identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (872)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (300)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
8 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 8 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Një shqiptare "shpik" kompjuterin që lexon mendjen!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Një shqiptare "shpik" kompjuterin që lexon mendjen!

Mesazh nga era prej Mon Dec 21, 2015 12:22 pm

Kërkuesja shqiptare, Lorina Naci, udhëhoqi grupin kanadez që bën komunikim me njerëzit në koma. Sistemi novator mund të kuptojë përgjigjet për pyetjet e thjeshta përmes skanimit të trurit .

Kërkuesit në Kanada, nën udhëheqjen e shqiptares Lorina Naci, arritën të krijojnë një kompjuter që lexon mendjen dhe që mund të ndihmojë në komunikimin me njerëzit në koma. Kërkuesit në Universitetin e Ontarios Perëndimore përdorën neuroimazhet për të lexuar mendimet e njeriut përmes aktivitetit të trurit në rastet kur ata kërkojnë përgjigje specifike “po” ose “jo”.

Skuadra thotë se kërkimi i tyre mund të sjellë mënyra të reja shumë të rëndësishme në përpjekjen për të komunikuar me pacientët që janë në gjendje vegjetative. Gjetjet e tyre u publikuan në “Journal of Neuroscience” në një studim të titulluar “Mesazhet e heshtura të trurit: Përdorimi i vëmendjes selektive për të dekoduar mendimin e njeriut për komunikim me bazë trurin”.

Sipas kërkueses kryesore, Lorina Naci, interpretimi i mendimit njerëzor përmes analizimit të aktivitetit të trurit – pa u bazuar te të folurit apo veprimet – është një nga kufijtë më provokativë dhe sfidues të neuroshkencës moderne. Në mënyrë specifike, pacientët që janë tërësisht të vetëdijshëm dhe të zgjuar, por gjithsesi, për shkak të dëmtimeve në tru, të paaftë për të treguar reagim në sjellje, ekspozojnë limitet e sistemit neuromuskular si dhe nevojën për forma alternative komunikimi.

Në studim, pjesëmarrësve iu kërkua të përqendrohen te një përgjigje e pastër “po” ose “jo” për pyetje të tilla si “A jeni i martuar?” apo “A keni vëllezër dhe motra?” dhe vetëm duhej ta mendonin përgjigjen, pa e thënë atë. “Kjo metodë novatore u lejoi individëve të shëndetshëm t’i japin përgjigje pyetjeve nën skaner, thjesht duke i kushtuar vëmendje fjalës që ata donin të thoshin. Duke parë në aktivitetin e tyre të trurit, ne ishim në gjendje të dekodojmë me korrektësi përgjigjet për secilin individ”, tha Naci, një studente postdoktorante në Institutin Perëndimor për Trurin dhe Mendjen. “Shumica e vullnetarëve i përmblodhën përgjigjet e tyre brenda tri minutave skanim, një dritare kohe që është shumë mirë e përshtatshme për komunikimin me ndërfaqen e kompjuterit të trurit”.

Naci dhe kolegët e saj Rhodri Cusack, Vivian Z. Jia dhe Adrian Owen tashmë po përdorin këtë metodë për të komunikuar me pacientët pa përgjigje në sjellje, të cilët mund të jenë diagnostikuar gabim si njerëz në gjendje vegjetative. “Avantazhi i kësaj teknike, veçanërisht lehtësia e përdorimit, fuqia dhe detektimi i shpejtë, mund të maksimizojë shanset që çdo pacient i tillë të jetë në gjendje të arrijë komunikim me bazë trurin”, tha Naci.
Në studim, pjesëmarrësve iu kërkua të përqendrohen në përgjigje të thjeshta “po” apo “jo” për pyetje të tilla si “A jeni i martuar?” apo “A keni vëllezër dhe motra?” dhe vetëm ta mendonin përgjigjen e tyre, jo ta thoshin me fjalë. Duke analizuar aktivitetin e trurit të tyre, skuadra ishte e aftë të lexojë saktë përgjigjet e tyre për një seri pyetjesh.
avatar
era

Numri i postimeve : 300
Piket : 827
Respekti : 102
Date e hyrjes : 25/03/2011
Mosha : 28
Vend ndodhja : Tirane

http://forumivizitor.forumo.org/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi