identifikimi

Harrova fjalkalimin

Postuesit Kryesore
Admin (1312)
 
Forumi Vizitor (874)
 
Albani (703)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (332)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Shaban Rexhe Ahmeti imami i Xhamive Micoj e Lajthize

Shko poshtë

Shaban Rexhe Ahmeti imami i Xhamive Micoj e Lajthize

Mesazh nga Forumi Vizitor prej Thu Nov 28, 2013 11:06 am

Ajo dite tetori e vitit 1923 do te mbetej e pashlyer ne kujtesen e imam Shaban Rexhes dhe banoreve te fshatit Micoj. Megjithese kishte disa dite qe kishte ardhur ne fshat me kerkesen e Pleqesise se fshatit percjelle nepermjet Can Halilit, ne prag te muajit Ramazan te atij viti, Shabani zgjodhi ate te xhuma pas faljes te kerkonte prej banoreve te Micoj-it ti dergonin femijet e tyre per te mesuar ne mejtep. Dhe e nesermja do te ishte dita qe do te mbetej gjate ne kujtesen e tyre kur pese femije 1.Hysen Bajrami 2.Arif Islami 3.Hasan Osmani 4.Veli Bejtja 5.Zog Hyseni do te paraqiteshin per te vijuar mesimet fetare. Ditet ne vazhdim ky numer u dyfishua dhe do te vinin nxenes edhe nga Fush-arrezi.

Megjithe kushtet e veshtira, ne mungese te karrigeve, bangave, derrases se zeze e shumçkaje tjeter Shabani bente çmos qe perveç bazave te fese tu mesonte edhe turqisht e arabisht. Nxenesit rrinin ulur e jasteke te ulur kemekryq ne forme gjysmerrethi dhe degjonin me vemendje imamin. Eshte e qarte se ne mungese te literatures dhe mjeteve te duhura pervetesimi i njohurieve ishte ngadalte dhe me te meta, por Shabani mendonte se ishte shume me mire qe keto femije te merrnin dije ne kete forme sesa ta mbushnin kohen me punet e rendomta te fshatit.

Ne kete menyre vazhdoi per rreth dy vjet duke kryer sherbesat fetare gjate diteve, festave (Fiter Bajramit e Kurban Bajramit), muajit te Ramazanit dhe duke dhene mesim ne mejtepin e Micojit, por gjithmone e brente meraku se keto mesime ishin te nevojshme por aspakt te mjaftueshme nese nxenesit nuk pajiseshin me dije shkencore ne matematike, dituri, gjeografi, histori e mbi te gjitha mesimi i gjuhe amtare.

Diku nga fillimi i shkurtit ai u dergoi lajm te gjithe familjareve qe kishin femije deri ne moshen dhjete vjeçare te takoheshin tek xhamia per te biseduar nje çeshtje me rendesi. Te nesermen ai u shpjegoi banoreve se qyshkur e kishte menduar qe mejtepin ta kthente ne shkolle ku nxenesit te merrnin edhe dije te tjera perveç fetare, te cilat te pamjaftueshme per ti pergatitur ato per jeten dhe kerkoi mirekuptimin e tyre per kete problem.

Ai vete ishte nxenes i imam Sadik Prishtines dhe kishte mesuar ne mejtepin e Kabashit ku nder nxenesit e pare paten qene edhe Sahit Islami nga Lajthiza dhe Gjok Matia e Syle Isufi nga Dedajt. Ne vitin 1918 mejtepi i Kabashit, pasi funksionoi si i tille per dy vjet u kthye ne shkolle ku perveç femijeve qe qene ne fillim erdhen femije nga Qeleza, Blinishti, Bicaj, Rrape e Puke. Numri i tyre arriti ne 50.

Duke e patur kete pervoje Shabani qysh ne hapje te mejtepit e kishte menduar kthimin me vone ne shkolle. Diten tjeter ai u tha nxenesve qe tani e tutje mejtepin do ta quanin shkolle dhe qysh diten e pare i vuri te mesonin himnin kombetar. Vazhdoi dy here ne jave te jepte mesime feje kurse pjesen tjeter jepte mesime te gjuhes shqipe, matematikes, histori, gjeografi etj. Tashme shkollen e frekuentonin femije nga Lumardhi e Fush-arrezi.

Duke mos patur as programe mesimore e as tekste hasi ne veshtiresi te medha, prandaj ju drejtua me nje lutje Inspektorise se Arsimit te Qarkut Shkoder, ku i sqaronte se kishte çelur shkollen kater rendeshe (kater klaseshe) te cilen e vijonin 20 nxenes dhe kerkonte qe te njihej si shkolle shteterore per tu paisur me programe e tekste mesimore si dhe emerimin si mesues i kesaj shkolle.

Kerkesa ju percoll Ministrise se Arsimit qe asokohe drejtohej nga poeti dhe atdhetari i shquar Hile Mosi. Shaban Rexha u emerua mesues i shkolles Micoj ne vitin 1925. Nje dite shtatori te vitit 1926 nga ministria e Arsimit Kombetar do te paraqitej ne shkollen e Mico-it inspektori Adem Kukeli.

Pasi ndoqi oret e mesimit ai do ti bente Shabanit tre verejtje, dy prej tyre kishin te benin me ambientin e pamjaftueshem per mesim si dhe me veshjen mjaft te varfer te femijeve, por une nuk dua te ndalem tek ato.

Verejtja e trete ishte: Ju shkuat tek çdo nxenes per tia zgjidhur detyrat, kur ketu duhet ta benit me te gjithe klasen njeheresh. Duke vepruar keshtu ndokush mund te mbetet jashte vemendjes dhe kontrollit. Ndersa Shabani me ate qetesine qe e ka karekterizuar gjithe jeten ju pergjigj: Ju kembengulni qe une te mos shkoj e te punoj veçe veç me secilin nxenes, por te punoj ne grup me ta. Mendoj se puna individuale, ndonese e lodhshme dhe e ngadalshme ka rezultate me te mira ne qendrueshmeri te dijes. Femija duke u gjendur perpara veshtiresive ne te kuptuar mobilizohet me shume per ta kapercyer, aq me teper duke patur prane mesuesin fiton besim e siguri. Shmanget ne kete mnyre edhe dembelizmi duke i marre zgjidhjet te gatshme.

Ne kete pergjigje ne shohim tek Shabani mesuesin e perkushtuar i cili perdor metoda mesimdhenie duke argumentuar perrparesite e tyre dhe une pikerisht u ndala per ta theksuar kete rast.

E keshtu ditet kalonin, nderroheshin stinet dhe motet dhe ne vitin 1929 do te mbyllej cikli kater vjeçar shkollor ne shkollen e Micojit. Me kete rast Shabani do te organizonte nje ceremoni modeste te shperndarjes se deftesave. Ai permendi disa nxenes qe u dalluan si Rruste Rexhepi, Arif Islami, Brahim Sadria, Halil Cana, Hysen Osmani etj. Duke permendur keto nxenes te dalluar mendja e kthente ne nje ceremoni te ngjashme te zhvilluar ne shkollen e Kabashit ku Sadik Prishtina do te permendte emrin e tij si nxenes qe ne deftese kishte vetem nota njesha (nota me e larete ne ate kohe).

Ne vitin 1930 per arsye familjare ai u drejtohet autoriteteve arsimore me lutje per ta liruar nga detyra. Pastaj Shabani do te punonte ne pune shteterore si sekretar i batalionit ne Tirane, si agjent financiar ne Puke, si sekretar i Nenprefektures si ofiqar i gjendjes civile ne Puke.

Ne vitin 1957 per arsye shendetesore largohet perfundimisht nga puna. Ne veren e vitit 1958 me kontribute vullnetare te fshatrave Lajthize dhe Dedaj perfundoi se ndertuari xhamia e re me siperfaqe gati dy here me te madhe se e vjetra. Projektuesi dhe zbatuesi i projektit ishte Sulejman Mehmet Tafili.

Ylli Hadroj
Ylli Hadroj
Nga viti 1948 deri ne vitin 1967 kohe kur institucionet fetare u mbyllen me ligj sherbeu si imam i xhamise se fshatit Lajthize.

Ne si komb raportet me dokumentin e shkuar e kemi shume defiçitar, ndryshe prej fqinjeve tane e sidimos atyre jugor, qe ndonese bashkohes me ne, kane nje histori te shkrimit disa mijra vjeçare. Ndonese gjuha jone, doket, zakonet, veshjet, ritet vertetojne vjetersine tone shkrimi nuk na ndihmon ne kete pike.

Ndaj une kam nje falenderim te veçante sot per autorin e kesaj monografie te letrarizuar dhe per kedo tjeter qe perpiqet ta dokumentoje historine tone per brezat e ardhshem. Besoj dhe shpresoj se te tjere punemire nder ne do te kujtohen e vleresohen me shkrime nga ato punemire qe do vijne pas nesh.

Ju faleminderit



Pergatiti: Ylli Hadroj (Antar i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke dhe Sekretari i Keshillit te Bashkise Puke)

Puke 27 nentor 2013

Forumi Vizitor
ForumiVizitor
web: http://islami-puke.blogspot.com/
avatar
Forumi Vizitor
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 874
Piket : 3202
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 19
Vend ndodhja : ForumiVizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi