identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (875)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (324)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
8 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 8 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Mbesa e Faik Konicës ikën nga lufta në Siri dhe mbërrin në Tiranë: Shtëpia u bombardua, dua të jetoj këtu

Shko poshtë

Mbesa e Faik Konicës ikën nga lufta në Siri dhe mbërrin në Tiranë: Shtëpia u bombardua, dua të jetoj këtu

Mesazh nga Admin prej Tue Oct 13, 2015 12:17 pm


Mona Ajlani është sot 60 vjeçe. Në kokë mban një shami të bardhë, poshtë së cilës qëndrojnë dy sy të ftohtë, të akullt, të ujtë, bojëqiell të pastër. Me një palë pantallona e xhaketë të zezë që i mbulojnë trupin, ajo ka lënë Damaskun e shkrumbuar nga bombardimet, ka kaluar nëpër Libi, mandej në Turqi derisa ka shkelur tokën shqiptare, falë një vize 90-­ditore që iu dha nga ambasada shqiptare në Egjipt, mbasi një banor i Vorës paraqiti për të një garanci.

I ka ende të freskëta kujtimet e luftës, shtëpinë e bombarduar në një zonë të kthyer ushtarake, imazhet e fundit të së motrës që u nda nga jeta, rrugët e shkreta, qytetin fantazmë që kontrollohet nga policia e shtëpinë nga e cila e nxorën me përdhunë vetëm me rrobat e trupit.

Atje, veç varreve të babait, nënës, motrës e tezes, nuk e pret asgjë. Kur të gjithë sirianët e tjerë lanë vendin e u nisën drejt Gjermanisë, Mona Ajlani udhëtoi drejt Tiranës.

“Jam gjysmë shqiptare. Ime më ishte Merushe Konica, vajza e Mehmet Konicës. Vendosa të vij këtu pasi flas shqip dhe ndjehem shqiptare. Nuk do ndihesha askund njësoj”, rrëfen ajo për “Gazeta Shqiptare”.

Në çantën që mban në krah ka disa dokumente të vulosura nga Ministria e Jashtme siriane, siç është çertifikata familjare. Për të marrë ato vula i është dashur të udhëtojë mes ‘raketave’ që çanin qiellin, por pa to, dokumentet nuk do të kishin vlerë.

“Që të vija në Shqipëri, duheshin dokumentet. I kam marrë me vështirësi, por duhej t’i merrja. Atje nuk mund të rrija më: nuk kam as shtëpi e as njeri. Shtëpia ku jetoja unë është bombarduar. Për një muaj kam fjetur ku kam mundur, derisa erdha këtu”.

Gishtërinjtë e gjatë shtrëngojnë fort çantën, ndërsa gjatë rrëfimit të kalvarit të saj, shpesh bojëqiellja zbehet kur sytë i rrëmbushen me lot. Tri vite më parë, në Shqipëri erdhi Randa, kushërira e saj që pasi mori nënshtetësinë shqiptare, jeton në Kosovë. Atëkohë, Mona priti të ikte e motra e sëmurë. Tri vite më pas, ajo është e vetme, në Tiranën që e njohu në vitin 1994. Pasardhëse e Konicës dhe e Toptanëve(e ëma Edibe Zavalani ­Konica), Mona rikthehet për të jetuar pjesën tjetër të jetës duke i kërkuar shtetit shqiptar nënshtetësinë, nëse ky shtet, do të mund të gjejë vend, për ata, shqiptarët e harruar të Sirisë.

Kur Mehmet Konica vdiq në Itali, e shoqja, Edibja me dy vajzat: Merushen dhe Lavdien, kishin mbetur në Tiranë, madje regjimi i kish dënuar me vdekje. Atëkohë, anglezët bënë një marrëveshje me Enver Hoxhën, marrëveshje nga e cila, tri femrave të familjes Konica iu shpëtohej jeta. Sipas kësaj ujdie, Enver Hoxha binte dakord që Edibja, Merushja dhe Lavdie Konica të shkonin në Itali, me kusht që nipi i Enver Hoxhës, që vuante nga një sëmundje e rëndë, të merrej për kurim nga Italia me helikopter.

Për këtë marrëveshje biseda është bërë me Koçi Xoxen, por për interesat e Enver Hoxhës. Xoxe dhe anglezët kanë bërë bisedime, nga të cilat përfitonte familja e Mehmet Konicës dhe nipi i Enver Hoxhës(histori e rërfyuer nga familja e M.Konicës). Ndërkohë që Edibe (Zavalani) Konica(mbesë e Toptanasve) me të bijat ndodhej në Itali, Ahmet Zogu takon presidentin sirian Shukri Kuvetli dhe i kërkon të strehojë në Siri familjen e Konicës dhe kështu u bë. 70 vite më vonë, mbesat e Mehmet Konicës janë rikthyer ne atdhe, duke kërkuar që atdheu ti pranojë, në tokën që dikur e lanë për shkak të komunizmit. Ikën prej këtej për t’i shpëtuar vdekjes dhe rikthehen po për ti shpëtuar vdekjes.

Mona ku keni jetuar deri tani?

Kam jetuar në Siri, në Damask. Kam qenë në të njëjtin qytet me Randën. Kam lindur aty, jam shkolluar dhe jam rritur aty. Kam kaluar gjithë jetën në Damask.

Si ka qenë jeta juaj atje prej tri vitesh kur ka shpërthyer lufta?

Jeta ka qenë shumë e vështirë. Në çdo sekond jetonim me frikën se mund të binte raketa. Pas shtëpisë sime ranë dy të tilla, ne shpëtuam, por u dogjën dy taksi. Gjithsesi, kishim shumë frikë për jetën. Lufta atje vazhdon dhe bëhet gjithnjë e më e ashpër. ­

Ku bëhet lufta, në qytetet e mëdha?

Më shumë në periferi. Po unë jetoja në periferi të Damaskut. ­

Pse qëndruat deri tani?

Kisha motrën të sëmurë, në koma. Ajo vdiq para 8 muajsh. Prej asaj dite, unë nuk kisha më pse rrija atje dhe vendosa të iki. ­

A patët vështirësi për të hyrë në Shqipëri?

Luan Shehu, një mik i familjes sime nga Vora, më dërgoi garanci dhe një deklaratë që më pret. Dërgova pasaportën në ambasadën shqiptare në Egjipt dhe meqë kisha një garanci, më lejuan të vija me vizë 90-ditore. ­

Pse nuk lejohet ardhja në Shqipëri?

E di që ka probleme, ndaj kërkova vizë përmes garancisë. E dërgova në ambasadën shqiptare me postë dhe ma kthyen po me postë.

Çfarë rruge bëtë për të ardhur?

Ika nga Siria në Liban, nga Libani në Stamboll dhe më pas në Tiranë.

Çfarë kërkoni nga shteti shqiptar?

Dua leje qëndrimi që të rri në Shqipëri, dua nënshtetësinë shqiptare. Nëna ime dhe e Randës (Konicës) ishin motra. Unë nuk kam marrë leje qëndrimi, unë kam marrë vizë si turiste. Nëse kalojnë tre muaj, çfarë do të bëhet me mua? Duhet të iki? Po ku të iki nëse dëbohem nga Shqipëria?

Shtëpia juaj në Siri është djegur?

Po, se jetoja në periferi. Ajo u bombardua. Gjithsesi, tani atje në zonën ku ishte shtëpia ime, është zonë ushtarake, nuk hyn dot më. ­

Si e ke mësuar shqipen që e flet në gjuhë letrare?

Në shtëpi, me gjyshen, me nënën e me tezen. Banonim bashkë e kemi folur shqip. Kam lindur më 1954­-ën dhe kam jetuar me gjyshen gjatë. Në shtëpi flisnim shqip, jo arabisht. Edhe tezja fliste shqip. Edibe ka pasur dy vajza kur iku nga Shqipëria, që në atë kohë ishin rreth 25 vjeçe. Të dyja ikën nga Shqipëria të rritura e flisnin mirë shqipen dhe e mbanim mend, ndaj në shtëpi ne flisnim shqip. Pasi vdiq nëna dhe u sëmur motra, atëherë e flisja më pak se nuk kisha me kë. Fqinjët tanë sirianë e mësuan shqipen nga ne. ­

Sa shqiptarë ka në Siri nga brezi i ikur rreth viteve 1900?

Ka nga ata që kanë shkuar atë kohë. Pastaj ishte një kohë kur mbreti Zog dha urdhër të hiqen perçet, ato që nuk donin t’i hiqnin, ikën në Siri. ­

Si quhen shqiptarët e Sirisë atje?

Arnautë. Ka shumë të tillë, është pothuaj një lagje me 1000 a më shumë shqiptarë. ­

Janë akoma në Siri apo kanë ikur?

Disa kanë ikur e disa janë ende atje. ­

Shqiptarët atje me se merren, me se jetojnë?

Punë të ndryshme kanë bërë. Asnjë nuk merret me politikë. ­

Pra, nuk janë të përfshirë as në luftime?

Jo. Aspak.

Njihen si shqiptarë ata?

Varet nga njerëzit. Disa nuk njihen si shqiptarë, sepse nuk e tregonin origjinën. Nuk donin që të njiheshin si të ardhur në Siri, jo se kishin probleme, por kështu ishin.

Po familja juaj?

Ah, për ne e gjithë bota e dinte se ishim shqiptarë. Nuk e di pse nuk donin, por kur erdhi mbreti, nuk donin as ta shihnin./syri.net
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1329
Piket : 18976
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 19
Vend ndodhja : Puke

http://forumivizitor.forumo.org

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi