identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (872)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (300)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
10 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 10 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Pse duhet që Shqipëria të kontribuojë në shkatërrimin e armëve kimike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pse duhet që Shqipëria të kontribuojë në shkatërrimin e armëve kimike

Mesazh nga Redi prej Mon Nov 11, 2013 5:50 pm


Adri NURELLARI

Këto ditë nuk guxon dot të hapësh Facebook-un apo Twitter-in se bombardohesh me deklarata, peticione e ftesa për t’u përfshirë në kundërshtimin e shkatërrimit të lëndëve helmuese luftarake (LHL) siriane prej Shqipërisë. Siç e do zakoni në vendin tonë mjafton që diçka të bjerë në sy dhe shfaqet menjëherë tendenca e kioskëzimit apo e të sjellit si kope, ku të gjithë konformohen e përfshihen në një modë masive kundër së cilës s’ka kurajë kush të ngrejë zërin. Në fakt, krijimi i një lëvizjeje e një ndjeshmërie ambientale në vetvete është shumë pozitive, si një ushtrim i farkëtimit të një opinioni publik të vëmendshëm e aktiv, mirëpo të çudit disi zelli dhe ndjeshmëria e beftë pikërisht për këto armë, ndërkohë që në vendin tonë ka shumë probleme të tjera, që janë më të mprehta e meritojnë shumë më tepër vëmendje.

Faktikisht nuk e ngre kush zërin me këtë masivitet e ekzaltim për probleme shqiptare të dhimbshme, si fëmijët e ngujuar prej gjakmarrjes, fëmijët e braktisur e të skllavëruar që detyrohen të punojnë rrugëve, dhuna ndaj grave, gjendja e keqe ndaj romëve apo mungesa e sigurisë teknike bazike në miniera që sapo ka shkaktuar tragjedinë e radhës. Nuk ka gjë të keqe me ndjeshmërinë ndaj ambientit, mirëpo të çudit që manifestohet pikërisht për shkatërrimin në mënyrë të organizuar e profesionale prej partnerëve të huaj, ndërkohë që nuk ka ekzistuar për shkatërrimin e pyjeve, masakrimin e qyteteve e bregdetit prej ndërtimeve, tymi i gëlqeroreve, shfrytëzimi barbar i shtretërve të lumenjve e plehrat që qytetarët i hedhin ngado, duke e mbjellë Shqipërinë me plastmas. Po ashtu, ku ka qenë gjithë kjo përkujdesje deri para pak vitesh, kur vendi ynë i kishte këto armë të shkatërrimit në masë të lëna të braktisura në një bunker në kushte të dyshimta e u desh ndjeshmëria dhe financimi amerikan me ekspertizë gjermane e zvicerane që të shkatërroheshin pa kurrfarë pasoje ambientale apo rreziku për qytetarët në 2007? E gjithë kjo situatë të lë të mendosh për një përpjekje për të imituar mot a mot lëvizjet pacifisto-ambientaliste të vendeve të zhvilluara të Perëndimit, duke dalë krejtësisht nga konteksti shqiptar.

Pikësëpari duhet që të mos përhapet panik për sa i përket rrezikut në opinionin publik se këtu bëhet fjalë për një operacion të mirëmonitoruar dhe administruar nga ekspertët më të mirë ndërkombëtarë të fushës me përvojë dhe teknologjinë më të fundit. Pra me pak fjalë nuk bëhet fjalë për realizimin e procesit me forcat tona, por me një ndihmë të huaj globale, pasi janë përfshirë në këtë mision me legjitimitet të lartë ndërkombëtar aktorë si: OKB-ja, NATO, BE, SHBA, Rusia, Franca etj. Përvoja e Shqipërisë e para pak viteve është një dëshmi e qartë e mundësisë së realizimit të shkatërrimit të armëve kimike me minimumin e riskut dhe pa kurrfarë dëmi. Po ashtu, Belgjika vitin e kaluar ka shkatërruar mbi 105 tonë municion LHL pa më të voglën pasojë ambientale apo rreziku për popullsinë civile. Këtu nuk bëhet fjalë për marrjen dhe konservimin e armëve apo skorjeve bërthamore në territorin tonë, për të cilën bëhen dendur revolta në vendet perëndimore, por për shkatërrimin total të disa lëndëve kimike, që janë tërësisht të shkatërrueshme. Normalisht do të duhej që ky arsenal LHL të shkatërrohej brenda në Siri, sikurse u bë me Irakun pas luftës, mirëpo vazhdimi i luftës civile atje e bën të pamundur sigurinë e procesit.

Së dyti, duhet theksuar se të qenët në aleancë të mbrojtjes kolektive nuk është thjesht privilegj, por edhe përgjegjësi. Nuk përmban vetëm përfitime, por ka edhe kosto konkrete. Garanton dobi, por përfshin edhe detyrime nga ana jonë. Faktikisht, Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë ndër përfituesit kryesorë në nivel global të ndihmës prej aleatëve. Mjafton ndërhyrja e NATO-s për çlirimin e Kosovës për të na bërë borxhlinj tërë jetën e për mos të folur pastaj për operacionet Pelikan e Alba, ndihmën ekonomike, asistencën teknike, mbështetjen diplomatike etj. etj. Pra ka ardhur koha për të paguar detyrimet, shpërblyer dashamirësit dhe për të demonstruar mirënjohje me vepra e jo llafe e lajka. Përpos kësaj, këtu nuk bëhet fjalë për inferioritet politik, por për partneritet me aleatin tonë strategjik. Nëse me të vërtetë protestuesit befas po shqetësohen për elementë të inferioritetit në politikën tonë të jashtme, atëherë këtë shqetësim duhet ta kanalizojnë fillimisht tek inferioriteti i Shqipërisë ndaj fqinjëve dashakëqij, përpara se të deklarojnë se ne po tregohemi servilë ndaj SHBA-së dhe aleatëve të tjerë perëndimorë. Shqipëria është zgjedhur jo vetëm se është vend i dëgjueshëm ndaj amerikanëve (sepse për atë punë bisedimet janë bërë edhe me Belgjikën dhe Norvegjinë) por edhe për konveniencë teknike. Ne jemi vend mesdhetar, kemi afërsi gjeografike me Sirinë e transporti mund të bëhet direkt me anije nëpër ujëra ndërkombëtarë pa pasur nevojë që të marrë leje për të kaluar nëpër territoret e vendeve të tjera. Po ashtu, Shqipëria nuk ka ato barriera të kontekstit institucional, politik e ligjor që kanë shumë vende të tjera perëndimore që e kanë të pamundur t’i marrin këto municione edhe po të kishin vullnetin politik apo miratimin e opinionit publik. Kështu për shembull, vende si Italia kanë bërë referendume që ndalojnë energjinë bërthamore në kohën e bipolarizmit, kur popullsia ka qenë në panikun e luftës së tretë botërore, apo aksidentit të Çernobilit, pa e vrarë mendjen shumë për garancitë shkencore të sigurisë së kësaj energjie.

Së treti, ky operacion nuk duhet parë thjesht si barrë, por si oportunitet që do të ngrejë staturën dhe dinjitetit të shtetit tonë në arenën globale, duke përmirësuar ndjeshëm imazhin tonë që fatkeqësisht e kemi përtokë. Lajmet që marrin në mediat ndërkombëtare të huajt për shqiptarët lidhen zakonisht me konflikte, fatkeqësi natyrore, krim e ngjarje të tjera të palakmueshme, ndërkohë që me këtë operacion bëhet fjalë për një mundësi që ta nxjerrim në pah vendin tonë si kontribuues dhe aktor fisnik e të dobishëm në arenën globale. Pra, për ta ndryshuar imazhin nga përfitues i asistencës në sigurues apo ofrues të sigurisë. Duhet kuptuar mirë, që imazhi nuk është diçka që duhet marrë lehtë dhe nuk lidhet vetëm me krekosje, por një imazh më të mirë ndërkombëtar tërhiqen më shumë investitorë, krijohet më shumë besueshmëri në tregjet ndërkombëtare financiare, stimulohen eksportet apo thithen turistët. Aq i rëndësishëm është bërë nami i një vendi, sa prej ca kohësh kanë nisur edhe renditjet ndërkombëtare sikurse është Anholt-GfK Roper Nation Brands Index.

Së katërti, kjo çështje duhet parë shkëputur nga çështja e ligjit të plehrave, këtu nuk bëhet fjalë për depozitim e riqarkullim mbeturinash, por materiale të një natyre krejt tjetër. Bëhet fjalë për një operacion ushtarak ad hoc, që lidhet vetëm me 1000 tonë LHL totalisht të shkatërrueshme, e jo me mijëra tonë plehra që do të vinin në mënyrë të vazhdueshme e që ishin kundërshtuar me të drejtë prej Aleancës Kundër Importit të Plehrave.

Së fundmi, operacioni i shkatërrimit të LHL-ve mund të shoqërohet edhe me përfitime konkrete materiale për vendin tonë, pasi bëhet fjalë për një shumë të madhe parash, që do të vihen në dispozicion nga shtete dhe organizata ndërshtetërore për të mundësuar çuarjen në fund të këtij misioni, e që të gjitha do të kanalizoheshin në Shqipëri. Po ashtu, procesi në vetvete do të kërkojë investime për ndërtimin e një infrastrukture moderne, permanente që do t’i ngelej më vonë vendit tonë. Nëse e luajmë mirë taktikisht këtë rol që po mendojmë të luajmë, ne mund të sigurojmë në këmbim të kontributit tonë edhe favore të tjera nga partnerët ndërkombëtarë, si përshpejtimin e procesit tonë të integrimit, apo kredi të buta e asistencë për sektorë në nevojë të ekonomisë shqiptare. Kuptohet që e gjitha kjo aferë duhet të jetë transparente, lidhur me kushtet, risqet, përfitimet, kostot dhe çdo presion në këtë aspekt është presion i shëndetshëm. E po ashtu duhet bërë presion që qeveria të nxjerrë maksimumin e përfitimit prej këtij operacioni dhe ta bëjë të qartë që po e bën për interesa të vendit e jo për interesa meskine politike, sikurse kemi pasur raste në të kaluarën, kur vendi ynë ka ndërmarrë veprime të caktuara diplomatike, por për përfitime të qeveritarëve në lojën e brendshme politike të vendit, e jo në dobi të shtetit.

Forumi Vizitor
PC-ja te cmend, By redi
avatar
Redi
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 338
Piket : 850
Respekti : 12
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 36
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi