identifikimi

Harrova fjalkalimin

Postuesit Kryesore
Admin (1312)
 
Forumi Vizitor (874)
 
Albani (703)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (332)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Duhani permban Gjak derri

Shko poshtë

Duhani permban Gjak derri

Mesazh nga Muslimanja prej Sat Sep 13, 2014 9:18 pm

Duhani përmban Gjak Derri

Raporti thotë: Gjaku i Derrit përdoret në filtrat për të penguar substancat e dëmshme


Keni menduar se i dini të gjitha për efektet anësore negative të duhanit? Një studim i ri tregon se cigaret mund të përmbajnë gjurmë gjaku të derrit gjë që mund të jetë "shumë fyese" për muslimanët dhe grupet e tjera fetare, ‘The Australian’ e Australisë njoftoi të martën.

Profesori nga Universiteti i Sidnejit Simon Chapman flet duke ju referuar një "hulumtimi holandez të kohëve të fundit i cili identifikoi 185 përdorime të ndryshme industriale të derrit - duke përfshirë përdorimin e hemoglobinës në filtra të cigareve," njoftoi ‘The Australian’.

Komuniteti çifut dhe Bashkësia Islame me siguri i merr këto çështje tejet seriozisht, si dhe shumë vegjetarianë gjithashtu.

Muslimanët dhe çifutët ndalojnë konsumimin e mishit të derrit, kurse vegjetarianët e rreptë refuzojnë të konsumojnë ndonjë nga produktet ose bashkë-produktet shtazore.

"Unë mendoj se do të ketë disa grupe të veçanta të devotshme, të cilët idenë se në cigare gjenden produkte të derrit do ta konsideronin si shumë fyese, tha Chapman.

Sipas studimit të fundit, hemoglobina e derrit, një proteinë e gjakut, përdoret në cigare për të bërë filtra më efektiv për të ndaluar substancat e dëmshme para se të mund të hyjë në mushkëritë e duhanxhiut.

Chapman tha se nuk ka asnjë mënyrë për të ditur me siguri se cilat firma e përdorin hemoglobinën e derrit. Kur përmendin përbërësit e produkteve të tyre, kompanitë e duhanit thonë se ekzistojnë "procese përpunuese... që nuk janë shumë të pranishme në, dhe nuk ndikojnë në mënyrë funksionale, në prodhimin përfundimtar " Hemoglobina e derrit bie në atë kategori dhe për këtë arsye nuk do të jetë qartë e deklaruar në listë.

"Kjo vetëm vë në një ngushëllim të vështirë problemin që industria e duhanit nuk është e detyruar që të deklarojë përbërësit e duhanit; ata thonë:" ky është biznesi ynë "dhe një sekret tregtar."

"Nëse ju jeni një duhanpirës dhe ju jeni të besimit Islam apo Hebre atëherë ju ndoshta do të dëshironit ta dinit dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta zbuluar," tha Chapman.

Së paku një markë cigaresh që shitet në Greqi e ka pranuar se përdor hemoglobinën e derrit në proceset e saj, njofton Profesor Chapman.

E Ndaluar sidoqoftë

Zbulimi vendos më shumë se 100 milion musliman arabë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, sidomos duke pasur parasysh se disa fetva tashmë janë lëshuar që ndalojnë pirjen e duhanit tërësisht. Ky informacion i ri do të bëjë ndalimin e mëparshëm të duhanit më të vlefshëm për muslimanët.

Dijetari i ndjerë saudit Muhamed bin Salih el-Uthejmin argumentoi se ajetet nga Kurani mbështesin ndalimin e cigareve. Ai përmendi në mënyrë specifike një ajet nga Kur’ani që ndalon harxhimin e parave në mënyrë të padobishme dhe i quajti njerëzit që konsumojnë duhan “shkapërderdhës."

"Sipas Islamit, paratë duhet të shpenzohen për të mirën e popullit dhe fesë dhe se cigareve nuk e bëjnë asnjërën" thotë fetvaja.

Uthejmini bazoi gjithashtu fetvanë e tij në ajetin Kur'anor që ndalon muslimanët nga ndërmarrja e veprimeve që mund të çojnë në vdekjen e tyre.

"Pirja e duhanit shkakton sëmundje fatale si kanceri dhe eventualisht mund të çojë në vdekje. Kështu që, ajo është në kundërshtim me fjalët e Perëndisë," shton fetvaja.

Filtrat e cigareve, që synojnë uljen e sasisë së tymit të thithur, u shpikën për herë të parë nga hungarezi Boris Aivaz më 1925. Cigarja e parë e filtruar ishte prodhuar më 1927.

Më 1935, një kompani britanike ka filluar zhvillimin e një makine që do të prodhojnë cigare me filtër. Nga vitet 1960, të gjitha cigaret kishin filtra.

Filtrat e cigareve janë bërë nga një material i imët i quajtur celulozë e acetiluar, e nxjerrë nga një letër krepi.

Londër (Kemal Kobeissi)
http://www.alarabiya.net/articles/2010/03/31/104554.html

Përktheu: Meriton Muriqi
Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/ Burimi: www.islamifejaevertete.com
avatar
Muslimanja
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 598
Piket : 1922
Respekti : 9
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 39
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi