identifikimi

Harrova fjalkalimin

Postuesit Kryesore
Admin (1312)
 
Forumi Vizitor (874)
 
Albani (703)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (332)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Mejtepi i Kabashit

Shko poshtë

Mejtepi i Kabashit

Mesazh nga Gezim Kopani prej Fri Jan 04, 2013 3:47 pm

Mejtepi i Kabashit (Shkolla islame ne Kabash)

Se kur mund te jete hapur mejtep per here te pare ne fshatin Kabash, si edhe ne Puke, Iballe e kryezi, nuk dihet sotpersot. Keto mejtepe jane hapur mbas ndertimit te Xhamive, rreth mesit te shek. XIX. Te vertetuara jape prej deshmive te ish-nxenesve te ketyre mejtepeve dhe te ndonje dokumenti te vone. Ne Kabash mejtepi u hap me Sadik Hoxhen e Iballes. Mandej ka rifulluar te vazhdoje qe me ardhjen e Sadik Prishtines (Luma). Ai erdhi si emigrant politik me 1912, ne perpjekje per ti shpetuar persekutimit serb.

Krahas ushtrimit te sherbimit fetar, imam i Xhamise, rihapi edhe mejtepin me 1914, qe duhet te merret edhe si fillesa e arsimit ne fshatin Kabash ne fillimi te shek XX. Burimet arkivore te kohes e pqsqyrojne kete fakt me rendesi, ku del se mejtepi ka vazhduaredhe gjate pushtimit Austro-Hungarez ( 1915-1918).
Autoritetet vendore njoftuan aso kohe: " Komanda (ushtarake) verene se nuk eshte mendimi per nje shkolle popullore, por per nje shkolle besimi muhammedan, ne te cilen mesohet edhe turqishtja."
(S.Sinani, 60- vjet shkolle shqipe ne Kabash,Puka dhe shkolla,V/1978 fq.92)
Mesimi i turqishtes del se ishte pjese e programit mesimore ne ate "Shkolle e mesimit muhamedan" (mysliman).
Ish-nxenesit e atij mejtepi, tregonin se krahas turqishtes mesonin shkrim, kendim shqip bashke me njohuri fillestare historike e gjeografike.
Me 1917 imami Sadik Prishtina (luma) kreu nje kurs pedagogjik ne Normalen e Elbasanit. Pas ketij kursi ai u emerua zyrtarisht edhe mesues ne shkollen fillore te Kabashit.Godina e mejtepit u perdor per shkollen ku me vone ju vendos edhe nje kat mur, veshur me derrasa nga jashte simbas modelit "shpi me çardak."
__________
Pergatiti: Gezim Kopani
03.shtator 2011

Forumi Vizitor
"Mendo per te tjeret ate qe deshiron per veten tende"
Hadith i Hz. Muhammed a.s.
avatar
Gezim Kopani
Suportues
Suportues

Numri i postimeve : 88
Piket : 220
Respekti : 105
Date e hyrjes : 30/01/2011
Mosha : 34
Vend ndodhja : Pukë

http://gezim-kopani.blogspot.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi