identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (872)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (300)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Kush është “kamzhiku” i Führerit, Kristos Papas?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kush është “kamzhiku” i Führerit, Kristos Papas?

Mesazh nga era prej Mon Sep 30, 2013 11:36 pm


Kush është Kristos Papas, i cili ditët e fundit po cilësohet “kamzhiku” i Führerit?

Kristos Papas ka lindur në vitin 1962 në Athinë, por origjina e tij është nga Laka e Sulit, nga një familje që i ka dhënë Greqisë priftërinj dhe ushtarë. Babai i tij Ilias Papas, ka qënë toger, bashkëpunëtor i ngushtë i ish-diktatorit Jorgos Papadopulos.

Kristos Papas ka shërbyer 26 muaj në marinë. Që nga rinia e hershme ai merret me politikë, në mbrojtjen e ideve nacionaliste.Kristos Papas është bashkëthemeluesi dhe ideologu i partisë Agimi i Artë, që pretendon se ka në bazë të programit të saj, tripiktun Atdhe-Fe-Familje.

Ai për shumë vjet ka punuar duke shkruar në revista dhe gazeta, ndërsa në shtëpinë e tij botuese "Ilioforos", boton libra me përmbajtje nacionaliste, historike etj.
papas i ri
Gazetat greke shkruajnë se nuk është e rastësishme që kreu i partisë Nikos Mihaloliakos e vuri Kristos Papas në krye të listës së deputetëve, pasi ai është jo vetëm një nga bashkëthemeluesit e lëvizjes që më pas u kthye në parti, por nëpërmjet publicistikës së tij ka dëshmuar një përkushtim ekstrem ndaj idealit dhe qëllimit të Partisë, që sipas tyre, janë helenizmi dhe ortodoksia.

Papas është kryetari i grupit parlamentar dhe shef i sektorit të politikës së jashtme në parti. Si kreu i grupit Parlamentar të partisë, ka qenë tepër aktiv në jetën parlamentare me fjalime e interpelanca, ku në krye të axhendës kanë qenë gjithmonë çështja e emrit të Maqedonisë, ajo e Epirit të veriut, zonave ekonomike ekskluzive dhe emigracioni i paligjshëm, pa lënë mënjanë temat ekonomike, të mprehta për Greqinë sot. Ekstremistët e djathtë fajësojnë për situatën ekonomike qeveritë greke, që sipas tyre, e kanë shitur vendin tek të huajt

Kristos Papas është zëri kryesor i partisë nëpër intervista televizive apo në gazeta duke shpalosur programin, idetë dhe qëllimet e partisë së tij, pasi pjesa tjetër e kësaj partie nuk duket se shpenzon ndonjë pjesë të kohës mbi libra.
papas kakavije
Kryetari i deputetëve të Agimit të Artë shpeshherë ka tërhequr vëmendjen në mënyrë negative për shkak se kurrë, as në parlament nuk e ka mohuar se ai adhuronte Hitlerin.

Ai ishte njëri prej protagonistëve kryesorë, që sulmuan regjisorin shqiptar Laert Vasili, pas vënies në skenë të “Corpus Christi” dhe udhëheqës i protestës së neonazistëve në pikën kufitare të Kakavijës, pas incidenteve me Kishën e Përmetit.

Kristos Papas është i fundit i arrestuar, i anëtarëve të Grupit Parlamentar të Agimit të Artë, pasi u dorëzua dje në mesditë në drejtorinë e policisë, ku as i prangosur nuk hoqi dorë nga retorika e ashpër dhe kërcënimet.
papas pranga
Kristos Papas konsiderohet nga prokuroria greke si zëvendëskryetari i organizatës kriminale të Agimit të Artë.

Sipas raportit të prokurorisë, organizata funksionon në këtë mënyrë: “Urdhëri kalon nga shefi tek zëvendëshefi dhe në vazhdim, nga ky tek vartësit më të ulët në hierarki, deri në zbatimin përfundimtar”. Pra Papas është hallka më e rëndësishme e zinxhirit pas kryetarit të partisë, për çdo vendimmarrje.

Është i martuar dhe babai i tre fëmijëve.

(Balkanweb)
avatar
era

Numri i postimeve : 300
Piket : 827
Respekti : 102
Date e hyrjes : 25/03/2011
Mosha : 29
Vend ndodhja : Tirane

http://forumivizitor.forumo.org/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi