identifikimi

Harrova fjalkalimin

Postuesit Kryesore
Admin (1312)
 
Forumi Vizitor (874)
 
Albani (703)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (332)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
7 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 7 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Mejtepi i fshatit Qerret

Shko poshtë

Mejtepi i fshatit Qerret

Mesazh nga Gezim Kopani prej Fri Jan 04, 2013 3:47 pm

Ne rrethin e Pukes kan funksionuar disa Mejtepe (Shkolla Islame) ku nder me kryesoret radhitet Mejtepi i fshatit Qerret,Kabash dhe Micoj.

Fshati Qerret eshte i vetmi fshat i cili eshte 100% mysliman. Per shkak edhe te besimit por edhe te etnise se tyre ne kete fshat ka te ardhur edhe nga viset e tjera shqiptare. Fshati luftoi kuder pushtimeve Serbo Malazeze,Italiane etj .
Pas vitit 1350 ku filloi te behet edhe konvertimi ne fene islam ne Shqiperi edhe rrethi i Pukes pati konvertime ne besimin mysliman. Vendet e para qe filloi perhapja e besimit islam ishin: Puke, Qerret, Kabash,Kryezi et.
Ne ate kohe shtepiat myslimane numeroheshin me gishta. Besimi islam ne fshatin Qerret u be 100% duke e renditur keshtu i vetmi fshat me nje besim te vetem.
Duke qene i tille banoret e fshatit Qerret moren vendim per te ndertuar Xhamin e tyre. Ato fillimisht u bashkuan dhe moren vendim per te dhuruar toke vakuf mbi 15 dylym Xhamise . Ne te njejtin vendim banoret vendoset ti dhurojne Xhamise kullotat e saj, ara, madje edhe malin e vet. Edhe sot banoret e fshatit Qerret permendin malin e Xhamise .
Me dhurimin e kesaj siperfaqja banoret filluan te grumbullojne te holla per te ndertuar Xhamin e fshatit por ne te njejten kohe edhe Mejtepin e fshatit.
Mejtepi u ndertua karshi Xhamise se fshatit. Fillimisht Mejtepi i fshatit Qerret kishte vetem nje dhome me pas u ben dy dhoma. Ne ate kohe Mejtpi ishte i vetmi vend ku femijet e fshatit mesonin lexim e shkrim.
Sipas te dhanave Myftinia e rrethit Puke e drejtuar nga Myftiu imam Zenel Hoxha i dha perparsi mesimit te femijeve ne Mejtepet e Pukes,Qerretit,Kabashit,Micoj,Kryezi e Iballe. Gjate vizitave qe zhvillonte Myftiu Mejtepet furnizoheshin me libra Islam, lapsa, defter (fletore) madje ka pas raste edhe me ndihma te tjera .
Sipas banoreve te fshatit Qerret Mejtepi rregullisht ka funksionuar nen kujdesin e imamit te Xhamise se fshatit i cili njekohesisht ka qene edhe mesues i nxenesve. Mejtepi i fshatit Qerret ka funksionimin e tij qe nga viti 1900.
Imamet e Xhamise se fshatit Qerret kane qene nga: Kosova, Shkodra dhe Puka.
Hoxha me i njohur qe ka sherbyer me se shumti ne fshatin Qerret ka qene imam Qazim Nushi. Per 33 vjet Qazim Nushi ka sherbyer si imam por edhe si mesues ne Mejtepin e fshatit. Ne mejtepin e Qerretit Hoxhallaret pervec mesimeve islame kan dhene mesim per: mesimin e gjuhes shqipe, shkrim ne gjuhen shqipe.
Me formimin e shtetit Shqiptare filloi edhe ndertimi i shkollave te para Shqipe. Fillimisht shkolla e fshatit Qerret u be ne Mejtepin e Xhamise se fshatit. Me nje leje te dhene nga Myftinia e rrethit Puke filloi per here te pare punen shkolla e fshatit Qerret e cila per disa vite vazhdoi punen ne Mejtepin e Xhamise se fshatit Qerret.
Ne kohen e Zogut, edhe ne shkollen e fshatit Qerret Hoxha jepte mesim mbi besimin islam. Ne ate kohe numeroheshin deri ne 30 nxenes qe mesoshin ne Mejtepin e fshatit Qerret. Mejtepi kishte ecuri te larta sidomos ne kohe e veres pasi mesimet ne ate kohe zhvilloheshin ne vere. Sipas konkurseve te ndryshme qe zhvilloheshin nga Myftinia e Puke mes Mejtepeve per gjate muajit Ramazan Mejtepi i Qerretit dhe i Kabashi dalloheshin pasi kishin nxenes shume dhe nxenes qe mesonin.
Sipas te dhenave Mejtepi i fshatit Qerret vazhdoi rregullisht deri ne vitin 1940. Pas demokracise Myftinia e rrethit Puke ka organizuar ne vitin 1999-2000-2004-2010-2012 disa kurse verore ku mesohej mesime mbi lendet islame.


_________
Pergatiti: Gezim Kopani
Burime shtese: Elez Tafilaku, Ali Pema, Faik Velia (Kryeplak), Arkivi i Myftinise Puke etj.
Date 02 tetor 2012

Forumi Vizitor
"Mendo per te tjeret ate qe deshiron per veten tende"
Hadith i Hz. Muhammed a.s.
avatar
Gezim Kopani
Suportues
Suportues

Numri i postimeve : 88
Piket : 220
Respekti : 105
Date e hyrjes : 30/01/2011
Mosha : 34
Vend ndodhja : Pukë

http://gezim-kopani.blogspot.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi