identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (872)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (300)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Mejtepet e Myftinise se rrethit Puke dhe kontributi i tyre per mesimin e gjuhes shqipe.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mejtepet e Myftinise se rrethit Puke dhe kontributi i tyre per mesimin e gjuhes shqipe.

Mesazh nga Gezim Kopani prej Fri Jan 04, 2013 3:48 pm

Bismilahir Rahmanir Rahim

Te nderuar te pranishem! Myftinia e rrethit Puke ne kuader te ketoj viti jubilar te 100 vjetorit te Pavaresise se shtetit te Shqiperise organizon kete seminar per te nxjerr ne pah ndihmen qe kan dhene Mejtepet e rrethit Puke per mesimin e gjuhes shqipe.
Myftinia e rrethit Puke fillesat e saj i ka qe ne kohen pushtimit Osman ne Shqiperi. Ajo u zyrtarizua nga Komuniteti Mysliman i Shqiperisse ne vitin 1929. Sipas te dhenave Myftiu i pare ka qene imam Zenel Hoxh Mehaj,me pas Haxhi Elez Hoxha duke vazhduar me H.Ibrahim Hoxha i cili ka vazhduar detyren e Myftiut deri ne vitin 2005 ku pas tij ne vitin 2005 Komuniteti Mysliman i Shqiperise emron Myfti te rrethit Puke imam Gezim Kopani.
Ne shumicen e rasteve Myftinite e Komunitetit Mysliman administronin: Xhamiat, Mejtepet dhe aktivitetet fetare.
Ne vitin 1900 e ne vazhdim deri ne vitet 1945 – 1946 Myftinia e rrethit Puke sipas Arkivit Shteterore Tirane administronte keto Xhami: 1.Xhamia Koder Hani Puke,2.Xhamia e fshatit Qerret, 3.Xhamia e fshatit Kabash,4.Xhamia e fshatit Lajthize,5.Xhamia e fshatit Rrype,6.Xhamia e fshatit Micoj,7.Xhamia e fshatit Kryezi,8.Xhamia e fshatit Iballe,9.Xhamia e fshatit Kulumri,10.Xhamia e fshatit Petkaj,11.Xhamia e Dukagjinit,12.Xhamia e Spac,13.Xhamia e Piste,14.Xhamia e Kalimashit,15.Xhamia e Shikaj,16.Xhamia e Molle etj.
Pas vititi 1946 Xhamia e Petkaj,Dukagjinit,Spacit,Pistes,Shikaj Molle etj kaluan ne administrim te Myftinise Kukes.
Ne zonene Myftinise Puke pervec Xhamiave u ndertuan edhe Mejtepet (Mejtep do te thote shkolle e ciklit te ulet islam) Mejtepet u ndertuan ne:

1.Mejtepi Koder Hani Puke
2.Mejtepi i fshatit Kabash
3.Mejtepi i fshatit Qerret
4.Mejtepi i fshatit Micoj
5.Mejtepi i fshatit Kryezi
6.Mejtepi i fshatit Iballe
7.Mejtepi i fshatit Kulumri

Po ashtu ne kohen qe permenden me siper Myftinia e rrethit Puke administronte edhe keto Mejtepe:
1.Mejtepi tek Xhamia Dukagjin
2.Mejtepi tek Xhamia Piste
3.Mejtepi tek Xhamia Spac

Ne mejtepet e Pukes mesim jepnin Hoxhallare Pukjan,Shkodran dhe Kosovar.Konretish permendim:
1.Sadik Prishtina
2.Zenel Hoxha
3.Shaban Rexha
4.Hoxh Bisha
5.Abdullah Hoxha
6.Qazim Nushi
7.Beqir Laci

Mejtepet ishin zakonisht 3 vjecare dhe mesimet zhvilloheshin gjate kohes se veres. Mejtepet e Myftinise se rrethit Puke zhilloheshin keto lende: 1.ilmihal (lende islame per mesimin e riteve islame)2.Mesim Kur’ani (Lutjet ne ritet islame) 3. Mesim i gjuhes Shqipe ne shkrim dhe lexim.
Sipas arkivit te Myftinise Puke por edhe te dhenave te ardhura nga besimtaret mysliman ne Mejtepet e Pukes kemi keto te dhena:

1.Mejtepi i Koder Hanit Puke: 20 djem dhe 4 vajza, mosha: 7-13
2.Mejtepi i Kabashit: 17 djem dhe 6 vajza,mosha 7-15
3.Mejtepi i Qerretit: 17 djem dhe 5 vajza, mosha 7-13
4.Mejtepi i Iballes: 12 djem dhe 2 vajza, mosha 8-14
5.Mejtepi i Kryeziut: 12 djem dhe 3 vajza, mosha 7-13
6.Mejtepi i Micojt: 18 meshkuj dhe 4 femra 7-14 dhe 20.
7.Mejtepi i Kulumrise: 8 djem dhe 0 vajza mosah 7-13.

Ndryshe nga zakoni feja Islame i trajtonte burrat dhe grate ne menyre te barabarte dhe kete e veme re ne prezencen e vajzave ne mesimet qe zhvilloheshin ne Mejtepet e Pukes.
Pervec lendeve qe mesoheshin ne keto Mejtepe kemi edhe disa grupe te vecanta per moshat e medha.Keto grupe ndaheshin ne dy grupe a)Grupi i burrave dhe b) grupi i grave.
Grupi i burrave mesonte kenge islame qe quhen “ilahi” po ashtu edhe “salavate dhe tekbire”. Kete kenge perdoreshin gjate muajit te “Mevludit”(ditelindja e Profetit Muhammed a.s. myslimanet ne kete muaj perkujtojne thenjet dhe veprat e Muhammedit a.s.), muajit Ramazan dhe ne festen e Bajramit te madhe dhe te Kurban Bajramit. Keto kenge ose thene ndryshe ilahi ne disa raste shoqeroheshin me daulle.Ne disa te dhena gojore del se edhe vallia e Kabashit u krijua nga burrat e fshatit qe festonin festen e Bajramit. Vallia e Kabashit ne menyre te organizuar per here te pare u luajtu nga burrat e Xhamise se fshatit Kabash. Kjo valle edhe sot vazhdon te luhet me rastin e festes se Bajramit te madh dhe te kuban Bajramit.Grupi i grave mesonin mbi ritet e morteve dhe te martesave. Grate mesoheshin nga bashkeshortia e Hoxhes se fshatit.
Mejtepet pervec aspektit mesimor islam dhe te gjuhes shqipe luajten nje rol te rendesishem edhe per takime te vecanta ku permendim: Mejtepet nga Hoxha per pajtimin e familjeve qe ishin ne hasmeri.Mejtepi ndihmohte familjet qe kishin veshtirsi ekonomike duke i ndihmuar nga ana financioare por edhe duke i arsimuar ato.Ne disa raste Mejtpet e Myftinise Puke kan luajtur edhe rolin e strehimit te luftetareve Pukjane ne mbrotje te atedheut ku kemi pas raste qe Hoxha ka marr pjese edhe vete ne lufte sebashku me Pukjanet e tjere.
Mejtepet e Myftinise Puke gjate vitve 1900 deri ne vitin 1937 luajten nje rol te rendesishem per arsimimin e Pukjaneve. Myftinia e rrethit Puke ishte nder te pakta Myftini te Komunitetit Mysliman te Shqiperise qe hapi dyert mejehere per mesimin e gjuhes Shqipe.
Rast te till kemi Mejtepin e Kabashit ku nepermjet Sadik Hoxhes nxenesit mesun shkrim e kendim.Ky mejtp luajti rol te vecante edhe per pergatitjen e imameve te ri Pukjan.Nga Mejtepi i Koder Hanit dhe Mejtepi i Kabashit dolen keto Hoxhallare:

1.Zenel Hoxha
2.Shaban Rexha
3.Asllan Hoxha
5.Beqir Laci
Me nje vendim te vencant Myftinia e rrethit Puke lejoi imamet e Pukes per mesimin e gjuhes Shqipe. Mejtepi qe hapi dyer i pari ishte: Mejtepi i Kabashit,Qerretit etj.
Mejtepi i Qerretit u kthye totalisht ne sherbim te arsimit te gjuhes Shqipe dhe te lendeve te tjera shkencore sebashku me lendet islame.
Hoxha me kontribut te madh ishte imama Qazim Nushi i cili kishte ardhur nga Kosova. Imam Qazim Nushi sherbeu per 33 vjet si Hoxha i fshatit Qerret si dhe mesues ne Mejtepin e Qerretit.Mejtepi i Qerretit sherbeu si shkolla e pare e shtetit ne kete fshat dhe vazhdoi keshtu per mbi 5 vjet.
Kontribut te vecante i adhur nga Mejtepet e Myftinise Puke qe Mejtepi i Xhamise Micoj me ne krye me Shaban Rexhen. Imam Shaban Rexha duke shikuar nevojen e banorve pervec mesimeve islame kerkoj te hapet shkolla e shtetit ne kete fshat.
Me 21 janar 1976 imam Shaban Rexha i dergon nje shkrese zyrtare Kryemesuesit te rrethit Puke,Ministrit te Arsimit Hil Mosi ku shkruan:
“Une i nenshkruemi Shaban Rexha, lindun ne katundin Lajthize te qendres se qytetit Puke me 09.11.1901, deklaroj si vijon:
Ne marreveshje me pleqesine e katundit Micoj u vendos me hape shkollen, me zhvillue mesime fetare dhe ne mesimin e gjuhes shqipe vullnetarisht.Mesimet vullnetare i kam pas fillue ne frue (shkurt) te vjetit 1924.
Me ane ten je lutje qe i drejtove ish-inspektorise se Arsimit Shkoder me 30 gusht 1925. Inspektoria mbasi e pati percjelle lutjen time ne favor te punes qe pata vazhdue, lutja kje pranue dhe u emnova mesuez zyrtarisht tue fillue na 1 nendori 1925.”
Pas kesaj Ministri i Arsmit te Shqiperise Hil Mosi e miraton kerkesen per te hapur Shkollen Micoj dhe duke e emruar mesues imam Shaban Rexhen.
Fillimisht mesimi per disa kohe u zhvilluan ne Mejtepin e fshatit Micoj.
Duke shpresuar qe kjo kumtes tju kete sjell informacione te dobishme dhe duke ju falenderuar per degjimin tuaj, ju uroj gjithe te mirat!
Pergatiten:
Myftiu i Pukes: Gezim Kopani
Antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke
Ylli Hadroj


_______
Shenim: Burimet e kesaj kumtese u morren nga: Myftiu i Pukes Gezim Kopani, Antari i Keshillit te Myftinise Puke Prof.Xhemal Meci,Antare te tjere te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke, Idriz Ahmeti.
Kjo kumtes ehte mbajtur ne seminarin me teme: "Kontributi i Hoxhallareve Pukjan per Liri e Pavaresi" Puke me 25 nentor 2012

Forumi Vizitor
"Mendo per te tjeret ate qe deshiron per veten tende"
Hadith i Hz. Muhammed a.s.
avatar
Gezim Kopani
Suportues
Suportues

Numri i postimeve : 88
Piket : 220
Respekti : 105
Date e hyrjes : 30/01/2011
Mosha : 34
Vend ndodhja : Pukë

http://gezim-kopani.blogspot.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi