identifikimi

Harrova fjalkalimin

Postuesit Kryesore
Admin (1312)
 
Forumi Vizitor (874)
 
Albani (703)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (332)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
12 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 12 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


MISIONI SHQIPTARO-AMERIKAN I ARKEOLOGJISË NËNUJORE PËRGATIT PAMJET 3D TË ANIJEVE ANTIKE

Shko poshtë

MISIONI SHQIPTARO-AMERIKAN I ARKEOLOGJISË NËNUJORE PËRGATIT PAMJET 3D TË ANIJEVE ANTIKE

Mesazh nga emine prej Wed Sep 05, 2012 2:18 pm


Testimi që kryhet për herë të parë jo vetëm në vendin tonë, por shumë më gjerë, po realizohet nga specialistët e Universitetit "East Carolina" (SHBA), të cilët morrën pjesë në edicionin e 6-të të zbulimeve nënujore shqiptaro-amerikane në bregdetin e Jonit.

Dr. Adrian Anastasi, bashkëdrejtor i misionit, tha se dokumentimi 3D i relikeve të zbuluara në kërkimet e kaluara ka nisur me hartimin planimetrik të njërës prej anijeve të zbuluara disa vjet më parë. Gjatë grumbullimit të të dhënave për krijimin e hartës nënujore në këto gjashtë vjet janë zbuluar të paktën 10 relike të rëndësishëm, që i përkasin anijeve të mbytura që nga periudha arkaike (shekulli i 7-të para erës sonë). "Reliki i anijes që ka marrë emrin konvencional "Joni" i përket shekullit të katërt të erës sonë po i nënshtrohet rindërtimit virtual në SHBA", tha më tej Dr. Anastasi, duke shtuar se rezultatet pritet të bëhen të njohura në mesin e muajit nëntor të këtij viti".

Softet që po përdoren në "East Carolina University" rindërtojnë gjithçka me një shkallë gabimi deri në 5 mm – nënvizoi arkeologu i njohur nënujor. Duke folur për ekspeditën verore të këtij viti Dr. Adrian Anastasi tha se skanimi i pjesës nënujore u përqëndrua brenda gjirit detar të Vlorës nga Orikumi deri në kepin e Gollovecit, si dhe në veri të ishullit të Sazanit deri në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës. Siç, dihet përpilimi i hartave nënujore ka nisur në vitin në vitin 2007 dhe për palën amerikane drejtohet nga profesorët George Rob dhe Jeff Royal. "Gjatë këtij viti ne verifikuam disa nga pikat e zbuluara në zonën e Sarandës si dhe shtatë vendankorime të identifikuara si identitete gjeografike, u shpreh Dr. Anastasi. Vendet e ankorimit detar shpesh herë lidhen me zonat e kryqëzimit të erërave dhe hetimet nënujore po vazhdojnë edhe në një thellësi prej 120 metrash", shtoi drejtori i palës shqiptare.

Përveç relikeve gjatë periudhës korrik-gusht të këtij viti ka vijuar edhe verifikimi i tipologjisë së spirancave. Ato i përkasin një periudhe me shtrirje kohore 1-mijëvjeçare, nga shekulli 7 deri në atë të katërt të erës sonë, tha Adrian Anastasi, duke cilësuar se gjetjet janë interesante dhe bashkë me elementët e drurit dhe plumbit janë zbuluar edhe kombinimet me spirancat e gurit. Sipas tij, zbulimet e fundit mbështesin tezën e vektorëve të lundrimit intensive në tregun ilirik, veçanërisht në aksin jug-veri. Marrëdhëniet me perandorinë romake p. sh. e kanë bërë flotën të lëvizë matanë ishujve të Egjeut, drejt Azisë së Vogël dhe Afrikës së Veriut.

Durrësi duket se ka qenë një pikë e privilegjuar në tregtinë me anije, nënvizon Dr. Anastasi. Në bordin e anijes bashkë me specialistët shqiptarë gjatë kësaj vere kanë qenë edhe specialistë të biologjisë detare, si dhe katër studentë amerikanë që përgatiten për master. Për arkeologët nënujorë, si dhe robotin e specializuar, zhutjet ditore zgjasin 4-5 orë, një veprimtari e vështirë, por edhe e bukur. Një pjesë e ekuipazhit të këtij viti, si gjithmonë, përbëhej nga vullnetarë amerikanë, që vijnë në ekspeditë me shpenzimet e tyre, mjaft të intereuar dhe të nderuar për punën e përbashkët në anije.

Bashkëpunimi shqiptaro-amerikan në fushën e arkeologjisë nënujore ka nisur në vitin 2007 dhe në tre vitet e fundit anija e specializuar "Hercules" ka zgjeruar misionin e saj edhe në brigjet e Malit të Zi dhe Kroacisë. Pas veprimtarisë në ujrat shqiptare "Herkules" vijon veprimtarinë e saj shkencore në ujrat përballë Malit të Zi (që nga 2009) dhe në Kroaci (që nga 2011), tha Dr. Anastasi. Marrëveshja me Fondacionin amerikan "RPM Nautical" parashikon bashkëpunimin dypalësh që do të vazhdojë edhe pas vitit 2013. Specialistët shqiptarë dhe amerikanë kanë kryer çdo vit ekspedita nga 2-3 muaj me qëllim përpilimin e hartës nënujore të bregdetit shqiptar. Një ndihmesë të veçantë për xhirimet dhe fotot nënujore, veçanërisht në thellësi të mëdha ka dhënë roboti nënujor.

Anija e specializuar amerikane "Herkules" e drejtuar nga George Robb dhe drejtori shkencor Jeffrey Royal, gjatë viteve 2007-2012 ka "skanuar" bregdetin jugor nga Kepi i Stillos deri në gjirin e Vlorës dhe rezultatet janë mjaft të mira, tha Dr. Anastasi. Përveç hartës së detajuar nënujore, në të cilën janë fiksuar të gjitha pikat e mundshme me interes arkeologjik, në këtë zonë janë zbuluar relike të shumta të anijeve tregtare.
avatar
emine

Numri i postimeve : 507
Piket : 1942
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi