identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (872)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (300)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Roli i prijesve Mysliman te Pukes per Liri e Pavaresi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Roli i prijesve Mysliman te Pukes per Liri e Pavaresi

Mesazh nga Gezim Kopani prej Thu Nov 21, 2013 3:39 pm

Përkujtime për ata që iu përkushtuan luftës për Liri e Pavarësi

ROLI I PRIJËSVE MYSLIMAN TË PUKËS PËR LIRI E PAVARËSI

Përpjekjet e klerit mysliman të Pukës për lirinë dhe Pavarësinë e Atdheut janë të njohura qoftë përmes kujtesës historike, qoftë përmes disa burimeve arkivore me rëndësi. Këto përpjekje marrin shtytje që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ky fakt i rëndësishëm përgjithësisht është lënë në hije ose është paraqitë si rastësisht dhe i mangët me qëllimin për t’i pasqyruar klerikët myslimanë fanatikë e “anadollak” në islam, të cilët qenkan bërë, kështu, pengesë për lëvizjet patriotike; ndërsa, faktet tregojnë të kundërtën.
Një shembull i tillë ka qenë imami teolog Musa Dizdari, i njohur në popull me emrin Hoxhë Puka i cili është shquar për unitetin e komuniteteve dhe ringjalljen e përkushtimit atdhetar, sidomos në kuadrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Imam Osman Hoxha i Fletit
Imam Osman Hoxha i Fletit
Teologu Musa Et’hem Dizdari, Hoxhë Puka ( 1800-1900) njihet si i pari imam vendas, për të cilin ruhen kujtime dhe burime arkivore për veprimtarinë e tij të shquar atdhetare, sado me sakrifica edhe në moshë të thyer.
Bazuar vetëm në vendimin e Gjykatës Ushtarake Shkodër 19 gusht 1881 dhe të akteve gjyqësore të Ministrisë së Luftës, përcjellë me shkresë prej Kryeministrit osman Pallatit Perandorak po në Stamboll, del se Ismail Salih Agë Kryeziu, në bashkëpunim me imamin e xhamisë së Pukës, Haxhi Musa Et’hem Dizdari dhe të Mahmud Bajram Paci, imami i fshatit Pac të Bytyçit, dhëndër i Ismail Agës, bashkë me Abdyl Hoxhën e Gashit dhe Binak Alinë e Krasniqes, organizuan largimin dhe sigurinë e tij në Besë të Malësisë së Gjakovës prej Prizrenit deri në kufi me Pukë të Haxhi Ymer Prizrenit, Kryetar i Komitetit Drejtues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për Haxhi Ymer Prizrenin ishte lëshuar urdhër për kapjen e tij ( arrestimin ), si organizator “i kryengritjes që kishte themeluar dhe kishte përgatitë ai”, kundër Perandorisë Osmane gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, (Aktet gjyqësore,Shkodër).
Nëpërmes këtyre dokumentave osmane del se veprimtaria atdhetare për Liri dhe Pavarësi e Haxhi Musa Dizdarit, imam i xhamisë së Pukës, Hoxhë Puka, së bashku me Ismail Agë Kryeziun, del jashtë kuadrit krahinor, Kazasë së Pukës, sepse merr shtrirje me përmasa kombëtare, me përpjekjet në bashkëpunim për të shpëtuar Haxhi Ymer Prizrenin, kryetarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një prej figurave më të rëndësishme të Rilindjes Shqiptare.
Hoxhë Puka, edhe pse kishte mosmarrëveshje me Ismail Agë Kryeziun për postin e kajmekamit të Pukës, të cilin e kërkonte për derën e tij, të birin, Et’hemin, funksionar në xhandarmërinë e Pukës, por, kur erdh puna për interesa kombëtare në kuadrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, iu bë krah Ismail Agë Kryeziut dhe i vuri në shërbim të birin e vet, Et’hemin, rival me Ismail Kryeziun për postin e kajmekamit të Pukës.
Për aksionin Prizren – Pac, na tregoi hollësisht në Zherkë te Ismail Haxhia, Abedin Zenel Hoxha i Pacit, më 4 nëntor 2011. (Abedini, i vitl. 1934). Mahmud B. Paci, babëgjyshi i Abedinit, nën petkun e imamit, si edhe Abdyl Hoxha i Gashit, me Binak Alinë,udhëtuan për në Prizren, ku e morën në mbrojtje Haxhi Ymer Prizrenin dhe e kaluan në Bytyç te kulla në Pac, ku e priste Et’hem Dizdari i Pukës për ta përcjellë në Kryezi. Në Kryezi e priste i biri i Ismail Agë Kryeziut, imam Zenel Hoxha, imami i xhamisë së fshatit Kryezi. Në vazhdim, Haxhi Ymer Prizreni përcillet në siguri të plotë prej këtij imami të xhamisë së Kryeziut, Zenel Hoxhës, për te kulla e Hoxhë Pukës, Dizdari.
Për këtë përkrahje prej imamëve pukas, merren masa të ashpra prej qeveritarëve osmanë kundër Ismail Agë Kryeziut, Hoxhë Pukës dhe të bijve, të cilët arrestohen dhe dërgohen në gjyqin ushtarak Shkodër, sepse me veprimtarinë e tyre kanë “guxuar të nxisë veprimet kryengritëse dhe antishtetërore.” Me këtë akuzë gjykohen dhe dënohen “ të internohen jashtë vendit të tyre.”
Edhe Kryeministri në shkresën e tij, shoqëruar aktet gjyqësore Pallatit Perandorak, Sulltanit, thekson se “ Ismail Agai dhe hoxha i Pukës, Musa efendiu, kanë qenë nga njerëzit e rrezikshëm që patën turbulluar dhe prishë qetësinë e vendit”. Sulltani, në përgjigjen e tij 15 nëntor 1881, i cili thekson se “ Shkresa e lartë e shkelqesisë Suaj, zotni Kryeministër…si edhe aktet e tjera , u panë nga Madhëria e Tij”( Sulltani ) i cili urdhëroi që të zbatohet vendimi i gjykatës ushtarake për internimin dhe largimin nga vendi i tyre.
Përfundimisht, u internuan “me rrugën e Selanikut dhe të Aleksandrisë për në Merash”. Në Kryezi tregonin se përfunduan në Halep të Sirisë, ku u mbajtën në internim për afro pesë vjet, pa pasë asnjë përkrahje shtetërore, veç sa u shpërblye Hoxhë Puka prej vendasve, të cilët ishin shumë të kënaqur prej sjelljes së tij me ta dhe për sherbimet fetare që u kryente. (Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet Osmane 1878-1881. Tiranë, 1978, f. 228.)
U liruan vetëm me amnistinë e Sulltanit me qëllim për të qetësuar Kryengritjen e Prizrenit më 1885, e cila u shtri deri në viset e Pukës nën udhëheqjen e Mustafë Ismail Kryeziut bashkë me të vëllain, imam Zenel Hoxha etj. Edhe sot kujtesa historike në Pukë, Kryezi, Bytyç etj. ruan respekt për këto figura, të cilët edhe pse me poste dhe prona, i rrezikuan në përkrahje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të udhëheqësve të saj. Për sa më sipër, Musa Hoxhë Puka së bashku me Ismail Agë Kryeziun, më 14 korrik 1965, me dekret Nr. 4040, dekorohen prej Presidiumit të Kuvendit Popullor me “MEDALJA PËR VEPRIMTARI PATRIOTIKE”
Teologu imam Isuf Arif Hoxha ( 1820-1919), i mbiquajtur Hoxha i Madh, teolog, hoxhë i xhamisë së Iballës, ka përkrah Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në Prizren Isufi kishte mësuar në medrese për imam. Për më tepër imam Isuf Arifaj ishte mik me Dizdarin e Pukës, se kishte gruan prej asaj dere, Gjylen. Këto lidhje krushqie e miqësore i bashkuan më shumë në përkrahjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që forcuan ndjenjat kombëtare, që u shprehën sidomos në ruajtjen e unitetit mes dy besimeve, në ruajtjen e raporteve të mira miqësore edhe me krushqi. Kështu, imam Isufi ishte nip i Cecë Halilit të Dardhës, burrë trim dhe guximtar, me të cilin ruante lidhje të ngushta nip-dajë. Për më tepër, imam Isufi ndihmonte dhe respektonte edhe kabashës të tjerë të Dardhës a të Mëziut si “dajë”, siç ishte rasti i Mark Balës së Mëziut i cili u sëmurë në Mertur, ku kishte shkuar për festë dhe erdh e vdiq në kullën kater katesh të imam Isufit, Hoxha i Madh, i cili e varrosi me nderime Mark Bal Gjonin, burrin mendtar e guximtar të Mëziut, ndërsa prifti Domeniko Passi, misionar italian, e kishte “ mallkue “ se kishte marrë grua të dytë për fëmijë, që ia përtrinë kullën në shuarje, që sot janë bërë mbi dhjetë familje me shtrirje që prej Mëziu, Shkodër, Tiranë deri në ShBA (USA). (Cordignano, A. F. -Shqipëria nëpërmjet vepres dhe shkrimeve të një misionari… Romë, 1933. Përkthim i I. Zamputit. Dorëshkrimi ruhet në Muzeun Historik të Pukës ).
Teologu imam Zenel Adem Hoxha (1853-1945), imam e myfti i Pukës,” “Qytetar Nderi” i Pukës, i cili u kthye prej studimeve në vendet arabe më 1879, në moshë të pjekur dhe me një kulturë të gjerë islame. U kthye në një kohë kur ndihej shumë nevoja e tij, se situata politike ishte e nderë. Ishin vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Dënimi dhe internimi i Ismail Agë Kryeziut bashkë me imamin afro 80-vjeçar haxhi Hoxhë Puka, i lanë mbresa të forta, sa vendosi të ndjek udhën e tyre të Lirisë dhe të Pavarësisë të Atdheut, gjë që e tregoi gjatë kryengritjeve antiosmane 1910-1912 me përkrahjen e lëvizjeve për Liri e Pavarësi.
Zenel Hoxha u ka pri në namaz edhe Shefqet Turgut Pashës, korrik 1910, ministrit të brendshëm turk, Adil Beut, mars 1912, si edhe Hasan Riza Pashës, verë 1912, por në hybe u është shprehë: “Allahu e ka dhënë që çdo popull të jetoi në Liri në vend të vet.” Gjithashtu ka nxitë e përkrahë përpjekjet liridashëse të luftëtarëve, që luftonin për Liri e Pavarësi gjatë Kryengritjes së Përgjithshme 1912, dhe njëkohësisht ka ngulmuar për karakterin demokratik të Shtetit.
Në shkrimin “Kryengritja e Pukës rreth vjetit 1912” sado që pranohet se “Nuk duhet lanë pa permendë edhe Z. Zejnel Hoxha i Pukës…qysh në fillim kje simpatizues i levizjës, e kurdo ku e qite rasa,… bate nji soj propagande në favor të kryengritjes.” Por nga ana tjetër e trajton si një imam: “i pa kulturë e rritë n’atmosferë anadollake” (K.B. M.,Kryengritja…Hylli i Dritës. Shkodër, 10/1937,16 tetor, f. 468).

Ndërsa në botimin e dr. S. Sulës, Zenel Hoxhë Mehaj…cilësohet: “personalitet,i cili megjithëse kishte mbaruar një universitet teologjik në Arabi dhe kishte bërë specializim për terapinë e hypnozëz në shkollën e njohur botërisht, në Nepal, nuk kishte lakmuar poste dhe vende të rehatshme, por shërbente atje në zonën e thellë të Pukës…duke punuar me përkushtim të lartë.” ( Dr. S. Sula, Zenel Hoxhë Mehaj, një jetë për të tjerët.Tiranë, 2005, f. 40). Prandaj, Bashkia Pukë, më 2005 e shpall “Qytetar Nderi” “Për veprimtarinë e tij patriotike, fetare dhe intelektuale për vizionin demokratik e progresist dhe për cilësi të rralla humaniste.” ( VKBP Nr. 30, dt. 25.10.2005).
Si i tillë, jeta e tij është vlerësuar shembull virtyti: gjithmonë bujar, popullor, imam me cilësi të larta për ndërgjegjësimin e besimtarëve në mësimin dhe zbatimin e normave të besimit islam, por gjithnjë me respektimin e çdo besimi tjetër, unitetin e popullit si komb me atdhe të përbashkët kundër çdo pushtuesi qoftë. Prej tij mësuan imam të ardhshëm si: Asllan Hoxha, Beqir Hoxha, Sait Hoxha, Shaban Rexha etj., të cilët edukuan besim, respekt, unitet, ndjenja atdhetarie. (Dr. Sulejman Sula, Zenel Hoxhë Mehaj…cituar).
Me fillimin e Luftës Ballkanike, vendin e pushtuesve osmanë po e zinin pushtuesit e rinj, pushtuesit e ushtrive sllave e greke me masakra barbare. Por ishte Sadik Hoxha , imam i Vaspasit që dha i pari kushtrimin e fillimit të luftës në Malzi kundër pushtuesve serbë, si edhe Osman Hoxha i Fletit. Bashkë me këta imamë populli mbarë e filloi pushkën që prej Vaspasi, Piste, Fleti etj. Kënga popullore shpreh meritat e tyre në këtë luftë:
“ Kush e nisi luften per Dri?!

Hoxhallart e Malitzi!
Sadik Hoxha, djal zotni,

Trim per pushk e zanatli!”

(Flet, 17 gusht,1983. MHP).
Imam Osman Hoxha ( 1847-1912 ), banues dhe hoxhë në fshatin Flet. Kulumri dhe në tërë Udhmadhen, bashkë me Bajram Hazirin , mezin, dhanë një shembull burrëror e të guximshëm, me fillimin e luftës kundër pushtuesve serbë më 12 nëntor 1912. Prandaj Fleti me Udhmadhen ishin betuar se do ta luftonin me të gjitha forcat pushtuesin serbë, të cilët po kryenin krime të vazhdueshme në Kosovë, siç i vunë zjarrin edhe Malziut, më 11 nëntor 1912, kur vetëm në Gdheshtë, Malzi, therën e masakruan 72 pleq, fëmijë e gra.
Sapo pararoja serbe e Divizinit famkeq “Drina “arriti te mullini i Fletit, imam Osman Hoxha, që kishte zënë vend mbas Hanit të Fletit, u vuri pushkën. Me shpejtësi vrau tre ushtarë serbë, të cilët i qitën rrethimin dhe e plagosën rëndë. Por, ndërsa qëndronte, i thirri mezinit Bajram Haziri: “O bini serbit se na qarti, bre!”
Bajram Haziri lëshoi kushtrimin:“Bini serbit, kush asht burr, se na vrau Osman Hoxhën!” -dhe shtiu drejt kolonës serbe që po i ngjitej luginës së Fletit. Mbas kushtrimit e pushkës së tij e gjithë lugina e Fletit u ndez flakë prej armëve të fletasve dhe sakajanëve të Vaspasit, të tërhequr mbas luftimeve të ashpra që kishin zhvilluar me pararojën e ushtrisë serbe, ku mbetën të vrarë 20 ushtarë dhe komandanti i tyre, përballë istikamit (poziciononit) të Ismail Arifit, i cili ra dëshmor i Atdheut, por u përjetësua edhe në këngë, ashtu si fletasit me Osman Hoxhën.
Kurse për luftën me serbë Vaspas – Flet, mund të shkëpusim këto vargje:

“ Kush e nisi luftën i pari?!
E kan nis dy hoxhallarë!
Hoxhallart e Malitzi!
Sadik Hoxha ish kan dai,!
Osman Hoxha ‘i shehitli!…
Ka nis luften me Serbi!
N’ ujt e Goskes jan mbyt nji mij!”

( Visaret e Kombit, vll. IV. Tiranë, 1939, f. 58-59, mbledhë në Lumë, Kukës.)
Në një këngë tjetër, motërzim, mbledhë në Kabash, më 1969, këndohet:
“ Kush e nisi luften me serbë?!

Osman Hoxha, past rahmet!
Osman Hoxha e Baram Haziri.

Qesi djemsh na i ka Fleti!
S’i ka krajli, s’i ka mbreti!

S’i mban toka, s’i mban deti!
Gjasht taborre kan mbet prej heri!

Gjasht taborre kan mbet prej ‘i dit!
Dy mij vet kan dal komit.”
Imam Sadik Prishtina, kosovar i përsekutuar prej pushtuesve serbë, sepse nuk u pajtua me pushtimin dhe barbarizmat e tyre mbi popullin e pambrojtur kosovarë. Sapo erdhi në Pukë, u caktua imam në Kabash, i cili, gjatë shërbimit në besimin islam, edukoi dashurinë për Atdheun, për kombin, flamurin e gjuhën e shkruar amtare, mohuar në shtetet fqinj sllavë e grek. Në Kabash hapi mejtepin më 1914 me mësimin shqip.
Imam Qazim Jonuz Nushi ( Gjakovë, 1898 – Pukë, 1976 ), i përndjekur prej shovinistëve serbë, u detyrua në fillim të viteve ’30 (1930) të largohej prej Gjakove dhe të kalonte kufirin e të vendosej në Kukës, ku e përkrah Selim Shehu. Mandej në Pogradec dhe së fundi në Pukë, imam në Qerret.
Kurrë nuk e harronte atë natë vere, kur i trokiti me forcë milicia serbe. I kërkoi t’ia lëshonte shtëpinë një familjeje serbe. Nuk e lanë të merrte asnjë rrobë veshmbathjeje. Jetoi në varfëri, por boll që ishte i lirë dhe në mbrojtje të shtetit shqiptar.
Gjatë pushtimit nazifashist u lidh me lëvizjen nacionalçlirimtare. U bë bazë e LANÇL dhe, kur u zgjodh këshilli nacional çlirimtar i Fshatit Qerret, më 1 nëntor 1944, e zgjodhën anëtar të këtij këshilli me kryetar Kadri Kasemin dhe sekretar Idriz Metin. Më 1967 e provokonin se “mban ramazan” dhe se lexon “ jacina”. Vdiq i pikëlluar, se nuk i dhanë vizë qoftë edhe për një vizitë në Kosovë, në vendlindje si i dyshimtë, si imam që vazhdonte të ishte besimtar në kundërshtim me porositë e partisë (PPSH).

Pukë, më 24 nëntor 2012. Këto janë disa shënime për rolin atdhetar të klerit mysliman në Pukë krahas klerit katolik për Liri dhe Pavarësi të Atdheut, që po publikohen në seminare e simpoziume, organizuar me nismën dhe kujdesin e imam Gëzim Kopanit, myfti i Pukës, i përkushtuar për forcimin e besimit Islam, por gjithnjë në harmoni të ndërsjelltë me komunitetin e besimit katolik.

Myftinia Puke

Autor:Xhemal Meçi, studiues “Mjeshtër i Madh”

Shenim: Ky material publikohet ne kuader te 20 nentorit dites se Çlirimit te Pukes.

Forumi Vizitor
"Mendo per te tjeret ate qe deshiron per veten tende"
Hadith i Hz. Muhammed a.s.
avatar
Gezim Kopani
Suportues
Suportues

Numri i postimeve : 88
Piket : 220
Respekti : 105
Date e hyrjes : 30/01/2011
Mosha : 34
Vend ndodhja : Pukë

http://gezim-kopani.blogspot.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi