identifikimi

Harrova fjalkalimin

Postuesit Kryesore
Admin (1312)
 
Forumi Vizitor (874)
 
Albani (703)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (332)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
12 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 12 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


‘UFO’ në fund të Detit Baltik ndërpret energjinë

Shko poshtë

‘UFO’ në fund të Detit Baltik ndërpret energjinë

Mesazh nga Redi prej Wed Jun 27, 2012 6:53 pm


TIRANË-Zhytësit që po eksplorojnë një objekt misterioz në formë UFO-je në fund të detit Baltik, thanë se pajisjet e tyre nuk funksionojnë kur ata i afrohen objektit rreth 200 metra.

Zhytësi profesionist Stefan Hogerborn, pjesë e ekipit “Ocean X” që po eksploron objektin anonim, tha se disa nga kamerat e ekipit dhe telefonat satelitorë nuk funksionojnë kur ndodhen mbi këtë objekt, dhe hapen vetëm kur ata largohen nga ajo pikë.

“Çdo gjë elektrike por edhe telefonat celularë nuk punojnë kur ne ndodhemi mbi objekt”. Zhytësi Peter Lindberg tha: “Ne kemi përjetuar gjëra që as nuk do t’i kishim imagjinuar dhe unë kam qenë personi më skeptik në këtë ekip. Isha i përgatitur thjesht për të gjetur një gur apo shkëmb apo një grumbull të fortë balte, por nuk është asgjë e tillë, është një eksperiencë e pajetuar më parë”. Zbulimi fillimisht u publikua në NDTV. E më pas mori vëmendjen e mediave më të fuqishme në botë. Të kontaktuar nga “Mail”, ekipi ka pohuar se zbulimi u bë në maj të vitit të kaluar, por për shkak të motit të keq dhe mungesës së financimit, ata nuk ishin në gjendje të mblidhnin skuadrën dhe të shikonin vetë personalisht diskun e çuditshëm, deri tani nga rreth 200 metra larg.

Gjatë vizitës së tyre, ekipi kishte parë një shteg rreth 300 metra si një “pistë apo rrugë e pjerrët që ka objektin e çuditshëm në fund të saj”.

Historia që qëndron pas këtij objekti i ka joshur të gjithë, që nga një “hyrje në botën e brendshme” të njohur si “Porta e Hadit”, deri në anijen e filmit legjendar “Star Wars”, “Millennium Falcon ship”.

Objekti u zbulua me teknologjinë sonore dhe skeptikët po e përdorin këtë fakt për të vënë në dyshim këtë teknologji dhe zbulimet prej saj.

(d.b/BalkanWeb)

Forumi Vizitor
PC-ja te cmend, By redi
avatar
Redi
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 338
Piket : 850
Respekti : 12
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 36
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi