco Ambrosiano" që ishte një nga dështimet më të njohura.

"Relativizojnë fenë"

Kisha katolike, kundër masonëve

Edhe pse masonët janë pranuar nga shumë rryma fetare, si protestantët konservatorë dhe myslimanët radikalë, kundërshtia kryesore është e vjetër dhe lidhet me Kishën Katolike që e konsideron masonërinë si një përhapje të relativizmit në fushën fetare, domethënë idenë se asnjë fe nuk është superiore ndaj të tjerave.

Dënimi i parë i masonërisë nga Kisha Katolike nis në 1738 me papa Klementin XII dhe vijoi me disa nga pasuesit e tij si papa Léone XIII, etj.
Në 1917 Kisha katolike e dënonte në mënyrë të hapur përkatësinë në lozhet malonike, por me ndryshimet e bëra në 1983 masonët nuk figurojnë mes shoqërive sekrete të dënuara nga ligjet fetare.

Megjithatë në 1983 një deklaratë e drejtuar atëherë nga Joseph Ratzinger (që tashmë është bërë papa Benedikti XVI) rithekson ndalimin e katolikëve për tu bashkuar me masonërinë. Ajo deklaratë është aprovuar në atë kohë nga Papa Gjon Pali i Dytë.

Forumi Vizitor
Ne çdo rast t'jesh vetvetja
avatar
era

Numri i postimeve : 300
Piket : 827
Respekti : 102
Date e hyrjes : 25/03/2011
Mosha : 28
Vend ndodhja : Tirane

http://forumivizitor.forumo.org/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Origjina e Shoqerive Sekrete

Mesazh nga era prej Mon Dec 21, 2015 12:27 pm

Shoqëritë sekrete dhe propaganda
E dënuar me ligje të forta si nga regjimet totalitare komuniste (përjashto Kubën) por edhe nga nazistët të cilët i dërgonin në kampe përqendrimi. Të deklaruar të jashtëligjshëm përgjatë fashizmit në Itali (në vitin 1925) por që ndërkaq i kishin dhënë një ndihmë të madhe revolucionit francez dhe vetë Napoleonit.

Kanë si simbol akacien që nuk thahet kurrë dhe që gjithmonë rinovohet. Simbolet kryesore kanë origjinë arkitektonike të muratorëve të Mesjetës të cilët punonin gurin dhe në fakt simbolet e tyre janë skuadra dhe kompasi që respektivisht përfaqësojnë, skuadra, materien ndërsa kompasi shpirtin dhe mendjen ose skuadra që përfaqëson botën konkrete ndërsa kompasi përfaqëson botën abstrakte.

Shumë njerëz të mëdhenj janë tërhequr prej saj, nga Voltaire tek Gëte, për të vazhduar me Mark Tuein apo edhe me Mozartin, për të cilin flitet se u bë rishtar më 14 dhjetor në lozhën Zur Vohltatigkeit dhe se në veprën Flauti magjik përdor shumë simbolizmin e marrë prej tyre.

Po aq i madh ka qenë dhe ndikimi në letërsi, vlen të përmendet personazhi Pierre Bezuchov në romanin “Lufta dhe Paqja” të Tolstoit, apo edhe ndonjë prej tregimeve të Poe dhe ndonjë protagonist i romaneve të Italo Kalvinos.

Të cilësuara si antikatolike nga Papa Klement XII në vitin 1738. Në të vërtetë janë shoqëri sekrete që origjinën e tyre e kanë të lidhur me muratorët (masons) që janë krijuar në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani që prej shekullit XV dhe kishin si qëllimin e tyre kryesor trasmetimin në mënyrë sekrete të normave të mjeshtërisë së tyre duke ndjekur njëkohësisht edhe idealet etike dhe ato fetare.

Në fakt u krijuan së pari në Britani në vitin 1717, për të pasur një kushtetutë të tyre në vitin 1723. Të organizuar mjaft mirë. Njerëz të mbledhur (të cilët quhen vëllezër) në lozha që varen nga mjeshtri i selisë, ku shumë lozha krijojnë një lozhë të madhe që kryesohet nga mjeshtri i madh, dhe ku grupimi i të gjitha lozhave të një shteti formon të ashtuquajturin Orientin e Madh që është Këshilli Suprem i një riti kombëtar të masonerisë që përbëhet nga dinjitarët më të lartë të urdhrit.

Në aktivitetin e tyre flitet për “sekrete” që në kulturën e tyre masonike do të thotë mos të nxjerrësh jashtë atë që zhvillohet dhe kryhet në tempull apo në në lozhat gjatë mbledhjeve të tyre rituale. Më të shumtit do t’i përshkruanin si “shoqëri me sekrete’. Por anglofonët nga ana e tyre nuk kishin sekrete madje i bënin publike takimet e tyre.

Kanë një mënyrë të tyren për të njohur njëri –tjetrin “mënyrat e njohjes” nga shtrëngimi i dorës sekrete masonike nëpërmjet të cilës masonët njohin njëri - tjetrin kur janë në errësirë. “Misteri i masonerisë, në fakt, është për natyrën e saj i paprekshëm. Masoni e njeh vetëm me intuitë, sepse e zbulon gjatë frekuentimit të lozhës, duke vëzhguar dhe arsyetuar.
Ajo që bëhet në lozhë duhet mbajtur sekret” - do të shkruante Xhakomo Kasanova. Përdorin termin “profan” për të treguar atë që nuk i përket vëllazërisë masonike. Domethënë ai që nuk ka marrë ende ‘dritën” nëpërmjet ritualeve që u bëhen rishtarëve. Shpeshherë përdorin termin “katror” që do të thotë se dikush ka arritur një nivel të veçantë ndërsa për një rishtar thonë “gur i pagdhëndur”.

Që në nisje të saj ka mbledhur përreth, njerëz me vlera morale dhe shpirtërore. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kanë patur tre parime të mëdha: dashurinë vëllazërore, bujarinë dhe të vërtetën. Kanë dëshmuar tollerancë dhe respekt kundrejt opinioneve të tjetrit, kanë deshmuar bujarinë kundrejt vëllezërve të tyre por nuk i kanë dashur kurrë ndërhyrjet dhe favoret, kanë luftuar për të vërtetën me të gjitha energjitë e tyre.

Por siç u tha dhe më lart nuk ka qenë gjithmonë kështu. Skandali i Propagandës 2 që ishte edhe lozha historike e Orientit të Madh të Italisë e udhëhequr nga Mjeshtri Liçio Xhelli kishte një program politik sidomos gjatë viteve 1970.

Skandali P2 e uli shumë imazhin e masonerisë italiane. Në fakt më 31 tetor të vitit 1981, Këshilli Suprem (Orienti i Madh) nëpërmjet mjeshtrit të madh, Armando Korona, për të evituar skandale të tjera, përjashtoi Liçio Xhelin nga Orienti i Madh i Italisë.

Por çfarë kishte ndodhur në të vërtetë? Më 17 mars të vitit 1981, shteti italian nëpërmjet Guardia di Finanza kontrollon vilën e Xhelit duke zbuluar një listë të zyrtarëve të lartë të forcave të armatosura, mes tyre edhe industrialistë, gazetarë dhe personazhe të tjerë të famshëm, ku spikatnin (Vittorio Emanuele di Savoia dhe Maurizio Kostanco).

Përpara arratisjes së tij drejt Svicrës, ku edhe u arrestua, Liçio Xheli shkruante: “Me P2 kishim në dorë të gjithë Italinë. Me ne ishte ushtria, Guardia di Finanza, Policia, të gjitha këto komandoheshin nga përfaqësues të Lozhës”.

Por edhe pse iku prej burgut të Svicrës për t’u arratisur drejt Amerikës së Jugut, Xheli la një skandal të madh prapa. Një skandal kombëtar që erdhi sidomos me zbardhjen e listës së njerëzve që bënin pjesë në Lozhë dhe që mbulonin poste të larta në Republikën e Italisë.
Parlamenti italian aprovoi në një kohë shumë të shpejtë një ligj për të nxjerrë si të jashtëligjshme shoqëritë sekrete në Itali dhe në dhjetor të vitit 1981, u krijua edhe një komision parlamentar i kryesuar nga deputetja Tina Anselmi që do të referonte në parlament pas dy vitesh e gjysmë pune, duke nxjerrë këto konkluzione: keqardhjen për përhapjen e fenomenit në aspektet më të kualifikuara të jetës kombëtare te Italisë por duke nënvizuar ndërkaq se P2 ishte një element me peshë në financë duke prekur botën ekonomike italiane por mbi të gjitha edhe botën e saj politike.

Forumi Vizitor
Ne çdo rast t'jesh vetvetja
avatar
era

Numri i postimeve : 300
Piket : 827
Respekti : 102
Date e hyrjes : 25/03/2011
Mosha : 28
Vend ndodhja : Tirane

http://forumivizitor.forumo.org/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Origjina e Shoqerive Sekrete

Mesazh nga era prej Mon Dec 21, 2015 12:27 pm

Egjypti i lashte origjina dhe e verteta e Masonerise nderkombetare

E vërteta mbi masonerinë

Termit “ezoterik”, që na vjen nga lashtësia me kuptimin e dijeve të fshehta që përcillen nga brezi në brez në shoqata të fshehta nëpërmjet një sistemi fillestari-shkallëzim (pranim i fillestarëve dhe zbulimi atyre gradualisht të dijeve të shoqatës), duke kërkuar t’ i japin japin termit “ezoterik” një konotacion të snobizmit intelektual, pra të parrezikshëm. Me këtë duan të evitojnë përshtypjen e konspiracionit, që le tek të tjerët organizimi masonik. Masonët thonë për veten e tyre se shoqata e tyre e ka origjinën tek shoqatat e muratorëve të Mesjetës (fjala “mason” do të thotë murator), të cilat quheshin vëllazëri dhe për të cilat pretendojnë se ishin një lloj sindikatash sekrete, të krijuara për të mbrojtur interesat e muratorëve (masonëve) dhe për ndihmë të ndërsjelltë. Sipas masonëve të sotëm (freemasonëve, ose masonëve të lirë), në shekullin XVIII këto shoqata të muratorëve u hapën, fillimisht në Britaninë e Madhe dhe pastaj në Francë, dhe në to hynë dhe njerëz të tjerë që nuk ishin muratorë, njerëz të shquar, të pasur dhe të rangjeve të larta shoqërore, dhe kjo u quajt masoneria spekulative, ose masoneria e lirë (freemasonry). Sipas masonëve të sotëm, në masonerinë spekulative, ose të lirë, termi “mason”, ose mason i lirë(freemason), përdorej si metaforë, për një njeri që punonte për ndërtimin e një strukture morale të shoqërisë (shoqërisë në përgjithësi, pra gjithë popullsisë së një vendi dhe më gjerë njerëzimit) dhe në këtë sens përdorej si metaforë edhe fjala “masoneri”, që ka kuptimin e një ndërtimi me gurë dhe me llaç.

Është krejt e pabesueshme që, në shekullin e XVIII, në epokën e shoqërive me kasta, njerëz të shquar, të pasur dhe të rangjeve të larta, aristokratë dhe borgjezë, të organizoheshin duke përdorur shoqatat e fshehta të muratorëve, në një kohë që njerëzit e punës së krahut përbuzeshin si nga aristokratët, ashtu dhe nga borgjezët. Nëse njerëzit e rangjeve të larta do të donin të organizoheshin, qoftë edhe duke përdorur simbolikë nga ndërtimtaria, ata nuk kishin pse ngatërroheshin fare me shoqatat e muratorëve. Pra, ose nuk ka ndodhur kështu, ose shoqatat e muratorëve (masonëve) nuk kanë qenë ato që thuhet, edhe para se ato të hapeshin edhe për ata që nuk ishin muratorë. Shoqatat masonike autentike të cilat në shekullin XVIII shërbyen si bazë për masonerinë spekulative, edhe para shekullit XVIII nuk kanë qenë vëllazëri muratorësh të thjeshtë (edhe pse të tilla mund të kenë ekzistuar), por shoqata sekrete, vëllazëri nëse doni, të njerëzve të rëndësishëm që merreshin me ndërtim. Nuk duhet harruar se në Mesjetë pesha e ndërtimit në ekonomi ishte dhe më e madhe se sot, se nuk kishte industri të mëdha, siç ka sot. Gjatë asaj që quhet “koha e errët”, që nga dyndjet barbare që shkatërruan qytetërimin antik në Europë dhe deri në shekujt X-XI u zhduk dhe zeja e ndërtimit prej guri dhe ndërtohej vetëm me dru. Kur rifilloi ndërtimi me gur dhe filluan të ngrihen katedrale, kështjella, pallate, ura, rrugë gjithmonë më të mëdha e më të ndërlikuara teknikisht, filluan të shfaqen dy figura-kyç në ndërtimtari: arkitekti dhe sipërmarrësi. Arkitektët u bënë të rëndësishëm se ata zotëronin dijet e nevojshme për të projektuar këto ndërtime dhe në më të shumtën e rasteve për të zbatuar projektet. Sipërmarrësit lidën se duheshin njerëz që merrnin përsipër të organizonin punën e atyre që nxirrnin dhe sillnin gurët, mermerin, atyre që i gdhëndnin, që sillnin gëlqeren, që dinin sekretet e përgatitjes së llaçit dhe përzierjes së tij me lëndë që i jepnin fortësi (si vezë), se duheshin njerëz të cilët grumbullonin mjeshtra muratorë të aftë etj. Këta ishin njerëz shumë të rëndësishëm dhe realisht të fuqishëm, edhe pse nuk ishin aristokratë.

Dalëngadalë këta njerëz u fuqizuan, u pasuruan dhe panë se nëse bënin një marrëveshje të fshehtë me arkitektët, që në shumë raste ishin vetë sipërmarrës, por edhe me mjeshtrit muratorë mund të kishin përfitime të mëdha. Këta njerëz (arkitektë dhe sipërmarrës, ose arkitektë-sipërmarrës)grumbullonin dhe shumë para nga shpërblimi për ndërtimet që bënin për mbretërit, princat, kishën, apo qytete. Ata e gjetën të nevojshme për t’ u bashkuar në shoqata sekrete, për të mbrojtur interesat e tyre, që të evitonin kompeticionin që i dëmtonte të gjithë, kur disa prej tyre ulnin çmimet për të marrë porositë për ndërtime, apo për të mbrojtur sekretet e ndërtimtarisë nga të tjerët. U bashkuan për të shkëmbyer dije në mënyrë të ndërsjelltë, për të vendosur standarde në interes të tyre në punët që bënin për aristokratët, kishën qytetet. U bashkuan për t’ u mbrojtur bashkarisht nga dhuna që ushtrohej ndaj tyre, se ata duke pasur shumë para bëheshin pre e grabitësve kur udhëtonin pasi kishin marrë shpërblimin për punën e tyre. U bashkuan për të neutralizuar sharlatanët që kërkonin t’ u merrnin punën duke u hequr se do të bënin ndërtime të mrekullueshme, për të etj., etj. Këta njerëz të fuqishëm përdorën për t’ u organizuar vëllazëritë e muratorëve, të cilët i lidhnin pas vetes në shumë mënyra. Kjo është hapja e masonerisë autentike(shoqatatve të muratorëve), e cila duhet të ketë ndodhur në shekullin XII-XIII. Kjo mund të quhet proto-masoneria spekulative (e lirë) dhe ajo ishte një shoqatë sekrete e arkitektëve dhe sipërmarrësve të ndërtimit. Këta njerëz fitonin shumë para nga ndërtimi i katedraleve, kështjellave, pallateve, urave, rrugëve etj., dhe këto para filluan t’ i japin hua me interes dhe kështu lindën bankat e para. Sportelet e para bankare kanë qenë shoqatat masonike dhe kontratat e para bankare kanë qenë betime të përgjakshme masonike, se atëherë dhënia e parasë me fajde dënohej nga kisha si herezi, kështu që për t’ u siguruar se borxhmarrësi do të shlyente paratë, ai anëtarësohej në shkallën e ulët të vëllazërisë dhe borxhi justifikohej me atë se ai po ndihmohej si vëlla, dhe nëse nuk e mbante premtimin që t’ i kthente paratë do të ndëshkohej se kishte mashtruar dhe dëmtuar “vëllain”.
Deri në këtë kohë këto shoqata sekrete merreshin kryesisht me mbrojtjen e interesave të tyre në ndërtim, dhe të investimeve të tyre financiare. Në shekullin XVIII, në Angli, me zhvillimin e ekonomisë, dhe dobësimin e pushtetit mbretëror të aristokracisë, pas revolucionit të shekullit të kalur, njerëzit e këtyre shoqatave ishin fuqizuar aq shumë ekonomikisht, duke investuar dhe në sfera të tjera të ekonomisë veç ndërtimit, sa të pretendonin për ta shndrruar shoqatën e tyre në një qendër okulte pushteti të gjithfuqishme, bartëse e vërtetë e pushtetit politik, me anë të një konspiracioni permanent, që fiktivizonte institucionet legale, duke krijuar një sistem kriptopushteti. Kështu që ata e hapën shoqatën e tyre sekrete edhe për njerëz që nuk kishin të bënin me ndërtimin, ose me bankat, duke përfshirë dhe aristokratët, duke krijuar atë që u quajt Grand Lodge of England, e cila ishte në fakt bashkimi i katër llozhave masonike ekzistuese. Kjo ndodhi në Londër, në 24 qershor 1717 dhe mbahet si data e krijimit të masonerisë së lirë (spekulative) moderne. Me Grand Lodge of England, në vitet në vijim u bashkuan pjesa më e madhe e llozhave masonike të Anglisë. Një numër llozhash masonike ekzistuese nuk e pranuan këtë përqëndrim të masonerisë angleze, në një qendër dhe në 1751 krijuan një llozhë të madhe alternative, që e quajtën Antient Grand Lodge of England. Ky konflikt brenda masonerisë angleze, e njohur si pioniere e masonerisë moderne, vlen për faktin se zbulon që vetë masonët pretendonin se masoneria e përqendruar ka qenë shumë më e vjetër, derisa qendra rivale u quajt Antient Grand Lodge of England. Në 1813 të dy palët u bashkuan me anë të një kompromisi, dhe Antient Grand Lodge of England u shkri tek Grand Lodge of England, që u quajt United Grand Lodge of England, ose siç njihet me akronimin UGLE. Masoneria spekulative moderne në Francë thuhet se ka ardhur nga Anglia, misionarët masonikë të së cilës krijuan në 1731 llozhën e madhe masonike të Parisit që u quajt Grand Orient de France.

Cila është origjina e masonerisë moderne spekulative? Këtu jemi para enigmës më të madhe të masonerisë moderne. Masoneria spekulative që lindi në shekullin XVIII në Angli dhe Francë kishte si simbol të saj figurën e rombit, të formuar nga bashkimi i kompasit dhe një vizoreje në formë L-je. Sipas pretendimit të masonëve të sotëm ky është një simbol i masonerisë autentike (shoqatave të muratorëve) dhe që tashmë i jepej kuptim metaforik, sikur vizorja ka kuptimin që të kufizojnë veprimet e tyre nga virtuti, e kompasi që të kufizojnë dëshirat e tyre. Por, kompasi dhe vizorja nuk janë vegla muratorësh, por arkitektësh, çka tregon se edhe masoneria autentike nuk ka qenë punë muratorësh, ndryshe do të kishte si simbol mistrinë dhe çekiçin. Por katërkëndshi në formë rombi, e tradhëton sekretin e masonerisë spekulative, ashtu siç e tradhëton dhe simboli i piramidës, me syrin gjithëpamës në majë. Kur në shekullin XX u zbërthyen papiruset egjiptiane të zbuluara në qytetin Al-Amarna në Egjipt, të njëhura si “Letrat e Amarnas” u zbulua dhe një lidhje e qartë mes masonerisë moderne dhe një paraardhëse të saj në Egjiptin e Lashtë. “Letrat e Amarnas”, të quajtura kështu sipas emrit të sotëm arab të qytetit egjiptian pranë të cilit u zbuluan dhe që është qyteti antik egjiptian Aten, që u bë kryeqytet i Egjiptit antik në shekullin XIV para Krishtit, nxorrën në dritë një fakt shumë kurioz. Në shekullin XIV para Krishtit, faraoni egjiptian Amenoteph IV u bë vegël në duart e një konspiracioni të një shoqërie sekrete ndërtuesish. Në Egjiptin e vjetër, që ishte një shoqëri me kasta, pas faraonit vinin si kasta të privilegjuara ajo e priftërinjve dhe ajo e aristokracisë ushtarake. Me kalimin e kohës, kasta e priftërinjve, në një shoqëri teokratike siç ishte Egjipti, dhe kasta e aristokracisë ushtarake, u bënë aq të fuqishme, sa i imponoheshin dhe faraonit, çka kuptohet nga fakti që në vitin e tridhjetë të sundimit, faraoni bënte një ceremoni fetare gjatë të cilit ai mund të hiqte dorë nga pushteti, sipas një tradite të vjetër.
Amenoteph IV, një njeri ambicioz, e pa se ishte e pamundur të sundonte bashkë me kastën e klerikëve. Si shumica e tiranëve ai kishte një dobësi për arkitektët e tij, të cilët në një traditë egjiptiane shumë popullore ishin këshilltarë të faraonit. Madje një arkitekt, Imoteph, një njeri i ardhur nga shtresat e ulëta, i cili kishte ndërtuar të parën piramidë me shkallë për faraonin Djoser në shekullin XXVIII para Krishtit, pra XIV shekuj para Amenotephit IV, dhe që arrit të bëhet kryeministri i faraonit Djose, ndërohej si perëndi në Egjipt, jo vetëm për mjeshtërinë e tij, por edhe për këshillat që i kishte dhënë faraonit si të vepronte në disa situata të vështira. Duket se arkitekti Imoteph u bë nismëtari i një shoqate sekrete të ngjashme me masonerinë mesjetare paraspekulative, e cila kaloi brez pas brezi në Egjipt me anë të një sistemi ezoterik fillestarie deri në kohën e Akhetatenit. Në kultin e vet, i hyjnizuari arkitekt-kryeministër Imotephi paraqitet me disa simbole, më interesanti prej të cilëve është një figurë që paraqet piramidën, por një piramidë të dyfishtë, me majë lart dhe me majë poshtë, pra në formë rombi. Dihet se piramidat e ndërtuara në Egjiptin antik kishin dy pjesë, pjesën e dukshme, dhe pjesën e padukshme, tunelet poshtë piramidës, që ngjanin me një piramidë të përmbysur, nëpër të cilën shkoje deri tek maja që ishte thellë në tokë, te dhoma ku ishte varri i faraonit. Në kultin e Imotephit, piramida e dyfishtë paraqitet me majën e prerë, në pjesën e poshtme, si për të treguar ekzistencën e sekretit, por edhe ruajtjen e tij. Rombi është një figurë që shfaqet në simbolet e lashta egjiptiane, si në kohën e imotephit, ashtu dhe të Akhetatenit. Duket se ka qenë kjo shoqëri sekrete e krijuar nga Imoteph XIV shekuj para faraonit Amenoteph IV, që arriti ta vejë këtë të fundit nën influencën e saj. Shoqata sekrete vendosi ta përdorë konfliktin e faraonit me kastën e priftërinjve, për të marrë praktikisht pushtetin në Egjipt, duke përdorur faraonin si kukull të saj. Tashmë me shoqatën ishin bashkuar dhe njerëz të tjerë jashtë ndërtimtarisë nga oborri i faraonit, pra ajo ishte bërë faktikisht në Egjiptin antik, ajo çfarë ishte masoneria spekulative moderne, duke filluar nga shekulli XVIII.
Faraoni Amentoph IV kujtonte se ai po i përdorte njerëzit e fuqishëm të ndërtimtarisë për interesat e veta, kur në fakt ai ishte lodër në dorën e tyre. Ata donin të zëvendësonin kastën okulte të priftërinjve të Amun-Ra, me një kastë tjetër po okulte, por shumë më të sofistikuar dhe të rrezikshme. Duket se kanë qenë arkitektët e tij, të cilët ishin anëtarë të shoqatës sekrete, ata që i kanë këshilluar që për të mirën e sundimit të tij të bënte një revolucion radikal pallati në Egjipt, duke e përmbysur kultin ekzistues politeist me në qendër kryeperëndimë Amun-Ra mbi të cilin mbështetej gjithë sistemi shtetëror dhe shoqëror teokratik në Egjipt dhe fuqia e kastës së priftërinjve, që paraqiteshin si ndërmjetës midis Amun-Ra dhe shoqërisë egjiptiane dhe të ndërtonte një kult të ri. Kulti i ri do të ishte i tillë që do të evitonte fuqinë e kastës së priftërinjve, se do të ishte shumë më i thjeshtë, duke pasur ky kult një zot të vetëm, që ishte Ateni, dhe që konsiderohej si materializim i Amun-Ra në formën e diskut diellor. Si ndërmjetës i vetëm mes Atenit dhe shoqërisë egjiptiane do të ishte faraoni, që ndryshoi emrin në Akhetaten, që do të thotë shpirti i Atenit. Këshilltarët dinakë të faraonit llogarisnin që vakuumin e pushtetit që do të krijohej nga zhdukja e kastës së priftërinjve ta mbushnin ata me shoqatën e tyre sekrete, që do ta manipulonte faraonin. Faraoni që e kishte idenë se ç’ po ndodhte e pranoi idenë. Për të realizuar këtë ide, faraoni, sipas këshillave, e zhvendoi kryeqytetin nga Theba, ku sundonin priftërinjtë, në një vend në Egjiptin e mesëm, ku sot është qyteti Al-Amarna, dhe ku Akhetateni në kohën e tij filloi të ndërtonte një kryeqytet të ri, të quajtur Aten. Faraoni urdhëroi që të shkatërrohen të gjithë tempujt e Amun-Ra dhe në vend të tyre të ndërtohen tempujt e rinj të Aten. Në kryeqytetin e ri faraoni krijoi një organizatë sekrete të quajtur Vëllazëria e Tempullit, e cila përbëhej nga njerëz që do të ishin elita e re me anë të së cilës faraoni do të sundonte. Në këtë organizatë të ri dominonin njerëzit e
vëllazërisë sekrete, duke filluar që nga njerëzit e ndërtimtarisë, arkitektët dhe proto-sipërmarrësit. Simbolet e kësaj organizate sekrete ishin piramida me syrin gjithëpamës në majë, piramida e dyfishtë, në formë rombi etj. Piramida me syrin gjithëpamës në majë ishte metaforë për një projekt manipulimi social, me qëllim krijimin e një qendre okulte pushteti të gjithfuqishëm në vend. Piramida është metafora më e përsosur për ideimin dhe zbatimin e një projekti për t ëndërtuar një qendër sekrete pushteti në një shoqëri njerëzore, duke qenë se pjesa e dukshme e shkallëzuar e piramidës mbi tokë tregon institucionet e dukshme, zyrtare, ndërsa pjesa e padukshme e piramidës, nën tokë, në funksion të së cilës është ndërtuar pjesa e dukshme e piramidës, simbolizon shkallët e pushtetit sekret deri tek maja e përmbysur e cila kontrollon gjithçka, çka simbolizohet me anë të syrit gjithëpamës në majë të piramidës së dukshme, që është “syri” i “kokës” sekrete misterioze që drejton gjithçka. Me këtë që bëri faraoni Akhetaten, ai e bëri politikën e vëllazërisë sekrete, politikë zyrtare të shtetit. Me vdekjen e faraonit Akhetaten, pasardhësi i tij e riktheu kryeqytetin në Thebë, si dhe restauroi kultin e Amun-Ra. Por Vëllazëria sekrete që krijoi Akhetaten nuk u zhduk dhe vazhdoi të ekzistonte në Aten (Al-Amarna), duke qenë një shtet brenda shtetit, dhe duke ekzistuar edhe edhe në kryeqytetin zyrtar, në Thebë.

Ku qëndron e keqja e madhe e masonerisë
Simboli i masonerisë moderne, piramida e dyfishtë, në formë rombi, si dhe simboli tjetër i masonerisë moderne, piramida me syrin gjithëpamës në majë, tradhëton faktin se masoneria moderne spekulative është vazhdim vëllazërisë sekrete të Egjiptit të Lashtë, që ka ekzistuar së paku që nga koha e Amenhotep IV në shekullin XIX para Krishtit, por që gjasat janë që të ketë qenë shumë më e vjetër, që 28 shekuj para Krishtit. Që masoneria e sotme e ka prejardhjen nga Egjipti i Lashtë, kuptohet dhe nga miti fals që ka krijuar ajo sikur betimi masonik e ka prejardhjen nga sakrifikimi i Hiram Abif dhe ndëshkimi i vrasësve të tij. Masonët bëjnë një betim të ëprgjakshëm për të cilin thonë se e ka origjinën nga një histori bibilike e vrasjes së arkitektit të Tempullit të Mbretit Solomon, që quhej Hiram Abif, nga tre muratorë të armatosur nga vegla pune, që quheshin Jubela, Jubelo dhe Jubelum. Ata e vranë Hiram Abifin se ai nuk pranoi t’ u zbulonte sekretet e profesionit të vet. Sipas mitit masonik tre vrasësit u kapën dhe u penduan për krimin. Atëherë iu kërkua që të zgjidhnin vetë ndëshkimin e tyre. I pari zgjodhi që t’ i pritej fyti dhe t’ i shkulej gjuha, i dyti që t’ i çahej gjoksi dhe t’ i shkulej zemra, e cila do t’ u hidhej si ushqim zogjve ose kafshëve të egra, ndërsa i treti që t’ i digjeshin të brendshmet dhe hiri i tyre të shpërndahej gjithandej. Prandaj masonët pretendojnë se ata e bëjnë sot një betim të ngjashëm. Problemi është se në Bibël nuk thuhet asgjë për arkitektin Hiram Abif. Në Bibël tregohet vetëm për një Hiram që erdhi në Jerusalem pasi kishte mbaruar ndërtimi i tempullit të Solomonit. Dhe për vetë tempullin dihet se ishte prej druri dhe jo prej guri. Duket se masonët kanë projektuar në ndërtimin e tempullit të Solomonit një histori nga Egjipti antik, atë të faraonit egjiptian Senquenre Tao, që jetoi në shekullin XVI para Krishtit dhe që u vra se nuk pranoi të jepte dijet sekrete që zotëronte.
Masoneria moderne ka vazhduar traditën e asaj të Egjiptit antik, me anë të një sistemi të transmetimit nga brezi në brez të dijeve ezoterike. Për masonët spekulativë të shekullit XVIII nuk ka ndonjë sekret përmbajtja e letrave të Al-Amarnas. Me këto simbole, masoneria moderne spekulative, e tradhëton veten si një konspiracion që vazhdon traditën okulte të ideimit dhe zbatimit të një projekti për të ndërtuar një qendër sekrete pushteti në një shoqëri njerëzore, duke qenë se pjesa e dukshme e shkallëzuar e piramidës mbi tokë tregon institucionet e dukshme, zyrtare, ndërsa pjesa e padukshme e piramidës, nën tokë, në funksion të së cilës është ndërtuar pjesa e dukshme e piramidës, simbolizon shkallët e pushtetit sekret deri tek maja e përmbysur e cila kontrollon gjithçka, çka simbolizohet me anë të syrit gjithëpamës në majë të piramidës së dukshme, që është “syri” i “kokës” sekrete misterioze që drejton gjithçka. Kështu, institucionet e shoqërisë dhe shtetit modern, parlamenti, qeveria, partitë politike, pushteti vendor, gjykatat, policia, OJF-të, mediat etj., janë pjesa e dukshme e “piramidës” së pushteteve në shoqëri, ndërsa ato në fakt kontrollohen nga një “piramidë” e padukshme pushteti, që i manipulon ato sipas konveniencave të një oligarkie sekrete, që vërtet nuk duket por që realisht ka syrin gjithëpamës” në majë të piramidës së dukshme të pushteteve në shoqëri. E gjithë kjo realizohet duke vënë masoneria njerëzit e Vëllazërisë konspirative në poste-kyçe në funksionet publike. Zeja kryesore e kësaj oligarkie sekrete është manipulimi i ngjarjeve në rang vendi dhe në rang botëror.
Revolucioni Francez në shekullin XVIII është një deja vu e asaj që ndodhi në Egjipt në shekullin XIV para Krishtit, në kohën e Amenhotepit IV (Akhetaten). Pas Revolucionit francez qendron llozha e madhe masone e Francës e krijuar në 1731, 58 vite para revolucionit, Grand Orient de France. Veçanërisht e implikuar në përgatitjen e revolucionit ka qenë një llozhë masonike në orbitën e Grand Orient, që quhej “Les neuf soeurs”(“Nëntë motrat”). Para fillimit të revolucionit dhe në fillimet e tij, Mjeshtri i Madh i Grand Orient ka qenë një aristokrat shumë i lartë, Louis Philippe, Duka i Orleanit, kushëriri i mbretit Louis XVI. i cili pretendonte fronin mbretëror të Francës. Më vonë ky do të bëhej Mbreti Louis Philippes II dhe do të mbretëronte nga viti 1830 në 1848. Masonët e kishin bindur atë se që të bëhej mbret, ishte i nevojshëm një revolucion që do të rrëzonte Burbonët nga froni, dhe që do të godite kishën që ishte mbështetëse e Burbonëve. Ashtu si Amenoteph IV, 32 shekuj para tij, edhe Duka i Orleanit, e pranoi planin e masonëve, pa e kuptuar plotësiht se për çfarë qëllimesh donin ta përdornin. Kështu që ai dhe aristokratë të tjerë ndihmuan masonët që të organizonin revolucionin, që në fakt u krye sipas skenarit të një grushti shteti, pa pjesëmarrje masive të turmave, aq në Paris dhe jo më në pjesën tjetër të Francës që ishte thjesht spektatore e asaj që po ndodhte. Pasi u përmbys mbreti, oligarkia sekrete e revolucionit e harroi premtimin që i bëri Dukës së Orleanit dhe shpalli Republikën, në dukje të qytetarëve. Por në 28 korrik 1794, Robespieri, nga foltorja e Konventës (parlamentit) denoncoi faktin se Republika kishte rënë nën kontrollin e një oligarkie sekrete, masonerisë: “Unë nuk guxoj të them emra në këtë moment e vend. Unë nuk mund t’ i lejoj vetes të çjerr vellon që mbulon këtë mister të thellë të Antikitetit. Por unë mund të afirmoj që mes autorëve të këtij komploti janë agjentë të këtij sistemi korrupsioni e ekstravgance, më i fuqishmi i shpikur nga të huajt për të mposhtur republikën”. Pas këtij fjalimi, Robespieri, në dy të mëngjesit u arrestua, dhe ditën në vazhdim u çua në gijotinë.
Kryeministri britanik i kohës, William Pitt i Riu, duke parë atë që po ndodhte në Francë, si dhe atë që kishin bërë masonët në Amerikë, ku kishin ideuar dhe zbatuar planin e shkëputjes së kolonive amerikano-veriore nga Kurora Britanike, me anë të një rebelimi, në vitin 1799 bëri që parlamenti të miratojë «The unlawful societies Act», që ndalonte të gjitha shoqëritë që u kërkojnë anëtarëve të tyre të mbajnë një betim dhe një obligim të fshehtë, duke përfshirë dhe ato masonike. Pra, kryeministri Ëilliam Pitt, i cili do të ishte armiku më i pakompromis i Francës revolucionare dhe më pas napoleoniane, prakitikisht kishte një teori konspiracioni sipas së cilës masonët kishin konspiruar në Francë për përmbysjen e rendit politik dhe shoqëror në fuqi dhe se të njëjtën kishte rrezik ta bënin dhe në Britaninë e Madhe. Ligji i miratuar i jepte kësaj teorie konspiracioni. Por nën presionin e llozhave masonike, ato u përjashtuan specifikisht nga ky ligj, por u detyruan që t’ u paraqesin autoriteteve një herë në vit listën e anëtarëve të tyre. Shumë kohë më vonë, në vitin 1967 ky detyrim u hoq. Në SHBA masoneria moderne u soll nga francezët, edhe pse atje u përhap kryesisht Riti Skocez i masonerisë, që është ende dominues. Riti Skocez që u përhap në SHBA në shekullin XVIII, në fakt u ideua në Paris, në vitet gjashtëdhjetë të shekullit XVIII, nga një forum mason i quajtur Këshilli i Perandorëve të Lindjes dhe Perëndimit, si një rit me 25 shkallë hierarkie dhe sekreti. Ky do të quhej dhe Riti «Morin» se masoneria pariziane i dha licencën një masoni nga Bordo, tregtarit Estienne Morin, që ta përhapte këtë rit në Botërn e Re (dy Amerikat), duke e emëruar në 1761 Inspektor i Madh për Botën e Re. Ishte koha kur Franca dhe Britania e Madhe ishin rivale dhe armike, kështu që duket se masoneria franceze duhet ta ketë parë misionin e saj në Botën e Re, si një subversion në zotërimet koloniale të Kurorës Britanike.
Si bashkëpunëtor i Morin ishte një holandez i natyralizuar në francez, Henry Andreë Francken. Francken shkoi në 1767 në New York, ku bëri zëvendës-inspektor të përgjithshëm një tregëtar çifut të quajtur Moses Michael Hays. ku dha një licencë masonike për hapjen e një llozhe në Albany, në zotërimet britanike. Me këtë rast u hap në Neë York llozha e parë masonike në zotërimet britanike në Amerikë, në Albany të Neë York. Heys do të bëhej përhapësi i masonerisë së Ritit Skocez në Amerikën Veriore, duke emëruar në 1781 tetë nën-inspektorë të përgjithshëm. Nga këta Issac De Costa, një çifut me origjinë portugeze do të bëhej themelues i masonerisë së Ritit Skocez në Karolinën e Jugut, Abraham Forst në Virginia, Joseph M. Myers në Meryland, Barend M. Spitzer në Georgia. Ndoshta është rastësi, por nga këto shtete ka dalë numri më i madh presidentësh të SHBA në dekadat në vazhdim. Do të ishte llozha masonike e Bostonit ajo që do të kishte një peshë të madhe në Revolucionin Amerikan. Sot në SHBA dominon masoneria e Ritit Skocez, e cila është një zhvillim i Ritit Morin, duke evouluar nga një rit me 25 gradë, në një rit me 33 gradë. Në fakt, gradët në Ritin Skocez fillojnë nga e katërta, për të vazhduar deri tek e tridhejtëetreta. Riti Skocez quhet Appendant (i atashuar, i shtuar) dhe për t’ u anëtarësuar në të, dikush duhet të jetë anëtar i një llozhe masone. Riti Skocez, që mund të konsiderohet edhe si aristokracia e masonerisë anglosaksone, funksionon mbi parimin e tyre që mund të quhen superllozha. Për të hyrë në sistemin e hierarkisë të Ritit Skocez, nga grada e katërt tek e tridhjetëetreta, duket të jesh anëtar i një llozhe masone, dhe të kesh arritur gradën e tretë, atë të master mason (mjeshtrit mason). Vetëm pas kësaj mund të hysh në superllozhë, duke marrë gradën e katërt, që është më e ulta, dhe që quhet «Secret Master». Grada më e lartë, e tridhjetëetreta është ajo e Sovereign Grand Inspector General (Inspektorit të Madh të përgjithshëm Sovran). Menjëherë poshtë tij në
gradën e tridhjetë e dytë është Sublime Prince of Royal Secret (Princi Sublim i Sekretit Mbretëror). Në gradën e tridhjetë e dytë është: General Inspector Inquisitor Commander (Komandanti hetues-Inspektor i përgjithshëm) Në masonerinë amerikane llozhat e njohin formalisht Ritin Skocez, ndërsa United Grand Lodge of England nuk e njeh, por nuk e ndalon pjesëmarrjen në të të anëtarëve të saj. Rrjeti i llozhave masonike të Ritit Skocez në SHBA drejtohet nga dy qendra të fuqishme: Këshilli Suprem për Juridiksionin e Jugut (të SHBA) në Washington D. C. Dhe Këshilli Suprem në Lexington Massachusets, për Juridiksionin e Veriut (të SHBA).

Sot në botë ka dy linja kryesore rivale të masonerisë së lirë, masoneria anglosaksone dhe ajo franceze, të cilat kontrollojnë llozha në vende të ndryshme të botës që janë në orbitën e tyre. Masoneria anglosaksone ka tre qendra kryesore të fuqishme, nga të cilat një është në Londër (United Grand lodge of England) dhe dy në SHBA, të cilat janë Këshilli Suprem për Juridiksionin e Jugut (të SHBA) në Washington D. C. Dhe Këshilli Suprem në Lexington Massachusets, për Juridiksionin e Veriut (të SHBA). Ndërsa Grand Orient de France është organizata më e fuqishme masonike në Francë, dhe i përket grupit ateist të masonerisë ndërkombëtare, duke qenë dhe zemra e tij. Kjo organizatë është një rivale e përjetshme e masonerisë anglosaksone, me të cilën është armiqësuar që në vitin 1877, kur Grand Orient hoqi kriterin e besimit tek Zoti për pranimin e anëtarëve. Nga fjalët e Mjeshtrit të Madh të Grand Orient, Quillardet, që vizitoi Shqipërinë para disa kohësh, u mësua se sot kriter për t’ u pranuar në këtë organizatë masonike është ateizmi. Kjo u bë e qartë kur Quillardet, në intervistën që dha në emisionin «5 pyetje nga Babaramo», në Neës-24, kur u shpreh se masoneria është e nevojshme të ekzistojë për të garantuar laicizmin e shoqërisë, përkundër rrezikut të dominimit të klerikalizmit, paraqiti si një ndër rreziqet edhe shtimin e teorive antidarviniste. U mor vesh, frankomasoneria e Grand Orient e paska darvinizmin, pra ateizmin, princip të saj, pavarësisht se Guillardet deklaroi se në masoneri nuk ka doktrinë, dhe se ajo është një bashkim i mendjeve të lira. Por, del se është një bashkim i mendjeve që janë të lira të besojnë se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni. Të gjitha organizimet shoqërore që kanë marrë si një nga premisat e tyre-bazë teorinë se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni kanë përfunduar duke e majmunizuar njeriun. Komunizmi është prova më impresionuese për këtë gjë. Masoneria franceze e Grand Orient nuk mund të bëjë përjashtim.

Ku qëndron e keqja e masonerisë sot? Në pamje të parë masoneria të le përshtypjen e një trilli të çuditshëm ku burrat bëjnë një lojë fëmijësh. Por e vërteta është se këtu ka një të keqe të madhe. E keqja e madhe e masonerisë është se ajo influencon në vendimmarrjen publike, në mënyrë konspirative. Një shtetar, politikan, deputet, gjykatës, prokuror, gjeneral, biznesmen, botues, profesor etj., që është mason do të veprojë në punën e tij publike, jo siç do t’ i thoshte ndërgjegjia e tij dhe interesi publik, por sipas urdhërave të masonerisë dhe në interes të anëtarëve të vëllazërisë sekrete. Urdhëri i vëllazërisë sekrete dhe është ligji më i lartë për masonin dhe prevalon mbi ligjin publik. Një funksionar publik i çdo rangu qoftë, që është mason, nuk e ka më vetëdijen dhe interesin e shërbyesit publik, por vetëdijen dhe interesin e shoqërisë sekrete. Ai është një konspirator që vepron jo më për të mirën publike, por për konsolidimin e pushtetit okult dhe të pasurisë së vëllazërisë dhe anëtarëve të saj.
Siç tregova më lart, Riti Skocez me 33 shkallët e tij është një strukturë ezoterike e sofistikuar, që të ndriçon për një qendër konspiracioni për të krijuar një pushtet të gjithëfuqishëm okult në shoqëri. Simotra e saj franceze Grand Orient nuk është më ndryshe. Në kushtet e shoqërisë së sotme perëndimore, asgjë nuk e justifikon ekzistencën e një strukture të tillë si masoneria. Nëse masoneria kishte një justifikim në shoqëritë me kasta, ku ajo ishte një formë e organizuar disidence, si dhe një kundërbalancim i aristokracisë dhe kastës së klerikëve, që ishin të gjithëfuqishme, sot ajo nuk ka një justifikim. Sot masoneria është bërë ajo çka njerëzit e saj pretendojnë se ishin kleri dhe aristokracia, kur masoneria luftoi kundër tyre, pra kastë që ushtron një pushtet okult në shoqëri. Është shumë alarmuese që tek masoneria marrin pjesë njerëz që kanë poste të rëndësishme zyrtare në sistemin publik të institucionev, në shoqërinë civile, biznes, media etj. Në Itali, në 1982, policia zbuloi rastësisht dokumentet e llozhës masonike të Romës “Propaganda Due“ (P 2) ku kishte shumë deputetë, senatorë, ministra, gjykatës, prokurorë, funksionarë të lartë të shërbimeve sekrete, diplomatë, ushtarakë të lartë, funksionarë të lartë të policisë, afaristë, gazetarë etj. Kuptohet se bashkimi i njerëzve të fuqishëm nga këto fusha, në një shoqatë të fshehtë ishte në kuadrin e një konspiracioni për të krijuar një qendër pushteti okult, në dobi të konspiratorëve. Zbulimi kësaj llozhe është shpjeguar edhe me atë se ishte pjesë e rivalitetit mes linjave të ndryshme të masonerisë ndërkombëtare. E pra, deri atëherë italianët që besonin tek pushteti okult masonik, ishin vënë në lojë si paranojakë, maniakë të teorive të konspiracionit etj., por doli të ishte ndryshe. Paranojakë kishin qenë ata që nuk besonin në to. Masoneria është mafie e legalizuar. Ata që e shfajësojnë masonerinë me argumentin s endryshe nga mafia, ajo nuk e shkel ligjin, bëjnë sikur harrojnë se masoneria nuk ka nevojë ta shkelë ligjin se ajo qëndron mbi ligjin dhe e bën ligjin. Masoneria sigurisht që ka pasur një influencë të madhe në ngjarje të rëndësishme historike dhe kjo gjë thuhet jo vetëm nga ata që shpërfillen si teoricienë konspiracionesh. Në librin e një autoriteti si Bernard Lewis “Lindja e Turqisë moderne”, ku thuhet se llozhat masonike patën një rol të madh në Revolucionin Xhonturk dhe në ngjarje të tjera në Imperinë Osmane dhe Turqi dhe dihet se xhonturqit krijuan një kastë që ushtronte një pushtet okult pas institucioneve zyrtare me anë të Komitetit, të ashtuquajtur, për Bashkim e Përparim.

Ajo që i përgënjeshtron pretendimet e masonëve, se ata janë një shoqatë idealiste, e pafajshme, nëse doni snobësh, është betimi masonik që është i frikshëm dhe i përgjakshëm. Masonët betohen se nëse do të nxjerrin sekretet e Vëllazërisë, atyre le t’ u çahet gjoksi dhe do t’ u shkulet zemra, dhe do t’ u jepet si ushqim zogjve apo kafshëve të egra, se do t’ u shqyhen gjymtyrët, do t’ u digjen mushkëritë dhe do të shpërndahet hiri në ajër. Pretendimi i masonëve se këto kanë mbetur nga tradita nuk duket bindës. Përse janë dashur në të shkuarën këto betime kanibaleske dhe përse duhen ende sot, nëse është fjala për një shoqatë që pretendon të jetë një shkollë morale? Dhe të mendosh se në çdo shkallë të masonerisë bëhet një betim i ri, më i egër. Masoneria është një fe sekrete, që i shërben një kaste sekrete, si instrument sundimi okult në shoqëri. Masoneria dhe demokracia, masoneria dhe liria përjashtojnë njëra tjetrën. Demokracia sa kohë ekziston masoneria nuk mund të jetë veçse demokraci masonike, ashtu si demokracia në kohën e komunizmit ishte demokraci e ashtuquajtur popullore, që ishte eufemizmi komunist për despotizmin. Argumenti i masonëve se fakti që ata i ka luftuar fashizmi tregon se kanë qenë në dobi të lirisë nuk vlen, se
fashizmi shikonte tek masoneria një qendër rivale pushteti despotik. Masonët kanë si strategji kryesore për të zhvlerësuar kritikat ndaj tyre, që t’ i etiketojnë kritikat ndaj tyre si teori konspiracioni. Me këtë ata e projektojnë tek kundërshtarët e tyre të keqen e vet, pra konspiracionin. Por a nuk është sekreti i shkallëzuar i masonëve, i ruajtur me betime makabre, premisë logjike për teori konspiracioni? Është absurde dhe skandaloze që një instrument pushteti okult despotik, oligarkik, i trashëguar nga Antikiteti i thellë, të paraqitet sot si instrument në dobi të lirisë, demokracisë, së mirës dhe së drejtës.

Karl Popper në librin e vet “Shoqëria e Hapur dhe Armiqtë e Saj” (1945), shkruan: “Unë nuk dua të them që konspiracionet nuk ndodhin kurrë. Në të kundërt, ato janë fenomen social tipik”. Popper gjithashtu thotë: «Konspiracionet ndodhin, kjo duhet pohuar. Por fakti që të godet, i cili, pavarësisht ndodhjes së tyre, disaprovon teorinë e konspiracionit, është që pak nga këto konspiracione janë përfundimisht të sukseshme. Konspiratorët rrallë e konsumojnë konspiracionin». Shumë e drejtë! Prandaj ky libër nuk përkthehet në Shqipëri, edhe pse ai i ka dhënë emrin kolanës së botimeve të fondacionit në Shqipëri, “Libra për një shoqëri të hapur” të Piro Mishës, se Fondacioni “Soros” që i financon këto botime, është një strukturë në orbitën e masonerisë. Popper e ka fjalën për rastet që i konvenojnë atij, por kjo që thotë ai mund të shihet dhe me vlerën e një postulati universal. Duke ndjekur logjikën e Popper mund të thuhet se teoritë e konspiracionit, përveç kur konspiratorët vetëzbulohen pas suksesit të plotë, kur e gjykojnë të arsyeshme, ose rastit kur del një i penduar nga rradhët e konspiratorëve që rrëfehet, siç ndodhi me mafian, që ishte një konspiracion, vërtetohen me prova të tërthorta. Kjo vlen dhe për masonerinë. Masoneria është e ngjashme me “Vëllain e
Madh” në “1984” të George Orwell, pra është një qendër pushteti despotik okult.

Forumi Vizitor
Ne çdo rast t'jesh vetvetja
avatar
era

Numri i postimeve : 300
Piket : 827
Respekti : 102
Date e hyrjes : 25/03/2011
Mosha : 28
Vend ndodhja : Tirane

http://forumivizitor.forumo.org/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Origjina e Shoqerive Sekrete

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi