identifikimi

Harrova fjalkalimin

Postuesit Kryesore
Admin (1312)
 
Forumi Vizitor (874)
 
Albani (703)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (332)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Medreseja Shkoder shtron iftar per agjeruesit Pukjan

Shko poshtë

Medreseja Shkoder shtron iftar per agjeruesit Pukjan

Mesazh nga Forumi Vizitor prej Tue Jul 30, 2013 2:20 pm

Me datë 29 korrik 2013 Myftinia Pukë në bashkepunim me Medresen Haxhi Sheh Shamia Shkoder organizuan shtrimin e një iftari për xhematin e Xhamisë Pukë. Në këtë iftar ishte i pranishem Myftiu i Pukës Gëzim Kopani si dhe kryetari i shoqatës “Istanbul” Ridvan Seferaj.

Në fjalen e mbajtur me këtë rast, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani nder të tjera tha: “Falenderimet i takojnë Allahut të Madheruar që na dha këtë iftar. Falenderim i veçantë shkon për Medresen H.Sh. Shamia Shkoder e cila na mundësoi shtrimin e këtij iftari.

Tashmë ndodhemi në dhjetë ditët e fundit te Ramazanit, ku duhet të shtojmë adhurimet dhe punet e hajrit pasi këto ditë janë myzhde për mysliman. Në këto ditë bie edhe nata e bekuar e Kadrit në të cilin Allahu xh.sh ua pranon lutjet besimtarëve të cilet i luten Allahu të Madhëruar. Hz.Aishe r.a. e ka pyet hz.Muhammed a.s. duke i thënë: “O i derguari Allahut, nese e përjetoj naten e Kadrit, çfare duaje (lutje) duhet të them!? Hz. Muhammed a.s. i thotë: “O Aishe! Thuaj:”Allahumme inneke afuvun Kerimun, tuhibul afve, fa fuani.” d.m.th: “O Zoti im! Ti je falës i Madhe, e do faljen më fal mua.”

Që të gjithë sëbashku duhet të punojmë për të sjell në Xhami femijet, të afermit pasi lutja në këtë ditë ka sevape shumë të medha. Le të punojmë të gjithë sëbashku që të sjellim në xhami personat të cilët skan qenë asnjë herë edhe pse nuk din, mjafton që ti fusin në shtepin e Allahut xh.sh. për tëe marr këto sevape. Duke ju falenderuar për pranin tuaj, ju uroj agjerim të pranuar.”

Kryetari i shoqates “V.H.K Istanbul” Ridvan Seferaj ndër të tjera tha: “Fillimisht ju uroj të gjithëve agjerim të pranuar! Tashme Medreseja H.Sh. Shamia Shkoder e ka kthyer në tradite shtrimin e iftareve në qytetin e Pukës, pasi tashmë edhe rrethi i Pukës është pjesë e shkolles tonë në të cilen mësojnë shume bijë Pukjan. Falenderoj Myftiun e Pukës i cili me bashkëpunimin e tij ka arritur të bëhet një urë lidhese mes Pukës dhe Medresesë.

Siç e dini, femijet e Pukës i kan pas dhe do i kenë të hapura dyert e Mdresesë tonë. Profesori i jonë Mehmet Gormez ka thënë: “E shikoj me trishtim ato vende ku në safet e Xhamiave nuk shikoj tërij.”, ndërsa unë sonte në këtë iftare po shikoj shume të ri dhe kjo është një shenjë e mirë për rrethin e Pukës. Unë, nuk e imagjoj gjendjen e myslimaneve nëse nuk do ishte muaji i Ramazanit, prandaj gjej rastin tju uroj edhe një hërë agjerim të lehtë dhe të pranuar tek Allahu xh.sh!”

Puke 29.07.2013

Forumi Vizitor
ForumiVizitor
web: http://islami-puke.blogspot.com/
avatar
Forumi Vizitor
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 874
Piket : 3202
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 19
Vend ndodhja : ForumiVizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi