identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (872)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (300)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
10 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 10 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


OKB: 258 000 SOMALEZË VDIQËN NGA URIA GJATË VITEVE 2010-12

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

OKB: 258 000 SOMALEZË VDIQËN NGA URIA GJATË VITEVE 2010-12

Mesazh nga Visiana prej Thu May 02, 2013 6:39 pm


Numri i vdekurve nga uria në Somali është sa dyfishi i shifrës së parashikuar.

Sipas një raporti të përgatitur nga OKB-ja të paktën 258 000 somalezë kanë vdekur nga uria gjatë periudhës tetor 2010-prill 2012 gjatë krizës së rëndë ushqimore që u shndërrua në gjashtë muaj urie. Gjysma e këtyre të vdekurve kanë qenë nën moshën 5 vjeç.

Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe një organizatë amerikane e shoqërisë civile përgatitën një raport që analizon ndikimet që pati në Somali thatësira që kaloi Briri i Afrikës në vitit 2011.

Sipas raportit në Somali, i cilësuar si “një vend i vështirë për të punuar” nga organizatat ndërkombëtare që merren me dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare, gjatë periudhës 1,5 vjeçare, tetor 2010 - prill 2012, periudhë kur qindra somalezë prisnin ndihmat që do të vinin nga jashtë, për shkak të urisë kanë gjetur vdekjen më shumë se çerekmilionë njerëz, më saktë 258 mijë somalezë.

133 mijë të kësaj shifre e përbëjnë fëmijë të moshës nën 5 vjeç.

Gjatë kësaj periudhe në zonat e brendshme dhe jugore të Somalisë gjetën vdekjen nga uria rreth 5% e popullsisë që jeton në këto zona. Tek fëmijët raporti është dy herë më i madh. 1 në çdo 10 fëmijë nuk arrite ta gëzonte moshën 5 vjeç.

Kurse në provincën Shabelit të Poshtëm raporti e fëmijëve që kanë vdekur nga uria është ende më i lartë, 1 në çdo 5 fëmijë.

Raporti i OKB-së rendit edhe shkaqet e një numri kaq të madh vdekjesh nga uria. Para së gjithash bashkësia ndërkombëtare u vonua në dërgimin e ndihmave duke bërë që rastet e vdekjes të dyfishohen. Në qoftë se do kishim një reagim më të shpejtë, ndoshta numri i të vdekurve do të mbetej i kufizuar me disa dhjetëramijëra.

Një arsye tjetër ishte vështirësia në shpërndarjen e ndihmave humanitare për shkak të përleshjeve në Somali.

Moslejimi i punonjësve të ndihmave ndërkombëtare të hynin në zonat e kontrolluara nga militantët e organizatës Eshebab, moslejimi i personave që vuanin nga uria të shkonin në kampet e ngritura për refugjatët solli vdekje masive në Somali.

Ndihmat që dërgoi Turqia në Somali në këto ditë të vështira ishin mbi 350 mijë euro. Turqia ndihmat i kishte dërguar pavarësisht kushteve të vështira në shpërndarjen e tyre në këtë vend. Turqia kishte dërguar në Somali ndihma financiare dhe materiale, ku vendin kryesor e zinin ndihmat humanitare. Përveç këtyre ndihmave Turqia vazhdon të jetë prezent në Somali me projekte për fuqizimin e infrastrukturës sociale dhe teknike të këtij vendi.

Në një sulm të kryer muajin prill në këtë vend, ku Turqia luan një rol të rëndësishëm në fushën e ndihmave humanitare, ishin plagosur punonjës të Gjysmëhënës së Kuqe turke, ndërkohë që liderët e Somalisë dhe Somalilandit ishin duke realizuar një takim në Ankara.
avatar
Visiana
Veshgues
Veshgues

Numri i postimeve : 151
Piket : 269
Respekti : 105
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 28
Vend ndodhja : Shkoder

http://islami-puke.webs.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi