identifikimi

Harrova fjalkalimin

Postuesit Kryesore
Admin (1312)
 
Forumi Vizitor (874)
 
Albani (703)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (332)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Roli i Turqisë në Ballkan, Shqipëria e Madhe dhe lajmet e sajuara

Shko poshtë

Roli i Turqisë në Ballkan, Shqipëria e Madhe dhe lajmet e sajuara

Mesazh nga Muslimanja prej Fri Dec 28, 2012 6:46 pm

(Të gjithë cituam njëri-tjetrin dhe asnjëri nuk citonte burime zyrtare normale për një lajm të zakonshëm, sado i rëndësishëm mund të ishte ai. Media internetare të nisura nga “vullneti i mirë” gjeneruan lajme mbi mbështetjen e Turqisë ndaj Shqipërisë së Madhe, por pa dashje krijuan një kundërefekt të padëshirueshëm.)

Përpara pak ditësh në shumë portale interneti qarkulloi një lajm i habitshëm, i cili nëpërmjet një reaksioni zinxhir në rrjetin social të FCB u shumëfishua pafundësisht. Teksti i lajmit ishte pak a shumë i tillë dhe nuk ndryshonte nga të gjithë ato “agjenci internetare”, të cilat vrapuan ta paraqesin si lajmin e fundit:“Kryeministri turk Recep Tajip Erdogan në një intervistë për kanalin shtetëror turk deklaron se Turqia do mbështes vëllezërit shqiptarë nëse do jetë e nevojshme edhe me trupa ushtarakë, ai shtoj më tej se populli Shqiptar ka të drejtën e vetëvendosjes për krijimin e një shteti të madh Shqiptar, dhe se UÇK nuk është organizate rebele-terroriste por vullneti i shqiptarëve për të mbrojtur trojet e tyre. Erdogan ka kërcënuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe gjithë Ballkanit nëse te drejtat e shqiptarëve nuk merren parasysh. Ai shtoi se trupat kombëtare turke janë në gatishmëri dhe do ndihmojnë shqiptarët për çlirimin e trojeve shqiptare. Kjo deklaratë ka bërë që ministrat e jashtëm grek dhe serb të reagojnë ashpër.” Ajo që u vu re ishte se të gjithë këto portale citonin njëri-tjetrin nga e kishin marrë, dhe ajo që u mungonte ishte një burim serioz nga ku merren zakonisht lajmet. Lajmi ishte kaq i bukur, sa nuk na besohej të gjithëve. Edhe unë vetë që kam punuar kaq vite gazetar në momentin e parë u hutova dhe gati sa nuk e mora për të mirëqenë këtë lajm, por më pas kur vërejta shpejtësinë e pabesueshme të efektit zinxhir, që krijon FCB dhe komentet shoqëruese nga shumica normalisht që dyshova. Fillova të kontrolloj një nga një portalet internetare dhe vërejta që ata citonin njëri-tjetrin dhe askush nuk citonte burime zyrtare. Kërkova në trtalbanian.com një uebsajt i një kanali televiziv shtetëror turk, nuk gjeta as hijen e një lajmi të tillë. Aty u mor vesh që dikush, dashamirës apo dashakeq e kishte sajuar këtë lajm dhe ia kishte dalë të manipulonte me ndjenjat proturke tonat. Por kjo nuk mbeti me kaq, pra në suazat e një rrjeti social si FCB, me këtë lajm u mor edhe gazeta e përditshme “Bota Sot”, e cila e emetoi në faqet e saj, duke i dhënë formën përfundimtare këtij lajmi, si edhe disa kanale televizive e gjeneruan atë. Deri këtu le të themi se nuk ka ndonjë problem, porse krijohet problem kur media të rëndësishme merren seriozisht me këtë lajm dhe harrojnë rregullin bazë të gazetarisë moderne: kontrolloje lajmin se nga vjen. A ka bazë ky lajm, apo jo? Po nuk e pati emetuar ndonjë burim zyrtar, të cilin mund ta citosh rregullisht ti nuk mund t’i japësh formë zyrtare. Përndryshe mund ta kalosh te rubrika thashetheme dhe kështu je i larë më publikun e gjerë. Më e bukura e këtij lajmi ishte, se na ishin “zemëruar keq” ministrat e jashtëm serbë e grekë, armiqtë tradicionalë të shqiptarëve. Atë që nuk e bëri asnjë nga mediat tona e bëri një nga gazetat e armiqve tonë “Danas” e Beogradit. Në këtë botë ku informacioni mund të merret nga kushdo, qoftë edhe nga një njeri i thjeshtë, për shkak të lehtësimit maksimal të mjeteve të komunikimit “Danas” bën detyrën më të thjeshtë i kërkon shpjegimeve nëpërmjet kanaleve normale të komunikimit dhe merr normalisht përgjigje. Ky është edhe teksti i përkthyer nga “Danas”:Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan ka përgënjeshtruar në mënyre zyrtare pretendimet më të fundit të disa mediave prishtinase, se gjatë vizitës së fundit në Prishtinë ai paska premtuar, që do të ndihmoje të kthejë në realitet Shqipërinë e Madhe përmes ndihmës ushtarake. "Turqia ka marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e Ballkanit dhe i ve shumë rëndësi stabilitetit dhe paqes në rajon",- thuhet në komunikatën zyrtare të zëdhënësit të qeverisë. Ambasadori i Turqisë në Beograd Ali Riza Çollak, po ashtu e përgënjeshtroi lajmin e përhapur nga Bota Sot. "Me të tilla gënjeshtra dikush po përpiqet të demtojë marrëdhëniet e mira mes Turqisë e Serbisë". (http://www.danas.rs/danasrs/svet/globus/bota_sot_izmislio_erdoganovu_izjavu_.12.html?neës_id=240213)Kështu që u ndjeva sinqerisht i fyer, kur e mora vesh këtë lajm, sepse miqësia jonë me Turqinë është tejet jetike për të gjithë ne Shqiptarët. Por kur mundohesh të rregullosh situatën me gjëra të sajuara nuk është çudi ta dëmtosh më keq atë dhe menjëherë m’u kujtua ajeti i Kuranit Famëlartë:“O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.” Huxhuratë, 49: 6.
avatar
Muslimanja
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 598
Piket : 1922
Respekti : 9
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 39
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi