identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1329)
 
Forumi Vizitor (871)
 
Albani (697)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (300)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Teknologji premtuese kundër aksidenteve automobilistike nga shoferët e dehur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Teknologji premtuese kundër aksidenteve automobilistike nga shoferët e dehur

Mesazh nga Albani prej Sun Apr 15, 2012 11:33 am

Për dekada me radhë, grupe aktivistësh në Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të ulin numrin e vdekjeve nga shoferët e dehur, por gjatë 10-15 vjetëve të fundit, kjo shifër ka mbetur e pandryshuar. Studiuesit po përpiqen që këtë problem ta eliminojnë përmes një teknologjie të re që do të instalohet në makina:

Bettye Jones-it i vdiq i biri, 37-vjeçari Sean Jones pas një aksidenti të shkaktuar nga një shofer i dehur në 2005. Që nga ajo kohë, ajo mban në dhomën e ndenjes fotografinë e tij nga dita e marrjes së maturës.

“Të nesërmen, dy policë trafiku më erdhën në derë dhe më thanë se Sean kishte vdekur në një aksident rrugor. Ishte gjëja më e rëndë që kam provuar ndonjëherë”.

Në Amerikë, afro 11 mijë vetë në vit, ose një çdo 50 minuta vdesin në aksidente të shkaktuara nga alkooli.

Aktivistët kundër ngarjes së makinës nga persona të dehur thonë se ndërgjegjësimi dhe ligjet nuk po japin rezultat.

Tani ata i kanë varur shpresat tek teknologjia moderne për të zhdukur një herë e mirë fenomenin e ngarjes së makinës nga njerëz të dehur.

Studiuesit po krijojnë dy teknologji që do të instalohen në makina dhe do të mund të dallojnë në mënyrë automatike nëse personi nuk mund të ngasë makinën pasi ka pirë.

Një prototip përdor ndjesorë me rreze ultra të kuqe të instaluara në të gjithë makinën për të matur nivelin e akoolit në frymën e shoferit.

Tjetri, një sensor me prekje i vendosur në timon apo në kroskot, dallon nivelin e alkoolit përmes lëkurës.

Në të dyja rastet, nëse shoferi e ka kaluar nivelin e lejueshëm për të ngarë makinën, atëherë motori nuk ndizet.

“Vite më parë, kur më vdiq vajza në një aksident automobilistik nga një shofer i dehur, besoja vërtetë se historia ime do të kishte efekt dhe fillova t’u tregoj njerëzve çfarë më kishte ndodhur. Por e pashë se njerëzit nuk ndikoheshin”, tregon Jay Withers, e cila kryeson organizatën Nënat Kundër Shoferëve të Dehur, që kërkon forcimin e ligjeve për të penguar ngarjen e makinës nga persona të intoksikuar. Ajo e cilëson teknologjinë e re si vaksina e duhur për problemin:

“Gjatë gjithë këtyre viteve, me gjithë këto ligje, nuk i kemi penguar shoferët e dehur të mos ngasin makinën. Me këtë teknologji të re mund të shohim një të ardhme pa njerëz që shkaktojnë këto tragjedi të tmerrshme. Kjo do të bëhet realitet gjatë jetës sime”.

Studiuesit thonë se mund të duhen 10 vjet deri në perfeksionim e teknologjisë. Por përkrahësit e saj kërkojnë nga prodhuesit e automjeteve ta instalojnë atë vullnetarisht në makinat e tyre si masë sigurie. Nëse realizohet kjo, thonë ata, vdekjet nga shoferët e dehur do të bëhen thjesht një fenomen që i përket së kaluarës.

Forumi Vizitor
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
(`*•.¸(`*•.¸¸.•*´)¸.•*´ )
«´ •.* I LOVE ALLAH *•´¨`»
(¸.•*´(¸.•*´`*•.¸)`*•.¸ )
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
avatar
Albani

Numri i postimeve : 697
Piket : 2398
Respekti : 100
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

http://www.universalb.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi