identifikimi

Harrova fjalkalimin

Postuesit Kryesore
Admin (1312)
 
Forumi Vizitor (874)
 
Albani (703)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (332)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Zbulohen fotot me ngjyra të Shqipërisë më 1912

Shko poshtë

Zbulohen fotot me ngjyra të Shqipërisë më 1912

Mesazh nga Muslimane me Shpirt prej Tue Oct 23, 2012 7:26 pm

TIRANE - Jean Brunhes, gjeograf i njohur, dhe August Léon, fotograf me shumë famë, mbërrijnë në Shqipëri më 16 tetor, për një mision prej pesë ditësh. Klishetë e tyre të para tregojnë rrënojat e kalasë, pallatit të qeverisë së Esat Pashës, fermën e tij, portrete fëmijësh, burrash e grash, monumentesh kulti, tregun e qytetit. Këto janë vetëm disa nga imazhet që dy francezët fokusuan në këtë udhëtim të harruar të një shekulli më parë.
"Shqipëri 1912" titullohet aktiviteti që do të mbahet më 24 tetor në Tiranë, ku foto me ngjyra dhe filma nga "Arkivat e planetit" të fondacionit "Albert Khan" vijnë në Shqipëri me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Janë 100 fotografi dhe 5 minuta xhirime të rralla që rikthehen në vendin ku lindën. Përpos fotografive, më 24 tetor shfaqet edhe një dokumentar, në orën 19:30, i realizuar nga Eol Çashku, me muzikë të Inva Mulës. Teksti i tij lexohet nga Edmond Tupja. Ardian Marashi, drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, thotë se në projektet e 'Arkivave të Planetit' viti 1913 do të jetë viti i shqiptarëve dhe i Shqipërisë.
"Në Tiranë dhe më pas në Shkodër, pamjet e marra bëhen të ndryshme, duke krijuar një galeri të tërë me fotografitë e marra natyrshëm. Në një rrugë në Shkodër dhe më pas në një rrugë tregu me plot lëvizje, ata vendosin kamerën e tyre dhe filmojnë", - thotë Marashi. Gjatë itinerarit të tyre në Prizren, Shkup, Manastir dhe Strugë, ata nuk reshtin së fiksuari në celuloidet e tyre çaste jete, të cilat sot na tërheqin vëmendjen për nga pasuria artistike edhe dokumentare. "Kjo është një pasuri që Ambasada e Francës në Shqipëri pati delikatesën t'ua ofrojë shqiptarëve si dhuratë për 100-vjetorin e Pavarësisë", - shton Marashi.
Perandoria "Khan"
Në prag të Luftës Botërore që fillon të shfaqet në fillim të shekullit XX me antagonizmat e mëdha dhe rivalitetet vrastare, Albert Kahn, bankier i pasur francez, rreshtohet midis njerëzve të rrallë të cilët besojnë në idealin e paqes universale. Ai vendos t'i kushtojë një pjesë të mirë të pasurisë së tij vizionit të paqes, duke i vënë në përfitim të të gjithë njerëzimit zbulimet e fundit të bashkatdhetarëve të tij të mëdhenj, vëllezërve Lumière. Albert Kahn-i krijoi "Arkivat e Planetit", i bindur se njohja e tjetrit është rruga më e sigurt që çon në respektimin mes tyre të individëve dhe popujve. Ambicia e tij është të dokumentojë historinë dhe të fiksojë në kujtesën filmike mënyrën e jetesës dhe zakonet e shoqërive më të fraxhilizuara përpara se e gjitha kjo të zhduket përballë globalizmit që po shfaqet. Në këtë mënyrë ai dërgon gjeografët dhe fotografët e tij në rreth pesëdhjetë vende të Evropës, Azisë dhe Afrikës. Filantropi francez Albert Kahn (1860-1940), në vitin 1909 ndërmori projektin ambicioz për të krijuar koleksionin fotografik dhe filmik të të gjithë popujve të botës. Mundësitë financiare i kishte, sepse klasifikohej si një ndër njerëzit më të pasur në Europë. Në profesion ishte bankier. Jean Brunhes, gjeograf i njo
hur, dhe August Léon, fo
tograf me shumë famë, mbërrijnë në Shqipëri më 16 tetor, për një mision prej pesë ditësh. Klishetë e tyre të para tregojnë rrënojat e kalasë, pallatit të qeverisë së Esat Pashës, fermën e tij, portrete fëmijësh, burrash e grash, monumentesh kulti, tregun e qytetit. Këto janë vetëm disa nga imazhet që dy francezët fokusuan në këtë udhëtim të harruar të një shekulli më parë.
"Shqipëri 1912" titullohet aktiviteti që do të mbahet më 24 tetor në Tiranë, ku foto me ngjyra dhe filma nga "Arkivat e planetit" të fondacionit "Albert Khan" vijnë në Shqipëri me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Janë 100 fotografi dhe 5 minuta xhirime të rralla që rikthehen në vendin ku lindën. Përpos fotografive, më 24 tetor shfaqet edhe një dokumentar, në orën 19:30, i realizuar nga Eol Çashku, me muzikë të Inva Mulës. Teksti i tij lexohet nga Edmond Tupja. Ardian Marashi, drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, thotë se në projektet e 'Arkivave të Planetit' viti 1913 do të jetë viti i shqiptarëve dhe i Shqipërisë.
"Në Tiranë dhe më pas në Shkodër, pamjet e marra bëhen të ndryshme, duke krijuar një galeri të tërë me fotografitë e marra natyrshëm. Në një rrugë në Shkodër dhe më pas në një rrugë tregu me plot lëvizje, ata vendosin kamerën e tyre dhe filmojnë", - thotë Marashi. Gjatë itinerarit të tyre në Prizren, Shkup, Manastir dhe Strugë, ata nuk reshtin së fiksuari në celuloidet e tyre çaste jete, të cilat sot na tërheqin vëmendjen për nga pasuria artistike edhe dokumentare. "Kjo është një pasuri që Ambasada e Francës në Shqipëri pati delikatesën t'ua ofrojë shqiptarëve si dhuratë për 100-vjetorin e Pavarësisë", - shton Marashi.
Perandoria "Khan"
Në prag të Luftës Botërore që fillon të shfaqet në fillim të shekullit XX me antagonizmat e mëdha dhe rivalitetet vrastare, Albert Kahn, bankier i pasur francez, rreshtohet midis njerëzve të rrallë të cilët besojnë në idealin e paqes universale. Ai vendos t'i kushtojë një pjesë të mirë të pasurisë së tij vizionit të paqes, duke i vënë në përfitim të të gjithë njerëzimit zbulimet e fundit të bashkatdhetarëve të tij të mëdhenj, vëllezërve Lumière. Albert Kahn-i krijoi "Arkivat e Planetit", i bindur se njohja e tjetrit është rruga më e sigurt që çon në respektimin mes tyre të individëve dhe popujve. Ambicia e tij është të dokumentojë historinë dhe të fiksojë në kujtesën filmike mënyrën e jetesës dhe zakonet e shoqërive më të fraxhilizuara përpara se e gjitha kjo të zhduket përballë globalizmit që po shfaqet. Në këtë mënyrë ai dërgon gjeografët dhe fotografët e tij në rreth pesëdhjetë vende të Evropës, Azisë dhe Afrikës. Filantropi francez Albert Kahn (1860-1940), në vitin 1909 ndërmori projektin ambicioz për të krijuar koleksionin fotografik dhe filmik të të gjithë popujve të botës. Mundësitë financiare i kishte, sepse klasifikohej si një ndër njerëzit më të pasur në Europë. Në profesion ishte bankier.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
avatar
Muslimane me Shpirt

Numri i postimeve : 122
Piket : 367
Respekti : 100
Date e hyrjes : 26/02/2011
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi